- Gjyqtari më i kritikuar i Botërorit caktohet për ndeshjen Angli – Meksikë
- Komuna e Çairit: Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga stuhia është formuar në maj me vendim të Këshillit komunal
- Sweden orders 16 Gripen E aircraft for Ukraine
- Suedia porosit 16 aeroplanë Gripen E për Ukrainën
- Gjiganti gjerman në negociata me Brightonin për Brajan Grudën
- Krah një flamingoje, Rama i përgjigjet ndjekësve për urimet e ditëlindjes me foton me AI
- Hyundai Elantra e re duket më mirë si karavan
- Van Dijk te Milani? Liverpooli jep përgjigje për të ardhmen e yllit holandez
Author: korrektpress
Milani ishte shumë pranë transferimit të Cristiano Ronaldos në janar të vitit 2018. Ish-drejtori sportiv i klubit, Massimiliano Mirabelli, ka zbuluar se marrëveshja ishte arritur si me Real Madrid ashtu edhe me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, por gjithçka dështoi në momentin e fundit, pasi pronarët kinezë të klubit u tërhoqën.Mirabelli tregoi se kontaktet e para u zhvilluan gjatë finales së Ligës së Kampionëve në Cardiff mes Juventusit dhe Real Madridit, ku përfaqësuesit e Milanit u takuan me Mendesin.“E ndërtuam këtë ide dhe këtë projekt, dhe Cristiano e pa si diçka shumë interesante”, tha Mirabelli për Goal.“Kur folëm, unë, Fassone…
Kim Scott, ish-bashkëshortja e reperit Eminem, është shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane pasi nuk u paraqit në një seancë gjyqësore lidhur me akuzat për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Sipas medieve amerikane, 51-vjeçarja duhej të paraqitej në Gjykatën e Qarkut Macomb në Michigan, por mungesa e saj bëri që gjykata të lëshonte një urdhër arresti.Raportohet se për Scott ishte caktuar një garanci prej 10 mijë dollarësh (gati 9 mijë euro), ndërsa prokurorët kërkuan menjëherë lëshimin e urdhër-arrestit dhe konfiskimin e garancisë pasi ajo nuk u paraqit në seancë, shkruan DailyMail. Deri më tani, autoritetet kanë bërë…
Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës organizuan një aktivitet para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku prezantuan ilustrimin “Një Betejë, shumë pikëpyetje”, me synimin për të nxitur debat mbi interpretimin historik të kësaj ngjarjeje.Profesori Hasani tha se aktiviteti synon të paraqesë fakte dhe argumente historike për mënyrën se si historiografia, Kisha dhe politika serbe e kanë interpretuar dhe instrumentalizuar Betejën e Kosovës gjatë dekadave.Sipas tij, kjo ngjarje duhet të trajtohet mbi bazën e burimeve historike dhe jo përmes interpretimeve politike që kanë ndërtuar narrativa…
Liverpool raportohet se është gati të paraqesë ofertën e parë për mbrojtësin e Rayo Vallecano, Andrei Ratiu, gjatë afatit kalimtar veror.Trajneri Andoni Iraola tashmë ka marrë mbështetjen financiare të klubit për transferimin e Victor Munoz nga Osasuna, ndërsa synon të rikthehet sërish në tregun e La Ligës për të përforcuar repartin defensiv.Liverpooli tashmë ka në dispozicion Jeremie Frimpong dhe Conor Bradley për krahun e djathtë të mbrojtjes, por tani është lidhur edhe me një lëvizje për transferimin e Rațiut, i cili vlerësohet si një nga mbrojtësit më të nënvlerësuar në elitën e futbollit spanjoll.28-vjeçari ka zhvilluar 102 ndeshje me Rayo…
Anya Taylor-Joy luan përkrah Charles Melton në një videoklip të ri sensacional të grupit The Rolling Stones, për këngën më të fundit të tyre “Jealous Lover”.Videoklipi, i publikuar të enjten, ndjek një narrativë dramatike ku aktorja 30-vjeçare dhe aktori 35-vjeçar mbërrijnë në një motel.Mes tyre shpërthen një debat i tensionuar, i cili shndërrohet në një ndjekje kaotike nëpër korridore. Teksa personazhi i Charles përpiqet të largohet duke zbritur shkallët, personazhi i Anya Taylor-Joy shumëfishohet në një sekuencë surrealiste për ta ndaluar atë të largohet.Videoklipi është realizuar nga duoja e regjisë Chris Barrett & Luke Taylor dhe është i disponueshëm ekskluzivisht…
