- 17 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, vlerësohet roli në sigurinë rajonale
- Pse OpenAI e mbylli Sora‑n?
- Fjala e ëmbël e djalit trevjeçar prek zemrën e nënës
- 295 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në rajonin e Ferizajt gjatë marsit
- LSDM: Sot nuk ka shaka, me Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në Maqedonia është e gunjëzuar
- Protesta në Beograd pas hyrjes së policisë në Universitet
- Sulmohen tre policë në stacionin policor në Kaçanik, ata dhe të dyshuarit marrin tretman mjekësor
- Dhimbje në gju gjatë ngjitjes së shkallëve: Kur është alarm dhe çfarë e shkakton
Author: korrektpress
Trafiku i botëve në internet do të tejkalojë aktivitetin e njerëzve deri në vitin 2027, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë teknologjike Cloudflare, Matthew Prince, në një konferencë në Austin, SHBA.Ai tha se zgjerimi i inteligjencës artificiale do të shkaktojë një pikë kthese historike në strukturën e trafikut në internet. Sipas parashikimeve të tij, gjatë viteve të ardhshme, sasia e të dhënave që gjenerojnë agjentët e AI-së dhe botët do të tejkalojë aktivitetin total të përdoruesve njerëzorë në rrjet.Prince shpjegoi se inteligjenca artificiale që krijon përmbajtje kërkon ndërveprime shumë më të mëdha me faqet në internet: një njeri zakonisht viziton…
Këngëtari Artan Kola është eliminuar të shtunën nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në edicionin e pestë të spektaklit. Artisti nuk arriti të shpëtojë nga televotimi javor, ku përballë tij në nominim ishin edhe Rogert Hysa, Selin Bollati, Stenaldo Hoxha dhe Nikol Doda.Pas mbylljes së votimit të publikut, emri i Artan Kolës u shpall si më pak i votuari, duke bërë që ai të largohej nga gara. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)Eliminimi i tij erdhi pas një jave me dinamika dhe diskutime…
Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar pasagjerët dhe stafin.Alarme të ngjashme për bombë janë regjistruar edhe më parë në këtë aeroport, të cilat kanë rezultuar të rreme, duke mos shkaktuar incidente. /Telegrafi/
Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), Admirali Brad Cooper, tha se operacioni i Pentagonit në Iran ka goditur më shumë se 8,000 objektiva që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Në përditësimin e tij, të postuar në X, Cooper tha se fushata ka dobësuar aftësitë luftarake të Iranit dhe ka paralizuar forcat e tij detare. Ai shtoi se sulmet kanë synuar me sukses vendet e raketave iraniane dhe dronët sulmues.“Marina e tyre nuk po lundron, luftëtarët e tyre taktikë nuk po fluturojnë dhe kanë humbur aftësinë për të lëshuar raketa dhe dronë me ritmet e larta të…
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar me përfaqësuesit e portierit të Real Sociedadit, Alex Remiro, për të eksploruar një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror, raporton SPORT.Pavarësisht ardhjes së Joan Garcia verën e kaluar, Barcelona mbetet e hapur për të shtuar një portier rezervë.Remiro, është aktualisht titullar i padiskutueshëm te Real Sociedadi dhe ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh, megjithatë këtë verë do të hyjë në vitin e fundit të kontratës, gjë që mund të ulë çmimin e transferimit. Nëse transferohet, Remiro do të shërbente si rezervë e Garcias, duke i dhënë pushim 24-vjeçarit kur të…
Pasi kanë agjëruar për 30 ditë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festuar ditën e Fiter Bajramit, shumë qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë për të kaluar fundjavën.Një pjesë prej tyre, si në mënyrë të organizuar ashtu edhe individuale, janë nisur drejt qyteteve bregdetare.Në fakt, jo vetëm përfundimi i muajit të Ramazanit, por edhe përmirësimi i dukshëm i kushteve të motit gjatë kësaj të shtune, krahasuar me dy ditë më parë, ka shtuar lëvizjet në pikat kufitare Shqipëri–Kosovë.Për një grup të rinjsh nga Prishtina, Tirana është qyteti që ofron më shumë mundësi…
Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij ka kaluar “një mbrëmje shumë të vështirë” pas sulmeve iraniane në qytetet e Aradit dhe Dimonës.Dhjetëra njerëz u plagosën në sulmet, të cilat shkaktuan zjarre dhe dëmtuan rëndë ndërtesat.Kryeministri izraelit tha se kishte folur me udhëheqësit lokalë dhe se ishte “i vendosur të vazhdonte të godiste armiqtë në të gjitha frontet”.Në një përditësim, shërbimi i ambulancës izraelite tha se po trajtonte 64 pacientë në Arad – shtatë prej të cilëve të plagosur rëndë. Irani sulmon qytetin izraelit ku ndodhet centrali bërthamor Ndryshe, të paktën 40 persona janë plagosur pasi një raketë iraniane…
Trajneri Vincente Kompany e ka këshilluar mesfushorin Erblin Osmani të vazhdojë punën e madhe së bashku me lojtarët e tjerë të rinj që debutuan në Bundesliga.Kompany i dha minuta mesfushorit nga Kosova në sfidën ndaj Union Berlin, ku vetëm 16-vjeçar tashmë debutoi në kampionatin gjerman.Pas ndeshjes, i pyetur për Osmanin – Kompany e bëri të qartë se ai dhe të gjithë lojtarët që debutuan duhet të punojnë fuqishëm.“Mendoj se edhe pse kemi shumë lojtarë që kanë bërë paraqitjen e parë të sezonit, nuk nënkupton se kanë arritur definitivisht ndonjë gjë, kanë ende shumë për të ofruar”. “E shoh pozitive kur…
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka reaguar për një lajm të qarkulluar së fundmi se ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga Shqipëria.Malaj shprehet se Ambasada nuk e konfirmon këtë dhe nuk ka asnjë vendim ose udhëzim të tillë.“Ambasada nuk konfirmon asgjë të tillë. Në media qarkullojnë shpesh hamendësime nga më të ndryshmet, të cilat ne nuk i komentojmë më tej. Nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të tillë.Marrëdhëniet tona me Kosovën dhe me qeverinë e saj janë të qarta, të forta dhe gjithëpërfshirëse, siç është theksuar së fundmi edhe nga Ministri Hoxha në…
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Nice, në kuadër të xhiros së 27-të në Ligue 1.“Parisienët” arkëtuan pikët e plota falë një fitore të thellë 0-4, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.PSG e nisi fuqishëm me Khvicha Kvaratskhelia që kishte disa raste shënimi por që assesi s’ia doli t’i finalizonte.Sidoqoftë, pas një prekje të topit me dorë nga Sanson – PSG kaloi në epërsi përmes Nuno Mendes (42’), që u tregua i saktë nga pika e bardhë (42’).Mendes pastaj asistoi për Desire Doue, i cili me një finalizim të bukur e dyfishoi epërsinë (49’).Situata…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari