Author: korrektpress

Mbi 60 për qind e studentëve në fushën e bujqësisë dhe pylltarisë janë vajza. Por, sa prej tyre, pas diplomimit, arrijnë të ndërtojnë karrierë në profesionin për të cilin janë arsimuar? Sa bëhen pronare toke, drejtuese biznesesh, eksperte, menaxhere apo sipërmarrëse? Dhe, sa prej tyre mbeten jashtë tregut të punës, pavarësisht investimit disavjeçar në arsim? Këtu qëndron një nga paradokset më të mëdha të potencialit të pashfrytëzuar ekonomik të grave në Kosovë.Në sallonin e së martës diskutuam pikërisht për këtë paradoks: “Studimet në bujqësi: rrugë drejt fuqizimit ekonomik të grave në Kosovë”. Sepse, problemi nuk është mungesa e grave në…

Read More

Komuna e Malishevës ka njoftuar se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në segmentin rrugor Drenoc – Bubavec, për shkak të punimeve në asfaltim.Sipas njoftimit, rruga do të jetë e bllokuar në të dy drejtimet gjatë ditëve të enjte, premte dhe shtunë, përkatësisht më 8, 9 dhe 10 tetor 2026.Bllokimi do të bëhet nga ora 08:00 deri në 17:00, në segmentin Drenoc, përkatësisht në Lagjen Lacaj, deri në Bubavec dhe anasjelltas.Komuna ka kërkuar nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative nëpër këto fshatra dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga takimi i tij me presidenten e vendit, Justina Shiroka-Pula, pas emërimit të saj në këtë detyrë.Kurti ka ndarë momente nga takimi i zhvilluar në zyrën e re të presidentes, duke e uruar Shiroka-Pulën për përgjegjësinë e re institucionale.“Nder dhe kënaqësi ta kemi presidente të Republikës së Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, dhe të zhvillojmë takimin tonë të parë në zyrën e saj të re”, ka shkruar Kurti. Takimi me Kurtin, presidentja Shiroka-Pula: Bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe vendit Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka uruar…

Read More

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Kocoska, në konferencën e sotme për shtyp ku prezantoi ribalancimin e dytë vjetor të buxhetit, tha se dy ditë më parë shteti mori hua 150 milionë euro, në vend të 250 milionë eurove të planifikuara në tregun ndërkombëtar të obligacioneve, sepse normat e interesit gjatë kësaj periudhe ishin shumë të larta.Këto para do të përdoren për të shlyer borxhin e jashtëm, nga të cilat 100 milionë euro për pagesat e interesit dhe 54 milionë euro për pagesat e principalit.”Po, ne morëm hua dy ditë më parë, por jo 250 milionë euro, për shkak të situatës…

Read More

Capital T ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë, në të cilën shfaqet në një odë tradicionale shqiptare së bashku me Hamëz Jasharin e ri (nipin e Hamëz Jasharit) dhe Jeton Ramadanin, djalin e heroit të Kosovës, Agim Ramadani – Katana. Reperi shfaqet i ulur pranë dy djemve, në një ambient tipik të odave shqiptare, duke përcjellë një moment larg atmosferës së skenës dhe koncerteve.Krahas fotografisë, Capital T ka zgjedhur një përshkrim të shkurtër, por domethënës: “Gjak shqiptari”. View this post on Instagram A post shared by Capital T (@truekapo)Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, sidomos për atmosferën tradicionale…

Read More

Me mbërritjen e vjeshtës, në Zvicër ka filluar sezoni i infeksioneve të frymëmarrjes. Ndërsa gripi dhe virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) ende qarkullojnë shumë pak, rastet e Covid-19 janë tashmë në rritje në disa rajone. Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) nuk pret një valë të konsiderueshme gripi para mesit të dhjetorit, raporton archinfo, transmeton Telegrafi. Shkalla e kësaj vale mbetet e vështirë të parashikohet, tha ajo për Keystone-ATS. Kjo do të varet në veçanti nga imuniteti i popullatës, variantet e virusit në qarkullim dhe kushtet e motit. E njëjta gjë vlen edhe për Covid-19 dhe RSV, të cilat mund…

Read More

Vjeshta sjell ndryshime edhe në mënyrën se si ushqehemi. Temperaturat më të ulëta shtojnë dëshirën për ushqime të ngrohta, ndërsa pemët dhe perimet e stinës ofrojnë më shumë mundësi për përgatitjen e vakteve të përditshme.Nga mëngjesi te darka, çfarë duhet të keni në shtëpi?Vezë, qumësht, djathë, kos dhe bukë të freskët për mëngjes. Mish pule apo viçi, patate, oriz dhe makarona për një drekë të shijshme. Ndërsa për darkë, një supë me perime, sallatë e freskët apo një gatim i shpejtë në furrë mund të jenë zgjedhja e duhur.Mos harroni as pemët dhe perimet e vjeshtës! Mollët, dardhat, rrushi, kungulli,…

Read More

Margaret Hamilton, shkencëtarja amerikane e kompjuterëve që drejtoi ekipin përgjegjës për zhvillimin e softuerit të misioneve Apollo të NASA-s, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Instituti i Teknologjisë i Massachusettsit (MIT) konfirmoi se ajo ndërroi jetë më 30 shtator.Hamilton udhëhoqi ekipin që zhvilloi dhe testoi softuerin e përdorur në bordin e anijes së Apollo 11, i cili ndihmoi astronautët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin të kryenin uljen historike në Hënë në vitin 1969, transmeton Telegrafi.Pak çaste para uljes, kompjuteri i Apollo 11 lëshoi një alarm për shkak të mbingarkesës. Softueri i projektuar nga ekipi i Hamiltonit ishte programuar t’u jepte përparësi…

Read More

Kapiteni i ekipit kombëtar të Zvicrës, Granit Xhaka e njoftoi publikisht dënimin e dhënë në lidhje me certifikatën e falsifikuar të COVID-19. 34-vjeçari nga Kosova u dënua me gjobë me kusht.Granit Xhaka postoi në profilin e tij privat në Instagram sot (e enjte) për të njoftuar rezultatin e procedurës penale kundër tij. Lojtari i kombëtares zvicerane u dënua me gjykim të shkurtuar me një gjobë me kusht prej shumë prej 3,000 frangash ose 50 ditë pune për marrjen e një certifikate të rreme me anë të mashtrimit. Periudha e provës është dy vjet. Xhaka e pranoi gabimin – ndëshkimi do…

Read More

Xreal ka hapur zyrtarisht porositë paraprake për syzet inteligjente Aura Android XR, disa muaj pasi kompania nisi të pranonte rezervime për pajisjen.Për momentin, mundësia për të kaluar nga rezervimi në porosi paraprake është e disponueshme në SHBA, Kanada, Japoni dhe Korenë e Jugut, ndërsa kompania pritet ta zgjerojë këtë mundësi edhe në tregje të tjera së shpejti.Xreal Aura ofrohet në dy konfigurime. Versioni me 12 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse kushton 1,279 dollarë, ndërsa modeli me 16 GB RAM dhe 512 GB memorie ka çmim prej 1,499 dollarësh, transmeton Telegrafi.Në qendër të pajisjes është një ekran Optical See-Through…

Read More