KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Skena shqetësuese pas triumfit të Boca Juniors, kapiteni Paredes rrëzohet para kamerave

Skena shqetësuese pas triumfit të Boca Juniors, kapiteni Paredes rrëzohet para kamerave

Boca Juniors ka triumfuar në Copa Sudamericana, garën e dytë më të rëndësishme për klube në Amerikën e Jugut, duke mposhtur Atletico Mineiron me rezultat 2-0 në finalen e zhvilluar në Barranquilla të Kolumbisë.

Megjithatë, festimet e gjigantit argjentinas u shoqëruan me skena shqetësuese pas ndeshjes, kur kapiteni Leandro Paredes u alivanos gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive.

Mesfushori 32-vjeçar po fliste me gazetarin e televizionit DSports, Marcelo Benedetto, për rëndësinë e këtij triumfi, kur papritur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në dysheme.

“Tani duhet të kënaqemi me shokët e ekipit dhe të jemi mirënjohës për gjithçka që kemi përjetuar”, ishin fjalët e Paredesit pak para se të humbiste ndjenjat.

Gazetari tentoi ta mbante në këmbë, por nuk arriti ta parandalonte rrëzimin. Menjëherë ndërhynë pjesëtarët e stafit mjekësor, të cilët i ofruan ndihmën e nevojshme. Transmetimi televiziv u ndërpre shpejt për të mos vazhduar shfaqjen e skenave dramatike.

Paredes kishte probleme edhe gjatë ndeshjes

Më pas, futbollisti u dërgua në spital për kontrolle shtesë, si masë paraprake, ndërsa pas ekzaminimeve publikoi një mesazh në rrjetet sociale, duke qetësuar të gjithë se ishte mirë.

Sipas trajnerit të Boca Juniors, Rodolfo Arruabarrena, Paredes kishte ndier marramendje edhe gjatë ndeshjes, madje ishte ankuar për këtë problem drejt fundit të pjesës së parë. Për këtë arsye, ai u zëvendësua në minutën e 58-të.

Kushtet atmosferike në Barranquilla ishin gjithashtu të vështira, me temperatura afër 30 gradë Celsius dhe lagështi rreth 80 për qind. Sipas raportimeve gjatë transmetimit televiziv, Paredes kishte pasur edhe rënie të tensionit të gjakut.

Pas gjithë kësaj situate, argjentinasi reagoi edhe me humor, duke falënderuar të gjithë për mesazhet e mbështetjes dhe duke thënë se ishte shumë i emocionuar nga të gjitha festimet dhe xhirot e fitores.

Kështu, një natë që duhej të ishte vetëm festë për Boca Juniors dhe tifozët e saj, u shoqërua edhe me momente të frikshme për kapitenin e skuadrës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.