Ministria e Jashtme Bullgare thotë se i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së komunikimeve diplomatike dhe dënon të gjitha veprimet që shkelin rregullat dhe praktikat ndërkombëtare të përcaktuara në mënyrë strikte në këtë fushë. Kjo u njoftua nga Sofja në lidhje me komentet e kryeministrit, Hristijan Mickoski mbi notën diplomatike të rrjedhur në lidhje me udhëtimin e familjes së tij në janar të këtij viti në vendpushimin bullgar të skive “Pamporovo”.“Siç e kemi deklaruar tashmë, nota e shpërndarë publikut i referohet ngjarjeve të 6 janarit 2026. Rrethanat rreth rastit janë ende duke u sqaruar. Është urdhëruar një inspektim për të…
Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një aktivitet para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u prezantua një ilustrim i veçantë me titull “Një Betejë, shumë pikëpyetje”.Beteja e Kosovës është zhvilluar në verën e vitit 1389, qershor. (15 qershor sipas kalendarit Julian (i vjetër, që përdorej në Perandorinë Serbe dhe më vonë në Kishën Ortodokse) korrespondon me 28 qershor sipas kalendarit Gregorian (i ri, që përdoret sot ndërkombëtarisht).Ajo përbën një nga përballjet më të njohura të Mesjetës Ballkanike dhe u zhvillua ndërmjet dy…
Një tjetër qytet i bashkohet familjes së madhe INTEREX. Me hapjen zyrtare të pikës së parë në Shtime, më 26 qershor, INTEREX vazhdon rrugëtimin e saj drejt ofrimit të një eksperience moderne të blerjes për çdo familje, duke sjellë më afër qytetarëve produkte cilësore, oferta atraktive dhe shërbim të besueshëm. E vendosur në Rr. Adem Jashari nr. 190, pika më e re përfaqëson një tjetër investim të rëndësishëm të kompanisë në zgjerimin e rrjetit të saj në Kosovë.Ceremonia e hapjes u zhvillua në një atmosferë festive, ku morën pjesë përfaqësues të kompanisë, mysafirë dhe qytetarë të shumtë, të cilët patën…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se miratoi një plan që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU) të nisë një operacion 40-ditor që synon të ushtrojë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës.Meqenëse i gjithë planifikimi ushtarak i Ukrainës mbetet rreptësisht konfidencial, Zelensky nuk dha detaje shtesë se çfarë do të përfshinte ky operacion.Ai e lavdëroi SBU-në për suksesin e saj të fundit në “goditjen e personelit dhe pajisjeve të forcave pushtuese”.Gjatë javëve të fundit, forcat ukrainase i kanë dhënë një sërë goditjesh logjistikës, infrastrukturës energjetike dhe ndjenjës së “sigurisë së prapavijës së thellë” të Rusisë, duke nisur…
Ish-ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Ivanov, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Ai konsiderohej një nga figurat më me ndikim në rrethin e ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, me të cilin kishte bashkëpunuar për dekada.Shkaku i vdekjes së Ivanovit nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet ruse, shkruan reuters.Ivanov ishte ish-oficer i KGB-së sovjetike dhe e nisi karrierën në shërbimet e inteligjencës së jashtme. Më vonë ai u emërua ministër i Mbrojtjes së Rusisë, duke luajtur një rol kyç në strukturat e sigurisë së vendit.Pas drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ai shërbeu si zëvendëskryeministër dhe më pas si…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari