KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Therje me thikë në Fushë Kosovë, të lënduarit në trajtim mjekësor

Therje me thikë në Fushë Kosovë, të lënduarit në trajtim mjekësor

Disa persona janë therë me mjet të mprehtë (thikë) sot rreth orës 01:30 në rrugën “Shefki Kuleta”, në Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, të dyshuarit (të lënduar) kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor ndërkaq me rekomandimin e prokurorit te shtetit është iniciuar një hetim ne drejtim të veprës penale “Lëndim I rëndë trupor”.

“Informata është pranuar rreth orës 01:30, se në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, dyshohet për një rast te therjes me thike. Policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal me ç ‘rast dyshohet të jetë përdorur thika dhe spreji. Të dyshuarit (të lënduar) kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor ndërkaq me rekomandimin e prokurorit te shtetit është iniciuar një hetim ne drejtim të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ “, ka thënë Borovci. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.