KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Më pak pritje në kufi, Rama dhe Mickoski promovojnë sistemin “One Stop Shop” në Qafë Thanë

Më pak pritje në kufi, Rama dhe Mickoski promovojnë sistemin “One Stop Shop” në Qafë Thanë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë në promovimin e sistemit të integruar kufitar „One Stop Shop në Qafë Thanë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se kjo nismë afron vendet edhe më shumë, sidomos në forcimin dhe zhvillimin e turizmit.

“Jam i nderuar që jam sot këtu bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ju uroj bashkëqytetarëve shqiptarë Ditën e Alfabetit. Po fillon një bashkëpunim i ri ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke vendosur sistemin One Stop Shop. Përmes kësaj nisme po përforcojmë lidhjen tonë, për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe zhvillimin e turizmit”, tha Mickoski.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ky sistem pritet të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare.

“Ky është një vendim na afron dhe bashkon më shumë. Kjo metodë ul kontrollet dhe fillon zbatimi i idesë beso-kontrollo, drejt një Europe pa kufi. Tashmë jemi në një projekt të përbashkët me Maqedoninë siç është dhe korridori 8, prandaj do të vazhdojmë dhe me pikat e tjera për ta zbatuar këtë system”, tha Rama. /Telegrafi/

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.