Author: korrektpress

Situata me zjarret në vend vazhdon të shqetësoj qytetarët, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 29 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 23 janë shuar, ndërsa gjashtë mbeten aktive. Situata më serioze është paraqitur në fshatin Çanishte pranë Prilepit, ku zjarri depërtoi mes shtëpive, por nuk preku banesat ku jetojnë banorët. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov, përmes një video mesazhi njoftoi se ekipet e zjarrfikësve kanë punuar gjatë gjithë natës duke theksuar se zjarri në Çanishte sot do të vihet nën kontroll të plotë.“Mirënjohje e madhe për zjarrfikësit e Prilepit, të cilët me përkushtim…

Read More

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë përfshirë në bisedime të minutës së fundit për të parandaluar vendosjen e tarifave të reja prej 50 për qind ndaj produkteve kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë.Tarifat e kërcënuara nga presidenti amerikan Donald Trump pritet të hyjnë në fuqi në orën 00:01 sipas kohës lindore të SHBA-së të mërkurën, nëse dy vendet nuk arrijnë një marrëveshje.Kryeministri kanadez Mark Carney u tha gazetarëve të hënën se negociatat janë duke vazhduar, duke i cilësuar ato si “shumë intensive dhe delikate”, ndërsa nuk pranoi të jepte detaje për përmbajtjen e tyre.Carney dhe Trump zhvilluan një bisedë…

Read More

Një konsorcium investitorësh, ku bën pjesë edhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka blerë rreth 40% të aksioneve të Liverpoolit nga Fenway Sports Group (FSG), duke bërë një lëvizje të rëndësishme në strukturën e pronësisë së klubit anglez.Fillimisht ishte raportuar se kompania 1892 Holdings kishte blerë rreth një të tretën e klubit, por sipas raportimit të The Athletic, pjesa e blerë është në fakt rreth 38%.Marrëveshja i jep gjithashtu konsorciumit mundësinë për të blerë një pjesë kontrolluese të Liverpoolit brenda 12 muajve të ardhshëm. Megjithatë, kjo mundësi nuk përbën një angazhim formal për të marrë shumicën e aksioneve. FSG konfirmoi…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur takimin e radhës konsultativ me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.Të dy kanë arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku po zhvillohet takimi. Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari Lutfi Haziri.Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e situatës së krijuar institucionale dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike. Para takimit, Kurti është shprehur optimist për zhvillimet e takimit me përfaqësuesit e LDK-së.“Do të takohemi me udhëheqjen e LDK-së, në krye me Lumir Abdixhikun dhe do të shohim sesi do të mund të…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Igor Markoviqit, i cili dyshohet për përfshirje në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023 në Zveçan.Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është masa më e përshtatshme në këtë fazë të procedurës, pasi…

Read More

Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Serbi, e konsideruar si një hap diplomatik për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ka nxitur reagime dhe polemika në Ballkan.Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins SAIS në Uashington, vlerëson se vizita e Zelenskyt i ka shërbyer interesave të Ukrainës, por njëkohësisht i ka dhënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, një mundësi për ta forcuar pozicionin e tij politik.Në një analizë të publikuar për “Vox Ukraine”, Joseph shkruan se Serbia vazhdon të mbetet një partner i rëndësishëm për Rusinë dhe Kinën në Ballkan, edhe pse përmes vendeve…

Read More

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka siguruar një nominim të rëndësishëm në edicionin e këtij viti të MTV Video Music Awards (VMAs).Rexha është nominuar në kategorinë “Best Dance” për këngën “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless. Kjo kategori rikthehet në VMAs për herë të parë pas shtatë vitesh dhe përballë Bebe Rexhës janë emra të mëdhenj të muzikës botërore. Në garë për këtë çmim janë gjithashtu Harry Styles me “Aperture”, Lady Gaga dhe Doechii me “RUNWAY”, Madonna me “Confessions II – The Film”, PinkPantheress dhe Zara Larsson me “Stateside”, Slayyyter me “DANCE…” dhe Tate McRae me…

Read More

Zëdhënësi i partisë VLEN, Driton Sulejmani, akuzon partinë opozitare shqiptare BDI se po e bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Sipas Sulejmanit, ky ligj është një nga pjesët kryesore të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe, siç tha ai, është e habitshme që BDI nuk e përkrah një zgjidhje të tillë ligjore. Sulejmani tha se BDI-ja ka pasur mundësi që këtë çështje ta zgjidhte gjatë dy dekadave sa ishte në pushtet, por nuk e ka bërë. Ai pretendon se tani, kur po tentohet të vendoset një kornizë e re ligjore për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat,…

Read More

Patrick Vieira është emëruar përzgjedhësi i ri i Senegalit, duke marrë për herë të parë në karrierën e tij drejtimin e një kombëtareje.Federata Senegaleze e Futbollit (FSF) e konfirmoi të martën emërimin e ish-mesfushorit francez, i cili ka lindur në Dakar të Senegalit. Vieira do të pasojë Pape Thiaw, i cili u largua nga posti pas eliminimit nga Kampionati Botëror i këtij viti në fazën e 1/16-ve.“Zotëri Patrick Vieira është trajneri i ri i kombëtares së Senegalit. Data e prezantimit zyrtar dhe hapat e ardhshëm për emërimin e tij do të bëhen të ditur në një njoftim të mëvonshëm”, thuhet…

Read More

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër qeverisjen e vendit për politikat në sektorin energjetik, duke akuzuar Qeverinë se ka dështuar të sigurojë prodhim të mjaftueshëm vendor të energjisë.Gjini, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen nëse Kosova dëshiron t’u ngjajë vendeve evropiane apo atyre që ai i cilëson si “vende të botës së tretë”.Ai ka përmendur anulimin e projektit energjetik “Kosova C” dhe prishjen e projektit me kompaninë ContourGlobal, duke thënë se në të dyja rastet vetëm AAK-ja kishte reaguar fuqishëm.“Kjo qeveri ka gjetur arsyetime nga më bizaret për të mos prodhuar energji në Kosovë. Tani…

Read More