- Gara globale e IA-së do të fitohet nga ai që menaxhon reagimin negativ
- Tifozi kosovar e gjuajti flamurin kombëtarë në tokë, futbollisti turk e mori atë dhe ia dha Rashicës
- Mickoski: Struga do të lidhet me korridorin 8
- Trump tha se po shqyrton largimin e SHBA-së nga NATO, reagon kryeministri britanik
- Tentuan ta rrëmbejnë 17-vjeçarin në Pogradec, e rrahin dhe e therin me thikë
- I mituri sulmohet në Deçan nga një burrë, policia arreston të dyshuarin
- Bie çmimi i naftës pas deklaratës së Trumpit
- 87% e njehsorëve matin kohën gabimisht, Azemi tregon se si arriti te të dhënat
Author: korrektpress
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar me përfaqësuesit e portierit të Real Sociedadit, Alex Remiro, për të eksploruar një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror, raporton SPORT.Pavarësisht ardhjes së Joan Garcia verën e kaluar, Barcelona mbetet e hapur për të shtuar një portier rezervë.Remiro, është aktualisht titullar i padiskutueshëm te Real Sociedadi dhe ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh, megjithatë këtë verë do të hyjë në vitin e fundit të kontratës, gjë që mund të ulë çmimin e transferimit. Nëse transferohet, Remiro do të shërbente si rezervë e Garcias, duke i dhënë pushim 24-vjeçarit kur të…
Pasi kanë agjëruar për 30 ditë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festuar ditën e Fiter Bajramit, shumë qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë për të kaluar fundjavën.Një pjesë prej tyre, si në mënyrë të organizuar ashtu edhe individuale, janë nisur drejt qyteteve bregdetare.Në fakt, jo vetëm përfundimi i muajit të Ramazanit, por edhe përmirësimi i dukshëm i kushteve të motit gjatë kësaj të shtune, krahasuar me dy ditë më parë, ka shtuar lëvizjet në pikat kufitare Shqipëri–Kosovë.Për një grup të rinjsh nga Prishtina, Tirana është qyteti që ofron më shumë mundësi…
Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij ka kaluar “një mbrëmje shumë të vështirë” pas sulmeve iraniane në qytetet e Aradit dhe Dimonës.Dhjetëra njerëz u plagosën në sulmet, të cilat shkaktuan zjarre dhe dëmtuan rëndë ndërtesat.Kryeministri izraelit tha se kishte folur me udhëheqësit lokalë dhe se ishte “i vendosur të vazhdonte të godiste armiqtë në të gjitha frontet”.Në një përditësim, shërbimi i ambulancës izraelite tha se po trajtonte 64 pacientë në Arad – shtatë prej të cilëve të plagosur rëndë. Irani sulmon qytetin izraelit ku ndodhet centrali bërthamor Ndryshe, të paktën 40 persona janë plagosur pasi një raketë iraniane…
Trajneri Vincente Kompany e ka këshilluar mesfushorin Erblin Osmani të vazhdojë punën e madhe së bashku me lojtarët e tjerë të rinj që debutuan në Bundesliga.Kompany i dha minuta mesfushorit nga Kosova në sfidën ndaj Union Berlin, ku vetëm 16-vjeçar tashmë debutoi në kampionatin gjerman.Pas ndeshjes, i pyetur për Osmanin – Kompany e bëri të qartë se ai dhe të gjithë lojtarët që debutuan duhet të punojnë fuqishëm.“Mendoj se edhe pse kemi shumë lojtarë që kanë bërë paraqitjen e parë të sezonit, nuk nënkupton se kanë arritur definitivisht ndonjë gjë, kanë ende shumë për të ofruar”. “E shoh pozitive kur…
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka reaguar për një lajm të qarkulluar së fundmi se ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga Shqipëria.Malaj shprehet se Ambasada nuk e konfirmon këtë dhe nuk ka asnjë vendim ose udhëzim të tillë.“Ambasada nuk konfirmon asgjë të tillë. Në media qarkullojnë shpesh hamendësime nga më të ndryshmet, të cilat ne nuk i komentojmë më tej. Nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të tillë.Marrëdhëniet tona me Kosovën dhe me qeverinë e saj janë të qarta, të forta dhe gjithëpërfshirëse, siç është theksuar së fundmi edhe nga Ministri Hoxha në…
