Author: korrektpress

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim policor vëllanë dhe nipin e Arben Ndokës, pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në ambientet e një lokali në qytet. Në kërkim policor është shpallur Kevin Ndoka 20 vjeç dhe babai i tij Gëzim Ndoka, 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili ndodhet në kërkim prej një viti e gjysmë nga SPAK.Sipas policisë këtë të hënë Gëzim dhe Kevin Ndoka janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit Gjergj Marku dhe Nikolin Marku, kushërinj, të dy 41 vjeç. Si pasojë e përplasjes, dy kushërinjtë Marku kanë…

Read More

Situata e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut dhe borës në territorin e të gjithë Maqedonisë po monitorohet dhe është stabile, vlerësojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).Në rajonin e Manastirit, siç njoftojnë nga QMK, në zonën e Komunës së Demir Hisarit, janë regjistruar sipërfaqe të liqenuara të tokës bujqësore në zonat e fshatrave Graishte, Barakovo, Edinakovci, Sveta dhe Zhvan. Për shkak të dëmtimit të një ure të shkaktuar nga lumi Boishka, rruga lokale për në fshatin Mrenoga është e mbyllur për trafik.”Në rajonin e Shkupit, deri më tani nuk janë marrë njoftime për ndërprerje të lidhura me…

Read More

Xabi Alonso nuk është më trajner i Real Madridit. Klubi mbretëror konfirmoi zyrtarisht ndërprerjen e kontratës me marrëveshje të ndërsjellë, vetëm një ditë pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës. Trajneri i ri i ekipit të parë do të jetë Álvaro Arbeloa, i cili u zyrtarizua disa minuta pasi u njoftua largimi i Alonsos. Sipas mediave spanjolle, largimi i Alonson do të kushtojë 15 milionë euro klubi. Ish-mesfushori i Realit paguhej 8 deri 9 milionë euro në sezon, ndërsa kjo shifër përfshin kompensimin për ndërprerjen e kontratës. telegrafi.com Vlen të kujtohet se verën e kaluar Real…

Read More

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij Eronita i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.Çifti ka organizuar një festë private në prani të familjarëve, miqve e njerëzve të tyre të afërt.Nga imazhet e para të publikuara në rrjete sociale, vihet re një ambient elegant dhe i kuruar deri në detajet më të vogla, i realizuar në një nga hotelet luksoze të kryeqytetit. Foto: InstagramKjo ndërkohë është martesa e tretë për Bleron.Ai ka qenë më parë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë. Foto: Instagram Pas kësaj,…

Read More

Raporti mes Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit po bën bujë të madhe këto ditë në Big Brother VIP Kosova 4.Kjo pas hyrjes së Limit të premten pasi në shtëpi ka qenë vetëm si ‘stich’-i i banores së lartpërmendur.Në një bisedë me banorët e tjerë, ai ngre pikëpyetje në lidhje me marrëdhënien me Albën. Foto: Instagram”Unë nuk e besoj që jam vetëm unë në jetën e saj”, tha ai në një moment.Kjo ka lënë të kuptohet se nuk kanë qenë në kontakt jashtë dhe se nuk di më shumë për jetën që bën.Të njëjtit nisën romancën në Ferma VIP 2 dhe…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka “treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake” kur e sheh të nevojshme, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.”Mendoj se një gjë në të cilën presidenti Trump është shumë i mirë, është që gjithmonë t’i mbajë të gjitha opsionet e tij në tryezë, dhe sulmet ajrore do të ishin një nga shumë, shumë opsionet që janë në tryezë”, u thotë gazetarëve Karoline Leavitt.Megjithatë, ajo shtoi se “diplomacia është gjithmonë opsioni i parë” për Trump, transmeton Telegrafi.”Ai ju tha të gjithëve mbrëmë se ajo që po dëgjoni publikisht nga regjimi iranian është mjaft…

Read More

Pjesa më e madhe e vërejtjeve për Planin e Veprimit për Pakicat që i ka dhënë Bullgaria nuk janë dhënë në “mirëbesim”, ndërsa për ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunksi, edhe mënyra e komunikimit është zhgënjyese. Ai thotë se ky Plan Veprimi nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicës bullgare në vend, por me të drejtat e të gjitha pakicave. Për këtë arsye, ky dokument po përgatitet me ndihmën e ekspertëve të huaj, pasi prej tij do të dalin obligime që Maqedonia do të duhet t’i zbatojë.“Një pjesë e madhe e vërejtjeve që vijnë prej tyre nuk…

Read More

Mbrojtësi kosovar, Leard Sadriu, po shkëlqen te Arges Pitești në Superligën rumune. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka bërë një sezon të spikatur, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës me 20 paraqitje dhe 3 gola gjatë vjeshtës.Sadriu ka nisur karrierën e tij si i ri te Ferizaj, më pas luajti për Shkëndijën e Tetovës dhe Skënderbeun e Korçës, ndërsa tre vitet e fundit i kaloi te Mura në Slloveni, përpara se të transferohej në Rumani.Në një intervistë për gazetën rumune Gazeta Sporturilor, Sadriu foli për përvojën e tij në kampionatin rumun, adaptimin në qytetin e Piteștit dhe marrëdhënien…

Read More

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin dhjetor 2025, sipas të cilit inflacioni vjetor ka arritur në 5,3 për qind, ndërsa ai mujor në 0,7 për qind.Sipas ASK-së, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të konsumit në dhjetor 2025 ishte më i lartë për 5,3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Ndërkohë, krahasuar me muajin nëntor 2025, çmimet janë rritur mesatarisht për 0,7 për qind.Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2025 ka qenë 3,9 për qind, duke shënuar rritje të indeksit të çmimeve të konsumit krahasuar me…

Read More

Kosova po vazhdon të rritë varësinë nga mallrat e importuara, duke çuar deficitin tregtar në nivele të larta.Sipas të dhënave të Institutit GAP, bazuar në statistikat e Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2025, vendi ka importuar mallra në vlerë rreth 7 miliardë euro, ndërsa vlera e eksportit ishte vetëm 929 milionë euro. Kjo tregon një diferencë të madhe mes importeve dhe eksporteve.Për krahasim, gjatë vitit 2024 vlera e importit ishte 6.38 miliardë euro, ndërsa në vitin 2023 ishte 5.878 miliardë euro.Sipas të dhënave, top 10 partnerët tregtarë të Kosovës për import janë:Gjermania – 1 miliard euroTurqia – 926 milionë euroKina…

Read More