KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake në Iran

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka “treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake” kur e sheh të nevojshme, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

“Mendoj se një gjë në të cilën presidenti Trump është shumë i mirë, është që gjithmonë t’i mbajë të gjitha opsionet e tij në tryezë, dhe sulmet ajrore do të ishin një nga shumë, shumë opsionet që janë në tryezë”, u thotë gazetarëve Karoline Leavitt.

Megjithatë, ajo shtoi se “diplomacia është gjithmonë opsioni i parë” për Trump, transmeton Telegrafi.

“Ai ju tha të gjithëve mbrëmë se ajo që po dëgjoni publikisht nga regjimi iranian është mjaft e ndryshme nga mesazhet që administrata po merr privatisht”, shtoi Leavitt.

“Presidenti ka treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake nëse dhe kur e sheh të nevojshme, dhe askush nuk e di këtë më mirë se Irani”, theksoi ndër tjera ajo.

Ndryshe, SHBA-të sulmuan tre objekte bërthamore iraniane në qershor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.