Author: korrektpress

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr shpalli të martën një gjendje të jashtëzakonshme energjetike në përgjigje të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe asaj që ai e quajti një “rrezik të menjëhershëm” të paraqitur për furnizimin me energji të vendit.Marcos tha se një komitet është formuar për të siguruar lëvizjen, furnizimin, shpërndarjen dhe disponueshmërinë e rregullt të karburantit, ushqimit, ilaçeve, produkteve bujqësore dhe mallrave të tjera thelbësore, transmeton Telegrafi.Në një urdhër ekzekutiv të ndarë me mediat, Marcos tha se konflikti kishte krijuar pasiguri në tregjet globale të energjisë, ndërprerje të rënda të zinxhirit të furnizimit dhe paqëndrueshmëri të konsiderueshme dhe…

Read More

“Këtë vit jemi më të përgatitur se më parë në raport me përballjen me zjarret. Kemi në dispozicion pesë pilotë për er-traktorët, ndërkaq më së voni gjatë majit pritet të kthehen nga servisi dy er-traktorët”, tha drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov.“Në këtë moment, Drejtoria disponon me pesë pilotë për er-traktorë, të cilët janë të gatshëm për veprim në prag të sezonit të zjarreve pyjore. Për momentin njëri prej er-traktorëve është funksional, përderisa të tjerët ndodhen në servis në Zagreb dhe presim në prill, më së voni në maj, të njejtit të kthehen, kështu që në qershor…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa ka akuzuar Qeverinë Kurti se po e thellon krizën ekonomike në vend duke neglizhuar rritjen e çmimit të naftës, gjë e cila po ndikon rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve tjera.Deputeti Mustafa, në një konferencë për media, tha se prioritet i kësaj qeverie të papërgjegjshme është vetëm mbledhja e taksave me çdo kusht, të cilat ruhen për t’u përdorur si shtesa dhe subvencione në kohë fushatash.“Sot, për çdo litër naftë, shteti merr rreth 60 centë taksa: 36 centë akcizë dhe 24 centë TVSH. Pra, kur një qytetar furnizohet me naftë,…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një prononcim për media, duke folur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit-es, tha se është shumë e rëndësishme që të pritet njoftimi ose aktgjykimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës.Ajo tha se tani ka një njoftim nga Gjykata, e më pas edhe një aktgjykim, prandaj është thelbësore që procesi të respektohet dhe të pritet rezultati.Haxhiu ka kujtuar se afati i caktuar nga Gjykata me masën e përkohshme është 31 marsi dhe shprehu dëshirën që sa më parë të ketë një vendim në raport me dekretin e Presidentes Osmani. “Kur ky vendim…

Read More

Dronët që vijnë nga hapësira ajrore ruse goditën territoret e tyre, thanë të mërkurën autoritetet letoneze dhe estoneze.Një dron “godi oxhakun e termocentralit Auvere” në Estoni, tha në një deklaratë ISS e sigurisë së brendshme të vendit, ndërsa një tjetër ra në territorin e Letonisë.Termocentrali Auvere, i operuar nga grupi Enefit Power, ndodhet në verilindje të Estonisë, pranë qytetit Narva në kufirin rus.“Këto janë efektet e luftës së agresionit në shkallë të gjerë të Rusisë”, tha drejtoresha e përgjithshme e ISS, Margo Palloson, duke shprehur shqetësimin për “ndodhjen e incidenteve të tilla në të ardhmen”.Prokurorët po mbikëqyrin hetimet për ngjarjen.…

Read More

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka reflektuar mbi statusin legjendar të Mohamed Salah, pas njoftimit se sulmuesi egjiptian do të largohet nga ‘Anfield’ në fund të sezonit.Carragher theksoi se largimi i Salah nuk përfaqëson vetëm fundin e një epoke për Liverpoolin, por edhe një humbje për gjithë futbollin anglez. Sipas tij, ngjashëm me largimin e Kevin De Bruyne nga Manchester City sezonin e kaluar, ky është fundi i një periudhe që ka ndriçuar stadiumet në Ligën Premier. “Largimi i Salahut nuk është vetëm fundi i një epoke për Liverpoolin, është një humbje për të gjithë futbollin anglez. Ngjashëm me largimin…

Read More

Ish-modelja e njohur shqiptare Drenusha Latifi ka rikthyer ndjekësit e saj pas në kohë, duke hapur “arkivat” personale me fotografi të rralla nga fillimet e karrierës. Përmes disa postimeve në Instagram Story, ajo ka ndarë imazhe nga vitet 2002 dhe 2003, periudhë kur po shkëlqente në skenat e modelingut dhe spektakleve të bukurisë. Në një nga fotografitë, Drenusha shfaqet elegante me një fustan me vija, ndërsa e ka shoqëruar me mbishkrimin “Miss Kosova 2002”, duke rikujtuar një nga momentet kyçe të karrierës së saj. Foto: Drenusha Latifi/InstaStoryNjë tjetër portret i publikuar, i realizuar gjatë një sesioni fotografik të vitit 2003,…

Read More

Çifti shqiptar Mërgim dhe Arta Klimenta kanë shënuar një sukses të rëndësishëm në tregun gjerman, duke siguruar një investim prej 100 mijë eurosh nga një investitor në Gjermani për zhvillimin e biznesit të tyre inovativ.Marrëveshja u arrit gjatë pjesëmarrjes së tyre në emisionin e njohur gjerman “Die Höhle der Löëen”, versioni gjerman i formatit të famshëm “Shark Tank”. Para një audience milionëshe dhe një paneli investitorësh të fuqishëm, ata prezantuan produktin e tyre NYLAM, i cili menjëherë tërhoqi vëmendjen dhe interesin e tyre. NYLAM është një spray i veçantë që përdoret për të mbrojtur getat e holla nga grisjet, duke…

Read More

Disa persona janë therë me mjet të mprehtë (thikë) sot rreth orës 01:30 në rrugën “Shefki Kuleta”, në Fushë Kosovë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e prishtinës, Agron Borovci. Sipas tij, të dyshuarit (të lënduar) kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor ndërkaq me rekomandimin e prokurorit te shtetit është iniciuar një hetim ne drejtim të veprës penale “Lëndim I rëndë trupor”.“Informata është pranuar rreth orës 01:30, se në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, dyshohet për një rast te therjes me thike. Policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet…

Read More

Një farë rrushi 600-vjeçare e zbuluar në tualetet e një spitali mesjetar francez, është gjenetikisht identike me rrushin që përdoret ende për të bërë verë pinot noir, thanë shkencëtarët të martën.Fara zbulon se njerëzit në Francë kanë kultivuar këtë varietet jashtëzakonisht të popullarizuar rrushi që të paktën që nga vitet 1400, thanë shkencëtarët në një studim të ri.Nuk është e mundur të thuhet nëse fruti ishte “ngrënë si rrushi i tryezës apo nëse njerëzit bënin verë prej tij në atë kohë”, tha për AFP bashkëautori i studimit Laurent Bouby.Por hulumtimi siguron një lidhje midis Francës moderne — një nga vendet…

Read More