KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria shpall gjendje krize, mungon mazuti për prodhimin e energjisë elektrike

Qeveria shpall gjendje krize, mungon mazuti për prodhimin e energjisë elektrike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se ka shpallur gjendje krize për shtatë ditë, për shkak të mungesës së prodhimtarisë së energjisë elektrike, e cila vjen si pasojë e mungesës së blerjes së mazutit.

“Qeveria, në mbledhjen e sotme të rregullt të 138-të qeveritare, me propozim të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim të Sistemit për Menaxhimin e Krizave, miratoi vendim për ekzistencën e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e shtetit, për periudhë prej 7 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”.

“Siç kemi informuar gjatë ditëve të mëparshme, ky vendim rrjedh si pasojë e pamundësisë për sigurimin e mazutit, i cili është i domosdoshëm në procesin e prodhimit. Rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës do të vihen në dispozicion pa kompensim, ndërsa SHA EMV ka për detyrë që për shpenzimin e derivatit të naftës – mazut, të dorëzojë raport pranë Qeverisë dhe Ministrisë së Financave”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.