- Dhimbje në gju gjatë ngjitjes së shkallëve: Kur është alarm dhe çfarë e shkakto
- Mësim mode nga Roma: Zendaya sjell elegancën perfekte pranverore me kostum të zi dhe taka të larta
- Vedat Muriqi nuk mund t’i ndalë lotët pas humbjes së Kosovës
- “Gjithmonë krenar me gladiatorët dardanë” – Agim Ademi falënderon lojtarët e Kosovës
- Irani kërcënon Microsoft, Apple, Google dhe Tesla: Do të nisim sulmet ndaj tyre më 1 prill
- Foda: Nuk e kam në plan ta lë Kosovën, më pëlqen vendi dhe populli
- Krenar me ju, djema – një rrugëtim që tregoi rritje të madhe
- Vedat Muriqi pas humbjes: Fati nuk e deshi të shkonim në Amerikë, më dhimbset gjithë shteti
Author: korrektpress
Për një kundërvajtje ose gjobë, për të cilën qytetari nuk është informuar ose e ka lënë anash, të paguhet më pak se aktualisht, kërkojnë sindikalistët. Marjan Risteski nga LSM thotë se ka pasur raste kur për një borxh prej 25 deri në 500 denarë, qytetarët kanë marrë gjoba deri në 15 mijë denarësh. Ai shton se për momentin ka mbi një million raste të tilla dhe mbi 150 mijë llogari të bllokuara të qytetarëve.“Ne do të kërkojmë vjetërsim. Ju e shikoni se çfarë lloj lëndësh vjetërohen. Do të kërkojmë sistem „shtëpi e vetme“ që qytetarit të mos mund t’i merret…
Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit, me shumë mundësi për shkak të një shpërthimi gazi, dhe ekipe të shumta shpëtimi janë në vendngjarje duke nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja, shkruan Turkiye Gazetesi .Sipas informacioneve të fundit, nëntë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Shtatë u nxorën dhe u dërguan në spital, një person u gjet dhe po shpëtohet, ndërsa një person tjetër është ende në kërkim. Operacioni i shpëtimit ka vazhduar që nga mesdita dhe disa të lënduar u nxorën në orët e para.Ekipe shtesë zjarrfikëse, policore dhe të shërbimeve të emergjencës (AFAD) nga pjesë…
E ardhmja e Enzo Fernandez te Chelsea mund të jetë në dyshim këtë verë, por Paris Saint-Germain nuk do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, sipas Fabrizio Romanos.Gazetari italian raporton se gjiganti francez është i kënaqur me opsionet e mesfushës, andaj edhe nuk po e konsideron një afrim të argjentinasit.“Paris Saint-Germain janë të kënaqur me opsionet aktuale në mesfushë, pasi në janar shtuan në skuadër edhe Dro Fernandez”. “Për momentin, ata nuk po punojnë për një marrëveshje për Enzo Fernandez”, tha Romano në kanalin e tij në YouTube.Romano konfirmoi gjithashtu raportimin e mëhershëm se mesfushori argjentinas dëshiron të nënshkruajë…
Kim Kardashian ka përjetuar një moment të sikletshëm gjatë rrugës për në festën e Vanity Fair pas Oscars, kur u rrëzua teksa ecte me taka shumë të larta.Ylli 45-vjeçar, i veshur me një fustan të artë Gucci, humbi ekuilibrin për shkak të këpucëve me taka ekstreme dhe shtrembëroi kyçin e këmbës. Gjatë rënies, ajo u mbështet te një kalimtare, duke kërkuar menjëherë falje, shkruan DailyMail. “Ahhh më fal, kyçin tim të këmbës! Më fal!”, dëgjohet të thotë ajo në video.Kim u ndihmua menjëherë nga ekipi i saj për t’u ngritur, ndërsa më pas pranoi: “Jam nervoze për tapetin”. Në një…
