- Clouds and Basketball ne Prishtinë me 29 Gusht- Hyrja FALAS
- Bastisje në Koçan, ndalohen dy persona
- Mourinho ua tregon drejtuesve emrin e mesfushorit që e do te Real Madridi
- “Zgjedhje të reja në horizont” – 44% e të rinjve duan të largohen, a i duhet Kosovës një ORA/FER 3.0?
- Dardan Cena dhe Akil Gjakova kualifikohen në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
- Dua Lipa mahnit me bikini gjatë pushimeve në Formentera me motrën dhe vëllain
- Mbështetje për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor
- FDA miraton ilaçin e ri që pothuajse dyfishoi mbijetesën te pacientët me kancer të pankreasit
Author: korrektpress
Aktorja Hayden Panettiere po përballej me probleme serioze shëndetësore në muajt para vdekjes së saj tragjike, tha një burim pranë aktores për mediat amerikane.”E di që ajo kishte disa probleme të mëdha me shpinën në fillim të vitit”, tha Erick Orellana, një parukier dhe mik i ngushtë i yllit të “Nashville”, në një deklaratë për Page Six.Orellana deklaroi se dhimbja ishte aq e fortë sa ndikoi në lëvizshmërinë e saj, duke shtuar se në një moment e kishte të vështirë të lëvizte këmbët.Në mars, aktorja u fotografua në aeroportin e Los Angeles me partnerin e saj Brian Hickerson, ndërsa përdorte…
Shtetet e Bashkuara dhe Irani vijojnë të shkëmbejnë deklarata kontradiktore lidhur me Ngushticën e Hormuzit. Presidenti Donald Trump pretendon se, teksa bllokada detare ndaj Iranit mbetet në fuqi, Hormuzi është i hapur dhe funksional.Duke përgënjeshtruar dhëndrin e tij, Jared Kushner, i cili një ditë më herët tha se bisedimet me Iranin po vijonin, Trump pohoi se mes Uashingtonit dhe Teheranit as nuk janë parashikuar dhe as nuk po zhvillohen bisedime.“Nuk ka asnjë bisedë apo negociatë që po zhvillohet, ose që është planifikuar të zhvillohet, me Republikën Islamike të Iranit. Bllokada detare mbetet plotësisht në fuqi. Ngushtica e Hormuzit është e…
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë.Në këtë mbledhje, Kryesia e PDK-së i ka dhënë mirënjohje Grupit Parlamentar të PDK-së për angazhimin e tij në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në vend.Sipas PDK-së, gjatë mbledhjes është vlerësuar se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës.Kryesia e partisë ka konkluduar se këto shkelje përbëjnë cenim të themeleve të Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar.Kryetari i PDK-së,…
Tifozët e Trepçës, përmes grupit të tyre Torcida, kanë reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në klub, duke u bërë thirrje futbollistëve që të mos vazhdojnë të paraqiten në klub përderisa, sipas tyre, problemet financiare dhe ato menaxheriale nuk po zgjidhen.Në reagimin e publikuar drejtuar opinionit dhe futbollistëve, Torcida ka deklaruar se gjendja në klub tashmë është bërë e dukshme për të gjithë, ndërsa kërkesa e tyre për largimin e kryesisë po gjen mbështetje gjithnjë e më të madhe.“Gjendja e klubit tashmë po shihet qartë nga të gjithë. Kërkesa jonë për largimin e kryesisë tashmë është duke u përkrahur gjerësisht”.“Sot…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me funksionimin e programit për skriningun e kancerit të gjirit, duke kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të ndërmarrë masa urgjente për të siguruar qasje të rregullt dhe efikase për gratë në të gjithë vendin.Në një komunikatë për media, ASH thekson se ndërsa vendet e zhvilluara po zgjerojnë programet për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, gratë në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të përballen me vonesa, pasiguri dhe, siç thuhet, një sistem jofunksional.Aleanca për Shqiptarët vlerëson se në rastet e sëmundjeve malinje, koha është faktor kyç dhe se çdo vonesë në diagnostikim mund…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se LDK-ja do të jetë pjesë e përfaqësimit institucional dhe faktor në përpjekjet për zgjidhjen e krizës kushtetuese dhe krijimin e institucioneve.Abdixhiku tha se në takim është diskutuar për kriteret dhe profilin e presidentit apo presidentes së ardhshme të Republikës së Kosovës.Sipas tij, palët janë pajtuar në parim për profilin që duhet të ketë presidenti i ardhshëm, duke theksuar se LDK-ja nuk mbështet një president partiak, por një figurë të respektuar që mund të përfaqësojë unitetin politik të vendit.“LDK-ja do të…
Drejtori ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters, ka kritikuar ashpër presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për planin tashmë të braktisur për krijimin e një kompanie të re që do të menaxhonte të drejtat komerciale dhe të biletave të garave të FIFA-s.Masters e cilësoi situatën si një “plagë të vetëshkaktuar”, duke thënë se FIFA ka “shtypur butonin e vetëshkatërrimit”. Ai gjithashtu mbështeti vendimin e Federatës Angleze për të tërhequr mbështetjen ndaj Infantinos dhe kërkoi që të paraqitet një kandidat i përbashkët për presidencën e FIFA-s.“FIFA nuk duhet të mendojë kurrë për të shitur një pjesë të Kupës së Botës. Është një…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka parë vullnetin e kësaj partie për të arritur një marrëveshje që do t’i mundësonte vendit zgjedhjen e presidentit të ri.Kurti e ka cilësuar takimin si konstruktiv, duke theksuar se palët kanë diskutuar për nevojën që Kosova të sigurojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe të shmangë zgjedhjet e reja.“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive dhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim…
Serbia deri më tani ka zbatuar plotësisht vetëm tre nga 24 rekomandimet e Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) të Këshillit të Evropës, u njoftua më 18 gusht.Siç u tha në raportin e këtij viti, 10 rekomandime u zbatuan pjesërisht dhe 11 nuk u zbatuan fare.Prandaj, GRECO shpreh shqetësim dhe vëren se që nga Raporti i mëparshëm i Përputhshmërisë i korrikut 2024, “nuk janë arritur rezultate konkrete”.“Më saktësisht, krerët e kabinetit dhe këshilltarët ende nuk mbulohen nga fushëveprimi i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa kontrollet e integritetit ende nuk janë pjesë e procesit të emërimit për ministrat, krerët e…
MPB njofton se dje policia arrestoi një bandit 47-vjeçar nga Shkupi, pasi ai shtyu një shkallë mbi të cilën po qëndronte një punonjës i EVN-së, dhe më pas sulmoi fizikisht një punonjës tjetër me një send të fortë.“Më 17.08.2026 rreth orës 10:10 në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, oficerë policie të SPV Shkup e kanë privuar nga liria D.G. (47) nga Shkupi, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se ai ka shtyrë një shkallë mbi të cilën ndodhej një punonjës i EVN Maqedoni, dhe më pas fizikisht dhe me një objekt të fortë ka sulmuar një punonjës tjetër…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari