Author: korrektpress

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot një takim konsultativ me liderët e partive politike dhe përfaqësues të komuniteteve jo shumicë, ku është diskutuar çështja e zgjedhjes së Presidentit të vendit.Pas takimit, Haxhiu tha para mediave se qëllimi i konsultimeve ishte që partitë politike të kontribuojnë në gjetjen e një marrëveshjeje dhe të shmanget mundësia e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.“Pas gjithë këtyre muajve s’kemi pse të hamendësojmë se çka sjell pjesa e marrëveshjes. Sot kam dëgjuar subjektet politike dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm thanë se duhet të kontribuojnë në zgjedhjen e…

Read More

Shqetësimet për sigurinë, kontrollin mbi të drejtat e peshkimit dhe rritja e kostos së jetesës po formësojnë debatin në Islandë për atë nëse duhet të rifillohen bisedimet për anëtarësim në BE.Kisha e bardhë qëndron e vetmuar në fshatrat islandeze. Era fryn mbi fjordin Hvalfjord. Kristjan Ingolfsson, një peshkop në pension, jeton pranë kishës Hallgrimskirkja në Saubaer, i rrethuar nga qetësia dhe peizazhe të pafundme shkruan DW. Por larg këtij cepi të qetë të Islandës perëndimore, debati mbi Evropën po nxehet. Në fund të gushtit, votuesit do të vendosin nëse do të rihapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Referendumi nuk…

Read More

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë paraqitur sërish në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, në orën 11:00, në pritje të vazhdimit të seancës konstituive.Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Besa Kabashi Ramaj, i ka bërë thirrje liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të mundësojë konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.Ajo ka thënë se PDK-ja nuk po kërkon privilegj, por funksionimin e shtetit dhe respektimin e Kushtetutës.“Kurti, thirre seancën. Konstituoje Kuvendin. Respekto Kushtetutën dhe lëri institucionet të bëjnë punën e tyre. Sepse Kosova nuk është pronë e një lideri. Kosova u përket…

Read More

Një fotografi e vjetër nga filmi i Disney-t Ice Princess është bërë veçanërisht prekëse për fansat, pasi në të shfaqen bashkë dy aktoret Michelle Trachtenberg dhe Hayden Panettiere, të cilat tashmë nuk jetojnë më.Trachtenberg, e cila në filmin e vitit 2005 interpretoi personazhin Casey Carlyle, u nda nga jeta më 26 shkurt 2025, në moshën 39-vjeçare. Aktorja, e njohur edhe për rolet në Gossip Girl dhe Buffy the Vampire Slayer, u gjet pa ndjenja në banesën e saj në Manhattan. Policia tha në atë kohë se vdekja nuk konsiderohej e dyshimtë. ScreenshotNdërsa Panettiere, e cila luante Gen Harwood në Ice…

Read More

Gjatë muajit korrik, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 11 raste të reja me HIV/AIDS, sipas të dhënave nga njoftimi i fundit mbi lëvizjen e sëmundjeve akute infektive.Nga rastet e reja të regjistruara, nëntë janë burra dhe dy janë gra, dhe janë persona të moshës 20 deri në 49 vjeç.Sipas të dhënave, nga viti 1987 deri në vitin 2026, në vend u regjistruan gjithsej 765 persona me HIV/AIDS.Nga këta, 141 persona vdiqën, 508 persona jetojnë me HIV/AIDS, ndërsa 116 persona janë të listuar si të humbur për ndjekje.Infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme dhe të gjakut u regjistruan gjithashtu në…

Read More

Një tërmet me magnitudë 5,7 ballë goditi brigjet e shtetit jugor Chiapas të Meksikës të hënën vonë me orën lokale, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), transmeton Anadolu. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo viktimaTërmeti ndodhi në orën 23:02 me orën lokale të hënën në një thellësi prej 10 kilometrash, tha EMSC.Epiqendra e tij ishte rreth 122 km në jugperëndim të Tapachula, një qytet me rreth 202.000 njerëz dhe 106 km në perëndim-jugperëndim të Brisas Barra de Suchiate.Deri më tani nuk raportohet për dëme apo viktima./AA/.

Read More

Me përfundimin e javës së parë të sezonit në Superligën e Turqisë, tashmë është publikuar edhe formacioni më i mirë i javës.Faqja e specalizuar për statistika Sofascore, ka bërë të ditur 11-shen më të mirë të raundit të parë në kampionatin turk.Aty bën pjesë edhe qendërmbrojtësi kosovar Lumbardh Dellova, i cili pati një debutim tejet të mirë me skuadrën e Amedsporit.Amedspor triumfoi në shtëpi me rezultat 3-0 ndaj Erzurumsporit, me Dellovën që ishte njëri ndër lojtarët kryesor të takimit.27-vjeçari u vlerësua me notën 8.2 falë asistimit te goli i parë ndaj Erzurumspor, teksa ishte një mur i pakalueshëm në mbrojtje.Dellova…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se i është bashkuar qytetarëve dhe ka nënshkruar peticionin që kërkon përgjegjësi penale për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Rama, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur një sërë akuzash ndaj Kurtit, duke e kritikuar për mënyrën e qeverisjes dhe raportin me institucionet e drejtësisë.Sipas Ramës, Kurti “ka shpërfillur vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, “ka refuzuar dhe përçmuar prokurorët e Republikës së Kosovës” dhe “ka përdorur paranë publike për përfitime elektorale”.“Këto nuk janë vetëm shkelje. Janë rrezik për demokracinë dhe shtetin tonë”, ka shkruar Rama.Ai ka thënë se për këtë arsye ka nënshkruar peticionin që,…

Read More

Sipas indeksit meteorologjik të zjarreve, pothuajse i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhet në zonën me rrezik të lartë nga zjarret (ngjyra portokalli). Përjashtim bëjnë Mali Sharr dhe rrethina e Ohrit dhe Resnjës, ku është regjistruar indeks meteorologjik mesatar i rrezikut nga zjarret (ngjyra e verdhë), kumtoi Qendra për menaxhim me kriza.Për shkak të kushteve të tilla atmosferike, ekziston rrezik i lartë për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe të zjarreve pyjore me intensitet të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel…

Read More

Për shumë artistë shqiptarë të diasporës, rruga drejt muzikës ka nisur në gjuhën e vendit ku janë rritur. Anglishtja, gjermanishtja apo gjuhë të tjera kanë qenë pjesë e përditshmërisë së tyre, ndërsa shqipja ka mbetur më shumë e lidhur me familjen dhe rrënjët.Por vitet e fundit, gjithnjë e më shumë prej tyre po zgjedhin të publikojnë këngë në shqip. Foto ilustruese Dhe pas kësaj zgjedhjeje nuk fshihet gjithmonë vetëm një arsye.Rikthim te rrënjëtPër disa artistë, të kënduarit në shqip është para së gjithash një çështje emocionale. Gjuha e prindërve, kujtimet e fëmijërisë dhe lidhja me vendin e origjinës bëhen pjesë…

Read More