Instruktorët e fitnesit theksojnë se yndyra në bark nuk largohet me qindra ushtrime klasike për barkun, por me ushtrime të zgjedhura mirë që aktivizojnë muskulin e duhurHarrojini ushtrimet klasike për barkun. Sipas trajnerëve të jogës dhe pilatesit, shumë më efektive janë ushtrimet që aktivizojnë muskujt e thellë të barkut, sepse ata e tërheqin barkun brenda dhe i japin një pamje më të sheshtë.Shumë njerëz ushtrojnë rregullisht, por barku mbetet i njëjtë, arsyeja është se bëjnë ushtrimet e gabuara. Sekreti nuk qëndron te numri i përsëritjeve, por te aktivizimi i saktë i muskujve, sidomos i muskulit transversal të barkut, i cili…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në televizionin Kanal 5 foli rreth vizitës së tij në Uashington dhe takimeve në Bankën Botërore dhe Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Nikolloski vuri në dukje se mori pjesë në konferencën vjetore të Bankës Botërore, ku mbajti një fjalim së bashku me Komisionerin Evropian për Transportin, si dhe në një takim ministror me përfaqësues nga vendet më të mëdha në botë, ku fokusi i takimeve ishte lëvizshmëria dhe transporti.”Unë isha i ftuar atje në konferencën vjetore të Bankës Botërore, ku mbajta një fjalim së bashku me Komisionerin e BE-së për Transportin. Kishte përfaqësues…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i kanë dërguar mesazhe urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas rizgjedhjes së tij në këtë post, duke riafirmuar njëkohësisht mbështetjen për integrimin evropian të vendit dhe dialogun me Serbinë.Në letrën e tij, Macron e përgëzon Kurtin për vazhdimin e mandatit.“Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për rizgjedhjen tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Macron dërguar Kurtit në muajin shkurt. Ai thekson se Franca do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në proceset kyçe ndërkombëtare, veçanërisht në dialogun për normalizimin e…
Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.Armët bërthamore, raketat balistike dhe avionët luftarakë transformuan mënyrën e konceptimit të fuqisë në vitet që pasuan.Sot, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze.Ky vend – partner i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – bleu raketa balistike supersonike nga Kina për forcën e tij ajrore. Kështu, u bë fuqia e parë në Evropë e pajisur me raketat ajër-tokë CM-400AKG, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.“E kemi…
Trajneri Steven Gerrard beson se Arne Slot duhej ta rotaciononte më shumë formacionin e Liverpoolit para ndeshjes së Ligës Premier kundër Brightonit.Pothuajse të gjithë lojtarët e fushës që trajneri zgjodhi kishin startuar edhe ndaj Galatasarayt disa ditë më parë dhe Gerrard argumenton se “Reds” nuk kishin energjinë e nevojshme për të bërë një paraqitje të mirë.“Këtë e kemi parë disa herë këtë sezon, ku ata japin shumë mund, luajnë shumë mirë në skenën e Ligës së Kampionëve”.“E gjithë emocioni, energjia dhe intensiteti që duhet të vendosësh në ato ndeshje për të fituar ose për të marrë rezultat, po ndikon shumë…
Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt të grupit Pussycat Dolls janë shfaqur elegante dhe në humor të mirë gjatë një daljeje në New York, teksa vazhdojnë promovimin e turneut të ribashkimit.Treshja tërhoqi vëmendjen me paraqitjet e tyre stil, ndërsa pozuan për foto në rrugët e qytetit. Ky rikthim vjen pas 16 vitesh nga ndarja e grupit, me një turne të madh ndërkombëtar dhe një projekt të ri muzikor, shkruan DailyMail. Megjithatë, jo të gjitha anëtaret janë pjesë e këtij rikthimi. Ish-anëtaret Carmit Bachar, Jessica Sutta dhe Melody Thornton nuk i janë bashkuar turneut, ndërsa disa prej tyre kanë shprehur…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari