KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova gati për statusin e vendit kandidat në BE

Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova gati për statusin e vendit kandidat në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se vendi është i gatshëm për kapitullin e ri në procesin evropian, drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në një takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, Osmani theksoi se dialogu me Serbinë duhet të fokusohet në njohjen reciproke dhe trajtimin e barabartë të palëve, duke nënvizuar gjithashtu shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

Presidentja shtoi se, tani që janë larguar masat e padrejta, Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët evropianë për të avancuar me vendosmëri drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.