Author: korrektpress

Kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal, po përgatit një largim të mundshëm nga klubi i zemrës së tij gjatë verës.Mbrojtësi veteran, i cili këtë verë mori shiritin e kapitenit nga Luka Modric, mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit me “Los Blancos”. Këtë javë, teksa Real Madridi ishte në pushimin dimëror, Carvajal shfrytëzoi rastin për të vizituar kunatin dhe ish-bashkëlojtarin e tij, Joselu Mato, në Katar.Joselu, 35 vjeç, u largua nga klubi 18 muaj më parë për t’iu bashkuar Al-Gharafas dhe dyshja vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të ngushtë.Carvajal u pa duke pozuar me një fanellë të…

Read More

Filmi Titanic e shndërroi Kate Winslet në një yll botëror, por fama kishte edhe anën e saj të errët. Aktorja, e cila ishte vetëm 22 vjeç në atë kohë, zbuloi se u përball me shkelje “të tmerrshme” të privatësisë pas publikimit të filmit, të cilat përfshinin përgjime telefonike dhe kërkime nëpër mbeturinat e saj, duke e bërë të kishte frikë të flinte. Ajo foli për atë periudhë të trazuar të jetës së saj në një intervistë të kohëve të fundit, shkruan EW.Roli i saj si Rose DeWitt Bukater në filmin e vitit 1997 të James Cameron e bëri Winslet-in të…

Read More

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se ka shpallur gjendje krize për shtatë ditë, për shkak të mungesës së prodhimtarisë së energjisë elektrike, e cila vjen si pasojë e mungesës së blerjes së mazutit.”Qeveria, në mbledhjen e sotme të rregullt të 138-të qeveritare, me propozim të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim të Sistemit për Menaxhimin e Krizave, miratoi vendim për ekzistencën e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e shtetit, për periudhë prej 7 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”.”Siç kemi informuar gjatë ditëve të mëparshme, ky vendim rrjedh…

Read More

Pastrimi i rregullt i lavatriçes është thelbësor jo vetëm për jetëgjatësinë e saj, por edhe për cilësinë e rrobave tuaja.Papastërtia e akumuluar në lavatriçe mund të zvogëlojë efikasitetin e larjes, prandaj rrobat ndonjëherë nuk kanë erë të freskët ose shfaqen njolla të bardha në pëlhura.Hapi i parë në pastrim është dispenseri i detergjentit. Shumica e makinave lejojnë heqjen e lehtë të dispenserit, i cili duhet të lahet plotësisht nga të gjitha anët. Këtu grumbullohen pluhuri, pluhuri dhe mbetjet e zbutësit të rrobave, të cilat më vonë mund të lënë njolla në rroba.Pas pastrimit të enës, këshillohet të pastroni filtrin e…

Read More

Dëmtimi i Alexander Isak pritet t’i kushtojë Liverpoolit një shumë marramendëse parash, teksa sulmuesi përgatitet për një mungesë të gjatë nga fushat.Isak, transferimi rekord prej 125 milionë eurosh nga Newcastle gjatë verës, shënoi golin e tij të tretë për “Të Kuqtë” në fitoren 2-1 ndaj Tottenhamit të shtunën. Pas vështirësive për t’u përshtatur në ‘Anfield’, suedezi shpresonte që goli kundër Tottenhamit, të cilët po luanin me nëntë lojtarë, të shërbente si pikë kthese për karrierën e tij te Liverpooli.Megjithatë, për ish-lojtarin e Newcastle United, gjithçka u kthye në një makth, pasi pak minuta më vonë ai pësoi një dëmtim serioz…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar në mbledhjen e radhës orarin e numërimit të votave gjatë natës së ndërrimit të moteve, duke vendosur që më 31 dhjetor procesi të zhvillohet deri në ora 12:00 dhe më pas të ndërpritet, ndërsa të rifillojë më 1 janar nga ora 16:00,.Çështja ka nxitur diskutime mes anëtarëve të KQZ-së lidhur me angazhimin e ekipeve gjatë festave të fundvitit dhe nevojën për vazhdimësi të procesit zgjedhor, në mënyrë që rezultatet të publikohen sa më shpejt dhe të ruhet integriteti i procesit.Anëtari i KQZ-së nga AAK-ja, Muharrem Nitaj, tha se vendimi është marrë në Këshillin për…

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.A., për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga faqja zyrtare e Sistemit Prokurorial. Ndër të tjera në njoftim thuhet se i pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të…

Read More

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njofton se ka ngrtur kallëzim penale kundër dy personave nga Ohri, të moshës 47 dhe 39 vjeç, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “falsifikim dokumenti” dhe “mashtrim”.”I pandehuri i parë, në cilësinë e kryetarit, ndërsa i pandehuri i dytë në cilësinë e sekretarit të Shoqatës Komunale të Futbollit të Ohrit, duke përfituar nga pozicioni i tyre në shoqatë dhe qasja në sistemin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, gjatë vitit 2024, në disa raste kanë krijuar procesverbale të ndeshjeve të luajtura në të cilat kanë futur të dhëna të rreme…

Read More

Mediat proqeveritare dhe tabloidet në Serbi po zhvillojnë një fushatë dezinformuese, duke e paraqitur furnizimin e Kosovës me sistemin kundërtank “Panzerfaust 3” si kërcënim për paqen në rajon, si pjesë të projektit të ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, si akt agresioni ndaj “serbëve dhe Serbisë”, si dhe si “armatim të paligjshëm”.Çfarë shkruajnë mediat në Serbi – Telegraf, Blic, Sputnik Serbia, Pravda, RT Balkan?Në raportimet e tyre, media si Telegraf, Blic, Sputnik Srbija, Pravda dhe RT Balkan përdorin tituj dhe gjuhë sensacionaliste.Disa prej tyre flasin për “goditje të re të Gjermanisë” dhe për “armë të rrezikshme që po i vijnë Prishtinës”, duke…

Read More

Barcelona shkon në pushimin dimëror me një epërsi prej katër pikësh në krye të tabelës në La Liga dhe me shumë arsye për optimizëm.Megjithatë, fundjava solli një tjetër goditje të rëndë afatgjatë në formë dëmtimi për skuadrën.Mbrojtësi danez Andreas Christensen është diagnostikuar me një këputje të pjesshme të ligamentit, një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth katër muaj. Edhe sezonin e kaluar, Christensen humbi pjesën më të madhe të edicionit për shkak të problemeve fizike.Sipas Cadena SER, ky lajm ishte një goditje e fortë për moralin e dhomës së zhveshjes së Barcelonës. Christensen konsiderohet një profesionist model…

Read More