KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump paralajmëron se anijet iraniane do të “eliminohen” nëse shkelin bllokadën në Hormuz

Trump paralajmëron se anijet iraniane do të “eliminohen” nëse shkelin bllokadën në Hormuz

Donald Trump është deklaruar për herë të parë që kur bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane hyri në fuqi në orën 16:00.

Presidenti amerikan ka postuar në Truth Social, duke thënë edhe një herë se marina e Iranit është “shuar plotësisht” përpara se të vazhdojë të lëshojë një paralajmërim në lidhje me bllokadën.

“Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Është hera e parë që Trump në faqen e tij Truth Social shkruan pas rreth gjashtë orësh, gjë që është e pazakontë duke pasur parasysh se ai është zakonisht shumë aktiv.

Ndryshe, anijet e të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare të Iranit i nënshtrohen bllokadës ushtarake amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se do të lejojë ende anijet që udhëtojnë midis porteve jo-iraniane të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.