Author: korrektpress

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar në Truth Social për të thënë se ka folur me presidentin rus Vladimir Putin përpara takimit të tij me Zelenskyn.”Sapo pata një telefonatë të mirë dhe shumë produktive me Presidentin Putin të Rusisë”, ka shkruar Trump, përcjell Telegrafi.Ai shton se takimi me Zelenskyn do të zhvillohet në sallën kryesore të ngrënies në Mar-a-Lago dhe se gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë.Kremlini gjithashtu ka konfirmuar se është zhvilluar një telefonatë midis dy udhëheqësve.Veçmas, në një postim të mëparshëm, Trump vlerësoi rolin e administratës së tij si një paqebërës global, duke iu referuar një armëpushimi…

Read More

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 18:00 ka arritur në 38.52%. Nga gjithsej 1,999,204 votues të regjistruar në listën e votuesve, kanë votuar 770,079 qytetarë.Vendvotimet e përpunuara deri tani janë 2,526 nga gjithsej 2,557, që përbën 98.79% të totalit, duke treguar se procesi i numërimit po ecën me shpejtësi.Kjo shifër e pjesëmarrjes tregon një interes të shtuar të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të përcaktuar të ardhmen politike të vendit.Vlen të theksohet se këto të dhëna përfshijnë vetëm votimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimet…

Read More

Ministri i ekonomisë Besar Durmishi disa herë ka thënë se nuk do të lejojnë që çmimet të rritet në mënyrë enorme dhe se vazhdimisht kontrollohen çmimet në treg nga inspekorati i tregut.“Deri në fund të vitit inspekorati i tregut është në terren dhe bën kontrolle. Ju informoj se vetëm në vitit 2025 janë bërë rekord kontrolle, pra 25 mijë, ku janë regjistruar rreth 2,5 milionë euro dënime për tregtarët dhe të tjerëve në shtet që nuk e kanë respektuar ligjin”, deklaroi ministri i ekonomisë Besar Durmishi.Por, derisa qeveria pretendon se i mban çmimet në kontroll, nga Lidhja e Sindikatave argumentojnë…

Read More

Sateliti i parë malazez “Luča” është lansuar me sukses në orbitën e ulët të Tokës (LEO). Kështu ka bërë të ditur drejtori i organizatës së Kërkimeve Hapësinore të Malit të Zi (MSR), Filip Joviçeviq, shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi.Mali i Zi, thekson ai, shkroi një kapitull të ri në historinë e tij teknologjike dhe shkencore me këtë akt.Më parë, u njoftua se sateliti do të lansohet nga një raketë Soyuz, nga Kozmodromi Vostochny, pranë kufirit të Rusisë dhe Kinës. View this post on Instagram A post shared by Radio i televizija Crne Gore (RTCG) (@rtcg_me)”Ky sukses historik është rezultat i…

Read More

Modelja nga Kosova, Brikena Selmani, e cila është një nga banoret e Big Brother VIP Albania 5, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.Gjatë bisedave me banorët e tjerë, Brikena u shpreh se beson se shumica e meshkujve të pasur kanë tendencë të tradhtojnë.“Unë mendoj që meshkujt që kanë shumë para, shumica mendoj që tradhtojnë”, tha ajo. Foto: TikTokAjo gjithashtu shtoi se dëshiron një partner të thjeshtë, “bukë e kripë e zemër”, një person me të cilin të ndihet mirë dhe të ketë një marrëdhënie të sinqertë.Brikena, e cila është e njohur në Kosovë për…

Read More

Mesfushori Toni Kroos ka kërkuar që Real Madridi t’i japë kohë Xabi Alonsos, duke shprehur mirëkuptim për situatën e tij dhe duke theksuar se në klubin mbretëror “askush nuk është i kënaqur”, madje as kur skuadra fiton.Xabi Alonso ka pasur një fillim të trazuar në krye të Real Madridit, me ekipin që ndodhet në vendin e dytë në La Liga në pushimin dimëror, katër pikë pas Barcelonës. Trajneri spanjoll e mori drejtimin e skuadrës para Botërorit të Klubeve, ku Reali arriti deri në gjysmëfinale, por u eliminua nga Paris Saint-Germain.Në kampionat, pas gjashtë fitoreve radhazi në start, “Los Blancos” pësuan…

Read More

Radio Televizioni Dukagjini ka bërë të ditur se sonte do të publikojë rezultatet e EXIT POLL-it për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të realizuar nga kompania UBO-Consulting.Sipas njoftimit, rezultatet e EXIT POLL-it do të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në orën 19:00, dhe do të përfshijnë të dhëna nga komunat e mëdha të Kosovës.Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë. Procesi i votimit po zhvillohet në 910 qendra të votimit me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.Zgjedhjet po monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria, si…

Read More

Koalicioni VLEN ka akuzuar sërish Bashkimin Demokratik për Integrim për deklarata jo të vërteta dhe tendencioze. “Edhe PR-trukun e “referendumit”, që e përdori si mashtrim, realiteti ia përplasi për fytyrë me dhjetë komuna të humbura. Më herët bërtiste për “deshqiptarizim”. Jo sepse i dhimbeshin shqiptarët, por sepse humbi kontrollin mbi institucionet. BDI nuk ka pasur hallin e shqiptarëve. Gjithmonë e ka pasur hallin si t’i mbajë institucionet peng për veten dhe për klikën e saj. Raporti zyrtar për vitin 2024 ua mbyll gojën edhe një herë”, thonë nga VLEN.Sipas tyre, përfaqësimi i shqiptarëve jo që nuk ka rënë, por është…

Read More

Studimi i ri shkencor analizon efektet reale, rreziqet e fshehura dhe arsyen pse përfitimi shpesh mbetet minimalTramadoli, një nga barnat më shpesh të përshkruara për dhimbjen kronike, prej vitesh është konsideruar si një alternativë “më e sigurt” mes opioidëve. Megjithatë, një studim i ri dhe i gjerë tregon se ky reputacion nuk është plotësisht i merituar. Edhe pse tramadoli mund ta lehtësojë dhimbjen kronike në një masë të vogël, efekti shpesh është aq i kufizuar sa shumë pacientë mezi e vërejnë ndonjë përmirësim në jetën e përditshme. Në të njëjtën kohë, rreziku për efekte anësore serioze, veçanërisht ato që lidhen…

Read More

Gjigantit të La Ligës, Real Madrid i është ofruar mundësia për të transferuar një mesfushor nga skuadra saudite Al-Hilal për sezonin e ardhshëm.Kjo vjen në një kohë kur është mësuar se Ruben Neves po synon një rikthim në kryeqytetin spanjoll, duke pasur dëshirë të largohet nga futbolli arab dhe të rikthehet në skenën kryesore të futbollit në Evropë.Mesfushori portugez aktualisht ka kontratë me Al-Hilal deri në verën e vitit 2026, por e ardhmja e tij duket gjithnjë e më e paqartë, teksa afati i marrëveshjes po shkon drejt fundit. Drejtuesit e klubit saudit i kanë vendosur në tavolinë një ofertë…

Read More