Author: korrektpress

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të aksidentit të rëndë në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, ku si pasojë, dy të rinj kanë humbur jetën.Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:53. “Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre”, thuhet në njoftim.Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në…

Read More

Tifozët e Ligës Premier do të mund të dëgjojnë për herë të parë live bisedat mes gjyqtarëve dhe lojtarëve gjatë ndeshjeve, duke u bazuar në teknologjinë “Ref Cam” të përdorur sezonin e kaluar, raporton The Times. Ky zhvillim shënon një tjetër hap drejt rritjes së transparencës në gjykimin e ndeshjeve.Fragmente të përzgjedhura të bisedave do të transmetohen pak çaste pas incidenteve kryesore në një ose dy ndeshje me “Ref Cam” për çdo xhiro. Megjithatë, zbatimi i kësaj risie nuk do të nisë gjatë javëve të para të sezonit. Në mënyrë të rëndësishme, bisedat që lidhen me rishikimet e VAR-it do…

Read More

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me kompaninë e angazhuar për menaxhimin e parkingut në Bulevardin “Ismail Raka”.Sipas njoftimit të komunës, vendimi është marrë për shkak të, siç thuhet, “papërgjegjësisë dhe mospërmbushjes së obligimeve kontraktuale”, përkatësisht moskryerjes së pagesave për shfrytëzimin dhe menaxhimin e kësaj hapësire publike.Komuna ka bërë të ditur se deri në një njoftim të radhës, parkingu në Bulevardin “Ismail Raka” do të jetë pa pagesë.“Për çdo ndryshim eventual, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut. /Telegrafi/

Read More

“Revolucioni” i Enzo Marescas te Manchester City duket se do të vazhdojë, pasi është bërë e ditur se kanë nisur bisedimet për një tjetër largim.Ka qenë një verë e ndryshimeve të mëdha te City, me Marescan që zëvendësoi trajnerin më të suksesshëm në historinë e klubit, Pep Guardiolan, pas përfundimit të aventurës së tij 10-vjeçare në “Etihad Stadium”.City humbi gjithashtu dy legjenda të klubit, Bernardo Silvan dhe John Stones, të cilët iu bashkuan respektivisht Real Madridit dhe Interit pas përfundimit të kontratave të tyre.Tijjani Reijnders po largohet drejt Al Qadsiah në Arabinë Saudite për rreth 60.8 milionë euro, vetëm pas…

Read More

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë lënduar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin…

Read More

Hilary Duff ka reaguar me shumë emocion ndaj lajmit për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, duke ndarë një mesazh prekës në Instagram dy ditë pas ndarjes së saj nga jeta.Duff e nisi mesazhin duke e quajtur Hayden “të ëmbël” dhe tha se e kishte pasur shumë të vështirë ta dëgjonte këtë lajm. Edhe pse me kalimin e viteve ato kishin humbur kontaktin, Hilary shtoi se do ta kujtonte gjithmonë si një person jashtëzakonisht punëtore, plot energji dhe me një buzëqeshje të bukur. View this post on Instagram A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)Ajo kujtoi gjithashtu periudhën kur të dyja…

Read More

Trajneri Jose Mourinho foli për incidentin kontrovers midis Vinicius Junior dhe Gianluca Prestianni në Ligën e Kampionëve edicionin e fundit.Përplasja, e cila ngriti shqetësime në të gjithë komunitetin e futbollit, u përshkrua si një situatë delikate për trajnerin portugez duke pasur parasysh pozicionin e tij.Larg nga shmangia e polemikave gjatë intervistës së tij ekskluzive në El Chiringuito TV, Mourinho ishte i qartë në shprehjen e mbështetjes së tij të pakushtëzuar për sulmuesin e Real Madridit. UEFA konfirmon pezullimin prej shumë ndeshjeve për Prestiannin pas incidentit racist me Viniciusin “Për mua, është shumë e thjeshtë. Vini e di se në anën…

Read More

Dy raste të spiunazhit në Kosovë tregojnë interesimin e Agjencisë së Informacionit të Sigurisë së Serbisë (BIA) për persona të lidhur me qarqe radikale islamiste – nga mbledhja e informacioneve deri te, sipas Prokurorisë së Kosovës, identifikimi i personave që mund të shërbenin si objektiva për kontaktim dhe rekrutim.Ndërsa ekspertët thonë se aktivitete të tilla mund të kenë qëllime të sigurisë dhe kundërterrorizmit, ata paralajmërojnë se mund të jenë gjithashtu pjesë e një strategjie më të gjerë të Beogradit për krijimin e rrjeteve të inteligjencës dhe zgjerimin e ndikimit politik në Kosovë, shkruan Evropa e Lirë.Autoritetet e Kosovës e arrestuan…

Read More

Filmi kosovar “Dua” ka shënuar premierën e tij rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kinematografike në rajon.Filmi është shfaqur në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, si pjesë e programit garues në kategorinë “Narrative Feature Film”.Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila ka njoftuar se “Dua” është pritur në një prej festivaleve më prestigjioze të filmit në rajon.Me regji të Blerta Bashollit, filmi është prodhim i Ikonë Studio, ndërsa në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.Pjesëmarrja në garën…

Read More