KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Hyundai heq dorë nga supervetura futuriste N Vision 74, zbulohet arsyeja

Hyundai heq dorë nga supervetura futuriste N Vision 74, zbulohet arsyeja

Hyundai ka konfirmuar se aktualisht nuk ka plane për ta kthyer konceptin sportiv N Vision 74 në një model serik, duke i dhënë fund shpresave të entuziastëve që prisnin prodhimin e kësaj veture futuriste.

Në një intervistë për The Drive, drejtuesi i Qendrës së Dizajnit të Hyundai, Simon Loasby, shpjegoi se vendimi lidhet kryesisht me arsyet ekonomike dhe vështirësinë për të justifikuar prodhimin e një veture të shtrenjtë që do të shitej në numër të kufizuar.

“Gjithçka varet nga llogaritjet ekonomike dhe mënyra se si e vlerëson mundësinë e biznesit. Nëse përqendrohesh vetëm te shitjet e atij modeli, shanset janë shumë të vogla”, deklaroi Loasby.

Koncepti N Vision 74 u prezantua në korrik të vitit 2022 dhe tërhoqi vëmendje të madhe falë dizajnit retro-futurist dhe teknologjisë së avancuar.

Vetura kombinonte një bateri elektrike me një sistem qelizash karburanti me hidrogjen, ndërsa dy motorë elektrikë në rrotat e pasme prodhonin gjithsej 671 kuaj fuqi.

Sipas të dhënave të Hyundai, autonomia e saj arrinte deri në rreth 600 kilometra.

Megjithëse kompania kishte zhvilluar disa prototipa dhe kishte punuar në dizajnin e jashtëm e të brendshëm, projekti nuk arriti të siguronte arsyetimin ekonomik për prodhim.

Më herët ishte spekuluar se Hyundai mund të prodhonte vetëm 100 njësi të këtij modeli, por një plan i tillë nuk u realizua.

Pavarësisht vendimit, N Vision 74 nuk do të harrohet plotësisht. Elementet e dizajnit të tij tashmë po ndikojnë në modelet e reja të Hyundai, përfshirë Elantra dhe versionin e ardhshëm sportiv Elantra N.

Kështu, supervetura që ngjalli interesim të madh mes adhuruesve të automobilave do të mbetet një koncept, të paktën për të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.