Author: korrektpress

Gripi mori viktimën e parë për këtë vit. Në Klinikën Infektive në Shkup ndërroi jetë një grua 75-vjeçare me shumë sëmundje kronike, e pa vaksinuar kundër gripit sezonal.Drejtor i Klinikës Fadil Cana ka konfirmuar se bëhet fjalë për një pacientë tek e cila laboratorikisht u konfirmua influenza A dhe që kishte shumë komorbiditete.Të paktën dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike dhe me respirator, ndërsa disa të tjerë marrin mbështetje me oksigjen. Aktualisht janë të hospitalizuar 25 pacientë, kryesisht të moshuar. Gjatë javës së parë të këtij viti, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 1.725 raste gripi.

Read More

Liverpooli mund të “padisë” rivalët e tij, Arsenalin, për incidentin e ndodhur në fund të barazimit 0-0 në ‘Emirates Stadium’, sipas ish-drejtuesit të PGMOL“Të Kuqtë” arritën të ndalnin kryesuesit e Ligës Premier me një barazim pa gola të enjten, në një ndeshje ku momenti më i diskutuar ishte dëmtimi i Conor Bradleyt në minutat e fundit.Mbrojtësi i Irlandës së Veriut pësoi një dëmtim të rëndë teksa tentonte të largonte topin në krahun e djathtë dhe mbeti i shtrirë në fushë, duke shfaqur dhimbje të mëdha.Gabriel Martinelli, i futur si zëvendësues gjatë ndeshjes, mendoi se Bradley po vononte lojën dhe hodhi…

Read More

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëkohësisht ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.Kështu mëson Telegrafi brenda LDK-së.Mediumi ka provuar të marrë një reagim nga LDK apo nga vetë Bajrami, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, pesë pikë përqindjeje më pak se në zgjedhjet e shkurtit 2025. Në legjislaturën e dhjetë, partia do të përfaqësohet me 15 deputetë, pesë më pak se në legjislaturën paraprake. Nga kandidatët e…

Read More

Administrata e udhëhequr nga Donald Trump po pezullon të gjithë përpunimin e vizave për aplikantët nga 75 vende, tha të mërkurën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.Zëdhënësi nuk dha detaje mbi planin, i cili u raportua për herë të parë nga Fox News, i cili citoi një memo të Departamentit të Shtetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.“Pauza” do të fillojë më 21 janar, tha Fox News.Somalia, Rusia, Irani, Afganistani, Brazili, Nigeria, Tailanda janë midis vendeve të prekura, sipas raportit.Dokumenti udhëzon ambasadat amerikane të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues ndërsa departamenti rivlerëson procedurat e tij. Nuk u dha asnjë afat…

Read More

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme i konfirmoi emrat e Valbon Limanit dhe Isen Shabanit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Oner Jakullovskit nga koalicioni “Maqedonia Juaj” dhe Arian Ibrahimit nga Partia Demokratike e Turqve, për kryetarë të rinj të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë.Zëdhënësi i KSHZ-së, Abdush Demiri tha se Komisioni i obligon komisionet zgjedhore komunale të veprojnë sipas Kodit zgjedhor dhe menjëherë t’i publikojnë rezultatet përfundimtare nga votimi i mbajtur më 11 janar.Angellço Ristov nga KSHZ-ja u përqëndrua në vendvotimin në Gostivar, ku nuk u realizua votim.“Para se Komisioni të publikojë rezultatet përfundimtare,…

Read More

Aktorja amerikane Sarah Jessica Parker zbuloi së fundmi se rreth 15 vjet më parë hasi për herë të parë probleme me shikimin që pothuajse ia bënë të pamundur të bënte një nga aktivitetet e saj të preferuara, që është leximi.Përvoja, e cila filloi gjatë një qëndrimi në Irlandë, përfundimisht rezultoi të ishte një problem shëndetësor i lidhur me plakjen. Parker tha se ndërsa lexonte një libër para gjumit, ajo vuri re se leximi nuk ishte më një kënaqësi për të.”Mbaj mend që e lexova dhe mendova: ‘Kjo nuk është e këndshme dhe kjo nuk është argëtuese’. Në fillim mendova vetëm:…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendet që bëjnë biznes me Iranin do të përballen me një tarifë prej 25% për tregtinë që bëjnë me Amerikën.Kjo vjen ndërsa Irani po përdor forcën ndaj protestuesve, me mijëra njerëz që dyshohet se kanë vdekur deri më tani.Kujtojmë se Trump e ka përdorur kërcënimin me tarifa edhe më parë për të ushtruar presion mbi disa vende. Por çfarë dimë për rastin e Iranit?Të hënën, Trump postoi në Truth Social: “Duke hyrë menjëherë në fuqi, çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë një tarifë prej 25%…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se vendi është i gatshëm për kapitullin e ri në procesin evropian, drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Në një takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, Osmani theksoi se dialogu me Serbinë duhet të fokusohet në njohjen reciproke dhe trajtimin e barabartë të palëve, duke nënvizuar gjithashtu shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.Presidentja shtoi se, tani që janë larguar masat e padrejta, Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët evropianë për të avancuar me vendosmëri drejt statusit të vendit kandidat për…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe bashkëpunëtorët e tij.Gjatë takimit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për rolin historik të ambasadorit Walker në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, si dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe për përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, që do të mbahet nesër në komunën e Shtimes, ku të dy do të marrin pjesë.Sipas Zyrës së…

Read More

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka thënë se kriza energjetike që e ka kapluar vendin dhe reduktimet e shpeshta ditëve të fundit, janë rezultat i keqmenaxhimit të sektorit të energjisë nga Qeveria Kurti.Mustafa, në një konferencë për media, theksoi se barra e këtij dështimi po bie në kurriz të mijëra familjeve dhe bizneseve, të cilat ndonëse po i paguajnë faturat me çmime të larta, kanë mbetur pa furnizim të qëndrueshëm dhe pa siguri energjetike. “Kosova sot po përballet me një krizë serioze energjetike, të shoqëruar me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike në të gjithë…

Read More