KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kosova ndan mbi 82 milionë euro për skemat sociale në tetor, ja kush përfitoi më së shumti

Kosova ndan mbi 82 milionë euro për skemat sociale në tetor, ja kush përfitoi më së shumti

Mbi 82.9 milionë euro janë ndarë për skemat e mirëqenies sociale në Kosovë gjatë muajit tetor 2026, duke mbështetur pensionistët, familjet në nevojë, veteranët, fëmijët dhe kategoritë e tjera përfituese.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 737 mijë e 712 përfitime, ndërsa vlera e mjeteve të ndara ka arritur në 82,924,004.45 euro.

Numri më i madh i përfitimeve është regjistruar në skemën e shtesave për fëmijë, me 375,185 përfitues, për të cilët janë ndarë 13,556,340 euro.

Ndërkaq, pensionet bazike të moshës kanë përfshirë 174,399 përfitues, me gjithsej 27,781,920 euro pagesa.

Një shumë e konsiderueshme është ndarë edhe për pensionet kontributpaguese të moshës, ku janë regjistruar 47,654 përfitues dhe 11,649,070 euro pagesa.

Në skemën e veteranëve të luftës janë evidentuar 39,777 përfitues, të cilët kanë marrë gjithsej 7,846,468.10 euro.

Ndërkohë, Skema e Ndihmës Sociale ka përfshirë 14,444 përfitues, me 2,135,692 euro të shpenzuara gjatë tetorit.

Mbështetje financiare kanë marrë gjithashtu lehonat e punësuara dhe të papunësuara, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe kategori të tjera të përcaktuara me ligj.

ASK sqaron se numri i përfitimeve nuk përfaqëson domosdoshmërisht numrin e qytetarëve unikë, pasi një person mund të jetë përfitues në më shumë se një skemë sociale.

Të dhënat pasqyrojnë përmasat e mbështetjes financiare që shteti ka ofruar përmes skemave sociale gjatë muajit tetor 2026.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.