- Britania dërgoi edhe më shumë trupa drejt Lindjes së Mesme
- “Në Amerikë po shkojmë”, Edona Llalloshi i kushton këngë Kosovës në ditën e ndeshjes historike
- Kalprotektina fekale: Një test i vetëm tregon nëse keni inflamacion në zorrë apo jo
- Kallëzim penal ndaj një personi nga Velesi, i mori 4 mijë euro një banori të Negotinës
- Presidentja Osmani nderon me Medaljen Presidenciale të Meritave “Sofrën Pejane”
- Mediumi i njohur amerikan parashikon fitoren e Kosovës ndaj Turqisë
- Presidentja Osmani dekoron SHKA “Sofra Pejane” me Medalje Presidenciale të Meritave
- Pas ShBA-së, Eurovisioni do të ketë edhe edicionin e tij aziatik: konkursi muzikor i këtij viti do të mbahet në Bangkok
Author: korrektpress
KRU “Hidrodrini” njofton konsumatorët se, për të përmirësuar shërbimet dhe për të lehtësuar qasjen gjatë periudhës së fundvitit, arkët do të jenë të hapura edhe ditët e shtuna, më 20 dhe 27 dhjetor 2025.Orari i punës për këto ditë do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00. Ky vendim synon të përballojë kërkesat e shtuar të qytetarëve dhe të sigurojë efikasitet maksimal në ofrimin e shërbimeve.“Kjo masë është marrë për t’iu përgjigjur kërkesave të shtuar dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e tretë të vëzhguesve prej 276 vëzhguesve të tjerë për zgjedhjeve e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.Në mbledhjen e sotme, kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së Besnik Buzhala ka bërë të ditur se janë akredituar gjithsej 15 organizata.“Në grupin e tretë të organizatave nga KQZ, u akredituan gjithsejtë 15 organizata, me numrin 276 vëzhgues”, ka thënë ai.Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani është 862 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore/ ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.Në mbledhjen e sotme, KQZ mori po ashtu vendim për…
Shumë njerëz e njohin Stuttgartin si “Qyteti i Makinerive”. Nuk ka nevojë ta përkthejmë, apo jo? Fakti që ky qytet gjerman ka marrë këtë nofkë nuk është rastësi. Pikërisht në Stuttgart, Gottlieb Daimler dhe Carl Benz shpikën automobilin në vitet 1880. Stuttgart është shtëpia e gjigantëve gjermanë, Mercedes dhe Porsche. Megjithatë, tani qyteti po kalon një krizë të madhe ekonomike, e cila kryesisht ka ardhur për shkak të krizës së këtyre gjigantëve të automobilave. Mercedes dhe Porsche për një kohë të gjatë kanë ndihmuar financiarisht Stuttgartin duke shitur automjetet e tyre. Së bashku, ata gjithmonë i kanë dhënë Stuttgartit një…
KRU “Mitrovica” njofton se gjatë ditëve në vijim do të kryhen punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, fshatrat Stan Tërg, Vërnicë, Shupkofc, Zveçan dhe lagjen “Kroi i Vitakut”.Ndërkaq, në rrjetin e kanalizimit punimet do të kryhen në rrugët “Besim Nuka”, “Mbretëresha Teuta”, “Asllan Cimili” dhe përsëri në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.KRU “Mitrovica” apelon tek konsumatorët që të jenë të kujdesshëm, pasi furnizimi me ujë të pijshëm mund të ndërpritet përkohësisht në zonat përkatëse gjatë kryerjes së punimeve.“Ju…
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, Koalicija Vakat, ndërsa e ka vërtetuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me certifikimin e kandidates Ena Krasniqi.Koalicioni Vakat, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së, dhe kërkon që të detyrohet KQZ-ja të certifikojë kandidaten Ena Krasniqi, në listën garuese për Zgjedhjet Nacionale, të këtij subjekti politik.Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, pretendimi se një kandidat për deputet mund të kandidojë për përfaqësim të një komuniteti për të cilin Kushtetuta dhe Ligji…
Xabi Alonso ka pohuar se Real Madridi është i bashkuar në këto kohë të vështira për të ndryshuar gjërat, dhe ai gjithashtu ka mbështetjen maksimale të klubit.Klubi mbretëror po përjeton një formë jo të mirë kohëve të fundit duke mbetur mbrapa në La Liga, por edhe me paraqitje jo të qëndrueshme në Ligën e Kampionëve.Kjo situatë ka bërë që të ketë shumë kritika drejt ekipit, por edhe trajnerit Alonso, i cili ka thënë se janë të gjithë të bashkuar për të kaluar këtë gjendje. E ardhmja e Alonsos në pikëpyetje edhe pas fitores së fundit “Klubi gjithmonë aspiron për gjithçka,…
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka premtuar mbështetje për banesën e parë për çiftet e reja.Ai tha se pa familje të forta nuk ka shtet të fortë, Prandaj sipas tij LDK e sheh shtetin si shërbim dhe jo si plaçkë.“Programi ynë nuk është listë premtimesh. Është kontratë me qytetarin. Kontrata e Jetës me Shtetin. Nga lindja, rritja, arsimi, puna, deri te dinjiteti në jetë. Ne propozojmë Ministrinë e Familjes, sepse besojmë se shteti duhet të jetë krah familjes që nga dita e parë. Çdo fëmijë i porsalindur do të mbështetet me 200 euro në…
Në prag të zgjedhjeve nacionale, Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës – SPERTK u drejtohet partive politike që synojnë përfaqësim në Legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për t’ua rikujtuar përgjegjësitë institucionale dhe ligjore ndaj transmetuesit publik.Përmes një reagimi për media bëhet e ditur se SPERTK rikujton se Ligji i ri për RTK-në ende nuk është miratuar. “Ndërsa çështjet thelbësore që lidhen me: rregullimin e pronës së RTK-së, sigurimin e financimit të pavarur dhe të qëndrueshëm, mbesin të hapura dhe kërkojnë adresim serioz nga legjislatura e ardhshme”, thuhet në reagim.Tutje në reagim bëhet e ditur se…
Në një treg pune gjithnjë e më dinamik dhe konkurrues, gjetja e kandidatëve të duhur apo e një mundësie të re profesionale kërkon më shumë se sa thjesht një shpallje pune.Pikërisht këtu hyn në rol Telegrafi Jobs, platforma që po vazhdon të jetë një nga adresat kryesore për punëdhënësit dhe profesionistët në Kosovë.Nga IT, marketing, financa dhe administratë, e deri te shitja, prodhimi, shëndetësia dhe shërbimet, platforma është duke ofruar një pasqyrë reale të kërkesave aktuale të tregut të punës.Për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të kompanive, Telegrafi Jobs ka zhvilluar paketa fleksibile rekrutimi, të menduara për çdo nivel dhe…
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër dy personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale për një periudhë më të gjatë kohore “Shmangie nga Tatimi”, e parashikuar në nenin 279 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.Gjatë një periudhe prej pesë vitesh, nga fillimi i vitit 2020 deri në fund të vitit 2024, të dyshuarit kanë shmangur taksat dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për një shumë totale prej 64.924.298 denarë ose më shumë se një milion euro.Të dy, si pronarë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari