- Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan për Gimbon: I drejti gjithmonë fiton, nëse jo çmimin e fiton dashurinë
- Publikohet klipi i dyshimtë ku Miri dhe Selin flasin me kode, bëjnë plane prapa shpinës së Gimbos
- Dosja Epstein nxit valë dezinformimi me imazhe të rreme të gjeneruara nga AI
- Zbulohet lojtari ‘sekret’ i cili iu ofrua Man Unitedit në janar, por klubi refuzoi transferimin e tij
- Nju-Jorku nderon Kosovën, Senati miraton Rezolutën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
- Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iranin
- Feta viçi në salcë me speca turshi: Shije që të rrëmben
- Ndjekje dramatike nga Obiliqi në Mitrovicë, arrestohet shoferi që tentoi t’i ikte policisë
Author: korrektpress
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh.Sipas një njoftimi bëhet e ditur se i pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”B.Sh., është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Hibrid.info ka organizuar sot një tryezë diskutimi me temë “Roli i inteligjencës artificiale në fushën e integritetit të informacionit”. Përfaqësues të institucioneve publike, mediave, akademisë e shoqërisë civile diskutuan për ndikimin në rritje të përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale (IA) në ekosistemin e informimit publik në Kosovë, sfidat për median dhe boshllëqet ekzistuese rregullative.Në diskutimin që u mbajt në “Europe House” u trajtua problematika e zbehjes së kufirit mes përmbajtjes së verifikuar dhe asaj sintetike, rritja e dezinformimit dhe ndikimi i këtyre zhvillimeve në besimin publik ndaj medias.Gjatë diskutimit u theksua se përhapja e përmbajtjeve të gjeneruara me IA…
Edhe këtë javë, Telegrafi Jobs vjen me një përzgjedhje të gjerë konkursesh të reja për të gjithë ata që janë në kërkim të hapit të radhës në karrierë. Në platformë janë publikuar pozita të reja që mbulojnë fusha të ndryshme profesionale, duke iu përshtatur profileve të ndryshme të kandidatëve.Konkurset e kësaj jave përfshijnë pozita në administratë, teknologji informative, marketing dhe komunikim, financa, shitje, shërbime ndaj klientit, si dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm të tregut të punës. Mundësitë janë të hapura si për profesionistë me përvojë, ashtu edhe për të rinj që synojnë të nisin apo zhvillojnë karrierën e tyre.Telegrafi…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se është i gatshëm që të bëjë marrëveshje me opozitën që qeveria teknike të mbetet edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që mbahen ato, por me kusht që pas tyre e njëjta të shfuqizohet.“Tani nuk mund të fitoj në vend të tyre! Ja në zgjedhjet e ardhshme sërish le të ketë qeveri teknike. Nëse kemi zgjedhje të rregullta në vitin 2028, unë do të jap dorëheqje në janar të vitit 2028, nuk është problem, vetëm le të merremi vesh që në zgjedhjet e ardhshme mos të ketë qeveri teknike.Ata le të urdhërojnë, le të organizohen…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë, i cili ishte i bllokuar që nga data 26.01.2026.Edhe Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi një ditë më parë tha se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, e cila ka prekur edhe bizneset në Kosovë.Ndryshe, ditë më parë shoferët kanë bllokuar terminalet për mallra për shkak të ashpërsimit të procedurave për të hyrë në Zonën Schengen. Ata kishin thënë se procedurat tani janë më të komplikuara dhe mund t’ua…
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka inauguruar Premium Business Club gjatë një ceremonie të mbajtur në Rezidencën e Ambasadorit Gjerman në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.Në këtë ngjarje morën pjesë kompanitë anëtare Premium të OEGJK-së, Bordi i Odës, si dhe ekipi i saj, duke reflektuar besimin, partneritetin dhe angazhimin afatgjatë që karakterizon këtë komunitet biznesor. Sipas OEGJK-së, Premium Business Club është një platformë e dedikuar për kompanitë Premium, e fokusuar në rrjetëzim të targetuar, bashkëpunime konkrete dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim me tregun gjerman.Ceremonia inauguruese…
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, tha se pret që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump të “respektojë sovranitetin e Kanadasë” pasi raportohet se separatistë nga Alberta kanë zhvilluar takime me zyrtarë amerikanë.Carney u shpreh në një konferencë shtypi në Ottawa se lideri amerikan nuk ka ngritur ndonjëherë çështjen e pavarësisë së Albertës direkt me të dhe se ai gjithmonë nënvizon rëndësinë e sovranitetit kanadez në bisedat e tyre.Këto komente erdhën pas raportimeve se zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit janë takuar disa herë me Alberta Prosperity Project (APP), grup që kërkon një referendum për pavarësi të provincës së pasur me…
Çmimet e arit dhe argjendit kanë shënuar sot një rënie të fortë, duke nxitur një valë shitjesh në tregjet globale dhe duke goditur aksionet e kompanive minerare si edhe fondet e lidhura me metalet e çmuara.Në orët e para të tregtimit në SHBA, çmimi i argjendit u ul me rreth 15 për qind, duke zbritur në afërsisht 98.66 dollarë për ons dhe duke rënë sërish nën kufirin psikologjik prej 100 dollarësh. Ndërkohë, ari humbi rreth 7 për qind të vlerës, duke u tregtuar në nivelin 5,009.46 dollarë për ons. Rënie e fortë e çmimit të arit Rënia u reflektua edhe…
Ekspertët shpjegojnë dallimet mes dy sëmundjeve, rreziqet kryesore dhe pse parandalimi dhe zbulimi i hershëm janë vendimtarëLeukemia dhe limfoma janë sëmundje malinje që prekin sistemin e gjakut dhe sistemin imunitar. Të dyja fillojnë nga qelizat e mbrojtjes së organizmit, por dallojnë sipas qelizave nga të cilat burojnë, mënyrës së zhvillimit, disa simptomave karakteristike dhe prognozës së sëmundjes. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), këto dy sëmundje përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kancereve hematologjike dhe kërkojnë vëmendje të veçantë për shkak të ecurisë së tyre potencialisht agresive.Leukemia zhvillohet në palcën e eshtrave, indin përgjegjës për prodhimin e qelizave të gjakut.…
Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri në fshatin Gjonaj të Prizrenit, i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri nga automjeti, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar.Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 29 janar 2026, rreth orës 12:15, kur autoritetet kanë pranuar informata se në afërsi të një shkolle në fshatin Gjonaj janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një automjet i tipit VW Golf.Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar automjetin e dyshuar, duke i dhënë sinjal për ndalim, por drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar urdhrin dhe është larguar me shpejtësi.…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari