Author: korrektpress

Një metodë e thjeshtë, por shumë efektive, që e bën trajnimin më të lehtë dhe më të suksesshëmNëse së fundmi keni sjellë një zog në shtëpi, me shumë gjasë po mësoheni me njëri-tjetrin. Kur zogu vjen në një ambient të ri, fillon faza e përshtatjes me mjedisin dhe me pronarin, përkatësisht familjen: edhe pse mësimi i trukeve dhe i të folurit është i mundur që në fazat më të hershme të jetës së zogut, është më mirë që ai fillimisht të mësohet me ambientin e ri – një ose dy javë, përpara se të filloni trajnimin.Gjëja e parë që duhet…

Read More

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban.Kështu ka bërë të ditur një prej kompanive të udhëtimit – Mendi Tours.Kompania në fjalë operon në destinacionet Prishtinë-Prizren dhe anasjelltas, dhe rritjen e çmimeve e arsyeton me zhvillimet në bursë.“Të nderuar udhëtarë,Ju njoftojmë se nga nesër (22.03.2026) hyjnë në fuqi çmimet e reja për linjat ndërurbane. Ky ndryshim vjen si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe kostove të tjera të transportit.Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Read More

Një grua e moshës madhore sonte ka rënë nga Ura e Moglicës, në Gjakovë.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, toger Sheremet Elezaj.Elezaj pohoi se viktima kishte rënë në ujë, teksa njësitet mjekësore e shoqëruan drejt spitalit të Gjakovës.“Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor”, deklaroi Elezaj.Fatkeqësisht, viktimës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.“Rreh orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë”, shtoi Elezaj.Ai bën me dije se njësitet relevante janë duke…

Read More

Të paktën 40 persona janë plagosur pasi një raketë iraniane goditi qytetin jugor izraelit të Dimonës, ku ndodhet një objekt bërthamor, sipas ushtrisë izraelite.Sipas televizionit shtetëror iranian, sulmi ndaj Dimonës ishte në hakmarrje për një sulm të së shtunës në centralin bërthamor Natanz, rreth 50 kilometra larg qytetit të Kashanit, për të cilin ushtria izraelite thotë se nuk ishte përgjegjëse.Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se “nuk ka marrë asnjë shenjë dëmtimi në qendrën e kërkimit bërthamor Negev”, duke shtuar se “nuk janë zbuluar nivele jonormale rrezatimi”. Megjithatë, IAEA po “monitoron nga afër situatën”.Update from southern Israel: Over 40 people…

Read More

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Saranda Hoda, e njohur ndryshe si Sasa, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga vizita e saj në Itali.Bukuroshja nga Gjakova ka publikuar disa fotografi në Instagram nga stadiumi ikonik San Siro, ku ka qenë për një vizitë, por surpriza më e madhe për të ka ardhur në dalje.Sipas postimeve të saj, ajo ka vërejtur veturën e legjendës së futbollit, Zlatan Ibrahimović, dhe është afruar për të realizuar një fotografi. Foto: Sasa Hoda/InstagramFutbollisti suedez është treguar mjaft dashamirës, duke hapur xhamin e veturës dhe duke i dhënë mundësi Sarandës të realizojë një…

Read More

Peja ka regjistruar fitore të rëndësishme në elitën e basketbollit kosovar, duke e thelluar krizën e Rahovecit 029. Skuadra pejane triumfoi të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec me rezultatin 89:81, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës.Peja është në kërkim të një pozite sa më të mirë për play-off dhe aktualisht renditet në mesin e tabelës me 36 pikë, pas 11 fitoreve dhe 14 humbjeve. Në anën tjetër, Rahoveci 029 me tetë fitore dhe 17 humbje ka 33 pikë dhe mbetet në pozitë të vështirë për mbijetesë.Vendësit e nisën më mirë takimin dhe…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka komentuar edhe dialogun Kosovë – Serbi gjatë një takimi me një grup gazetarësh në Prishtinë në përfundim të misionit të tij në Kosovë. Ai ka theksuar se një takim në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i domosdoshëm për të çuar përpara procesin e dialogut.“Sigurisht, kjo duhet të ndodhë dhe për mua është shumë e vështirë të paramendoj që kur Kaja Kallas të ftojë presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në takim, dhe përgjigja nga ndonjëri prej tyre të jetë: ‘Jo, më…

Read More

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se “terrorizmi” i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdon të përbëjë një kërcënim për paqen rajonale dhe globale.”Sulmet e përqendruara te Irani të nisura më 28 shkurt si rezultat i provokimeve të Netanyahut kanë thelluar më tej paqëndrueshmërinë në rajonin tonë”, tha Erdogan në një fjalim.”Izraeli mbylli Xhaminë Al-Aksa, duke përdorur luftën e Iranit si pretekst. Ai gjithashtu përshpejtoi aktivitetet e tij të paligjshme të vendbanimeve dhe politikat ekspansioniste në Bregun Perëndimor dhe territore të tjera të pushtuara palestineze”, shtoi ai.Duke thënë se 1.000 njerëz janë vrarë në Liban nga Izraeli që nga 2 marsi,…

Read More

Psikologët shpjegojnë pse përvoja e sfidave dhe gabimeve është thelbësore për zhvillimin kognitiv dhe emocionalPrindërit do të bënin gjithçka për t’i kursyer fëmijët nga vështirësitë, dështimet dhe situatat e pakëndshme. Por jeta nuk funksionon kështu – këto janë pjesë e rrugëtimit të secilit.Shumë prindër sot përpiqen t’i mbrojnë fëmijët nga çdo dështim. Në vend që t’i lënë të përpiqen dhe të mësojnë nga gabimet – p.sh. të lidhin vetë lidhëset, ata zgjedhin zgjidhjen më të lehtë. Nuk duhet gjykuar kjo qasje, sepse vjen nga qëllime të mira, por është e rëndësishme të kuptohet sa i vlefshëm është dështimi për zhvillimin…

Read More

Rruga nga Prishtina Mall deri në Veternik dhe anasjelltas do të jetë e bllokuar nga ora 09:00 deri në 11:00 të dielën, më 22.03.2026.Sipas njoftimit të Policisë, kjo për shkak se Federata Atletike e Kosovës (FAK), ka planifikuar organizimin e garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”.“Duke u bazuar në procedurat e parapara FAK-u ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, që gara të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) nga ora 09:00 deri në 11:00.” – njofton Policia, më 21.03.2026.Andaj, Policia ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën…

Read More