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Nice, në kuadër të xhiros së 27-të në Ligue 1.“Parisienët” arkëtuan pikët e plota falë një fitore të thellë 0-4, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.PSG e nisi fuqishëm me Khvicha Kvaratskhelia që kishte disa raste shënimi por që assesi s’ia doli t’i finalizonte.Sidoqoftë, pas një prekje të topit me dorë nga Sanson – PSG kaloi në epërsi përmes Nuno Mendes (42’), që u tregua i saktë nga pika e bardhë (42’).Mendes pastaj asistoi për Desire Doue, i cili me një finalizim të bukur e dyfishoi epërsinë (49’).Situata…
Skuqja mund të jetë e padëmshme, por në disa raste lidhet me sëmundje që kërkojnë trajtim të menjëhershëmZgjimi me sy të skuqur është një dukuri e shpeshtë që mund të shkaktojë shqetësim menjëherë pas ngritjes. Shpesh skuqja kalon vetë gjatë ditës, por nëse shfaqet me dhimbje, sekrecion apo simptoma të tjera, duhet të konsultoheni me mjekun.Shumë faktorë, nga ndikimet e jashtme në dhomën e gjumit deri te sëmundjet sistemike të fshehura, mund të ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës së të bardhës së syrit gjatë natës. Është e rëndësishme të dalloni irritimin e zakonshëm nga simptomat që mund të tregojnë probleme…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e ka cilësuar marrëveshjen e 14 marsit si një hap të rëndësishëm që dëshmon se është e mundur të arrihen rezultate konkrete përmes dialogut dhe bashkëpunimit.“Marrëveshja e katërmbëdhjetë marsit është e jashtëzakonshme… ajo tregoi se është e mundur të bisedohet dhe të arrihet diçka”, ka deklaruar Orav.Sipas tij, kjo marrëveshje është rezultat i një procesi ku të dyja palët kanë bërë kompromise, duke mos fituar gjithçka, por duke arritur progres.“Të dyja palët u desh të lëshojnë për diçka dhe të mos fitojnë çdo gjë”, theksoi ai.Orav vlerësoi se kjo marrëveshje ka krijuar…
Nicole Scherzinger mbeti pa fjalë pasi u pyet në një intervistë në lidhje me ribashkimin e grupit Pussycat Dolls dhe sharjen e ish-anëtarëve për shkak se ajo nuk i ftoi ata në ribashkimin dhe turneun e ardhshëm.Ajo u shoqërua në shfaqje nga Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt për të njoftuar turneun e Pussycat Dolls dhe këngën e re “Club Song”. Megjithatë, ish-anëtarët e grupit origjinal prej gjashtë anëtarësh e kritikuan ashpër ribashkimin në mediat sociale, duke thënë se ishin të befasuar nga vendimi dhe nuk u ftuan të bashkoheshin.Në emisionin “Today”, ata u pyetën për kopertinat dhe konfliktin me ish-anëtarët…
Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi në përballjen ndaj Sassuolos.“Bianconerët” zhvilluan një paraqitje solide, por që Aro Muric me pritje fantastike bëri që epilogu përfundimtar të jetë 1-1.Kenan Yildiz kaloi Juventusin në epërsi pas një kundëraksioni të shpejtë (14’).Pierre Kalulu pastaj kishte një rast të artë por që nuk ia doli ta mposhtë Aro Muricin për ta dyfishuar epërsinë (41’).Kur askush s’e priste, Sassuolo ndërtoi një aksion të bukur ku Domenico Berardi gjeti Pinamontin e harruar dhe ky i fundit shënoi për të barazuar rezultatin (52’).Juventusi pastaj tentoi të gjejë golin e fitores…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari