Author: korrektpress

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka ndarë një njoftim për takimin me Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK-ut Shqipëri.Bazuar në atë që thuhet në komunikimin zyrtar të ambasadës, Dumani mund të ketë rol këshillëdhënës për institucionet e drejtësisë në Kosovë.Kjo deklaratë vjen një ditë pas përfundimit të mandatit si kreu i SPAK.“Të kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, ish-shefin e SPAK-ut për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit…

Read More

Pep Guardiola ka thënë se do të qëndrojë te Manchester City, mes thashethemeve që e lidhin atë me një largim nga klubi gjatë verës.Fillimisht, Guardiola la të kuptohej se do të qëndronte për një kohë shumë të gjatë, përpara se të shtonte se nuk e di çfarë do të ndodhë.“Në tre ose katër vitet e fundit, çdo herë në një periudhë të caktuar më pyetni për të ardhmen time. Pra, po, herët a vonë në moshën 75 ose 76 vjeçare, do të largohem nga Man City”, ka thënë fillimisht Guardiola. Man City synon trajnerin e Chelseat, si pasues të mundshëm…

Read More

Shoqata Sindikale e KOSTT-it njofton se pas një dialogu të gjatë dhe konstruktiv me Menaxhmentin dhe Bordin e KOSTT-it, është arritur marrëveshje e rëndësishme për punëtorët e këtij institucioni.“Pas tri protestave dhe vendimit tonë për hyrjen në grevë, arritja e kësaj marrëveshjeje tregon se dialogu dhe bashkimi i punëtorëve japin rezultat”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.Sipas marrëveshjes, secili punëtor do të përfitojë nga 1,000 € shpërblim fundviti, ndërsa është aprovuar edhe buxheti për ngritjen e pagave që do të fillojë të zbatohet nga viti 2026, pas miratimit formal nga ZRRE.Sindikalistët falënderojnë Menaxhmentin dhe Bordin e KOSTT-it për “mirëkuptimin e kërkesave…

Read More

Justin dhe Hailey Bieber u panë duke festuar në një darkë festive në restorantin Funke në Beverly Hills të enjten në mbrëmje. Të dashuruarit dukeshin të lumtur dhe të relaksuar, vetëm një ditë pas një videoje ku përgatitnin darkën me sushi në shtëpi.Justin, me xhaketë lëkure të zezë, këmishë të kuqe dhe xhinse të errëta, duket sikur kishte dalë nga një film Matrix, ndërsa Hailey kombinoi stilin e tij me një bluzë të zezë të shkurtë, xhaketë me printim lope dhe xhinse të thjeshta. Flokët e saj elegantë “flippy lob” i dhanë pamjes një prekje të rafinuar.Çifti sapo ishte kthyer…

Read More

Klinika e Gjinekologjisë ku vdiq një i porsalindur, sot njoftoi për mediat se autopsia tregoi se nuk kishte dëmtime fizike në asnjë nga organet dhe se shkaku i vdekjes ishte dështimi i frymëmarrjes nga sindroma e stresit të frymëmarrjes, pra papjekuria e mushkërive.”Pas marrjes së rezultateve nga Klinika, familja u thirr në mënyrë të rregullt për t’u informuar personalisht për të gjitha detajet e gjetjeve. Për rrjedhën e mëtejshme të rastit, Ministria e Shëndetësisë formoi komision ekspertësh me qëllim sqarimin e plotë të rastit dhe gjetjen e çdo parregullsie të mundshme në trajtimin e të porsalindurit. Sipas përfundimit, Klinika do…

Read More

Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës, ku rreth 12 për qind e të punësuarve janë në këtë sektor. Kështu tha në “Përballje Podcast”, Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve të Kosovës, duke folur për rolin e ndërtimtarisë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe trendet e vazhdueshme të ndërtimit. Ai tha se ndërtimi nuk pritet të ndalet për aq kohë sa ekziston kërkesë reale për banesa. – YouTube www.youtube.com “Ndërtimi ka qenë dhe mbetet infuzioni i ekonomisë sonë. Ende është diku te një e gjashta e GDP-së së Kosovës dhe rreth 12…

Read More

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku ka premtuar mbështetje për banesën e parë për çiftet e reja. Ai tha se pa familje të forta nuk ka shtet të fortë, Prandaj sipas tij LDK e sheh shtetin si shërbim dhe jo si plaçkë. “Programi ynë nuk është listë premtimesh. Është kontratë me qytetarin. Kontrata e Jetës me Shtetin. Nga lindja, rritja, arsimi, puna, deri te dinjiteti në jetë. Ne propozojmë Ministrinë e Familjes, sepse besojmë se shteti duhet të jetë krah familjes që nga dita e parë. Çdo fëmijë i porsalindur do të mbështetet me 200 euro…

Read More

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha në samitin e Bashkimit Evropian se Hungaria arriti ta parandalojë “angazhimin direkt të Evropës në luftë me Rusinë” dhe refuzoi të marrë pjesë në financimin e Ukrainës përmes kredi të reja evropiane.Në një mesazh në rrjetin social X, Orban shkruante se negociatat në Bruksel zgjatën gjithë natën dhe se Hungaria së bashku me aleatët e saj bllokuan pjesën e propozimit për përdorimin e pasurive të ngrira ruse, duke shmangur, sipas tij, rrezikun e një “luftë të hapur”. Ai tha se plani i diskutuar do të kishte vendosur Hungarinë përballë një barrë të madhe financiare…

Read More

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me konkursin për 172 vende të lira pune të shpallur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), duke kritikuar mungesën e transparencës dhe mosfunksionimin e uebfaqes institucionale.Sadiku ka bërë të ditur se në konkursin e hapur gjatë muajit nëntor kanë aplikuar mjekë specialistë nga fusha të ndryshme, përfshirë psikiatrinë, kirurgjinë vaskulare, pulmologjinë, sëmundjet ngjitëse, radiologjinë, neonatologjinë, onkologjinë, neurologjinë dhe biokiminë mjekësore.Sipas tij, pavarësisht interesimit të madh dhe pritjes së gjatë të aplikuesve për ndonjë përgjigje zyrtare, ShSKUK aktualisht…

Read More

Anthony Joshua dhe Jake Paul janë gati për përballjen e tyre të boksit të planifikuar për mbrëmjen e sotme në Miami të ShBA-ve.E gjithë ngjarja në Miami fillon në orën 22:45 sipas kohës sonë lokale, dhe koha e parashikuar që Joshua dhe Paul të hyjnë në ring është afërsisht ora 3:30 apo 4:30 e mëngjesit të së shtunës. Paul dhe Joshua mbajtën një peshim zyrtar para ndeshjes në Qendrën Kaseya, në të cilën britaniku hyn si favorit absolut, jo vetëm për shkak të ndryshimit të madh në madhësi (Joshua është 198 cm dhe 111 kg me një gjatësi krahësh prej…

Read More