Author: korrektpress

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka emëruar Bajram Kafexhollin ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë.Sipas njoftimit, ky emërim vjen në kuadër të përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e reformave në këtë dikaster.“Ky emërim vjen në funksion të ndryshimeve që po bëjmë dhe të forcimit të kapaciteteve të Ministrisë me qëllim të rritjes së efikasitetit për të avancuar prioritetet tona. Ne jemi të përkushtuar për reforma të vazhdueshme në kthimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e mjedisit”, ka deklaruar ministrja Pacolli.Në fund, ajo i ka uruar detyrën e re Kafexhollit, duke i dëshiruar suksese…

Read More

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e akuzuar për përjashtim të qëllimshëm të tifozëve më të zjarrtë nga stadiumi.Sipas tyre, biletat nuk po shpërndahen mbi bazën e meritës, por përmes lidhjeve dhe interesave, ndërsa ngrenë dyshime edhe për mënyrën se si agjenci turistike kanë siguruar bileta për ndeshjen në Varshavë.Ata e lidhin këtë situatë edhe me qëndrimin e tyre kundër organizimit të Euro 2027 me Serbinë, duke e cilësuar si arsye të përjashtimit.Në fund, theksojnë se mungesa e tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në atmosferë, por pavarësisht gjithçkaje, mbështetja për Kombëtaren mbetet e…

Read More

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV), ka kundërshtuar vendimin e Presidentes për ta referuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).Sipas DnV-së, ky veprim rrezikon të vonojë kompletimin e këtij institucioni në një moment kur funksionaliteti i tij është thelbësor për integritetin e proceseve zgjedhore.Në reagim thuhet se përbërja e KQZ-së është e përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe ligj, përmes një modeli strikt të përfaqësimit që nuk lidhet drejtpërdrejt me rezultatin zgjedhor apo peshën politike të subjekteve.“Ky model nuk lidhet drejtpërdrejtë me rezultatin zgjedhor apo peshën politike të…

Read More

Gjykata Supreme e Kosovës, në çështjen juridike të konfliktit administrativ me numër P.A.nr.1/2026, ka marrë aktgjykim me të cilin aprovon si të bazuar kërkesëpadinë e paditësit Sh.S., kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) – Departamenti i Pensioneve.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragrafin 5 të nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2015 (MPMS), i cili rregullon kategorizimin e shfrytëzuesve të pensionit kontribut-pagues sipas strukturës kualifikuese dhe kohëzgjatjes së pagesës së kontributeve.”Gjykata vlerëson se dispozita e kontestuar, e cila kërkonte që dëshmitë për kualifikim…

Read More

Ndërmarrja Publike KRM “Pastrimi” ka njoftuar se ka realizuar largimin e mbeturinave vëllimore dhe inerte në rrugën “Sami Frashëri” në Prishtinë, në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen e pastërtisë në hapësirat publike.Përmes një njoftimi, kjo ndërmarrje u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në menaxhimin e mbeturinave vëllimore, si mobilje apo pajisje shtëpiake, duke mos i hedhur ato pranë kontejnerëve të lagjeve.“Të gjithë ju që nuk jeni të sigurt se ku duhet t’i hidhni mbeturinat vëllimore, ju lutemi që të kontaktoni shërbimet përkatëse për largimin e tyre në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftim.Sipas KRM “Pastrimi”, qytetarët mund…

Read More

“Në Maqedoni, qytetarët kanë qëndrim të qartë, rreth 80 përqind nuk duan që Kushtetuta të ndryshohet, por pothuajse 70 përqind janë pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo krijon një dilemë të vështirë për politikanët, si ta pajtojnë vullnetin e popullit me detyrimet ndërkombëtare”, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në ligjëratën me temën “Mbi paradokset e integrimit evropian të Maqedonisë” në Fakultetin Juridik në Zagreb.Ajo theksoi se historia tregon se vendi di të ndërmarrë hapa të vështirë, por të rëndësishëm dhe se Maqedonia është i vetmi vend që ka ndryshuar emrin e saj.Presidentja, siç njofton AIM, theksoi se në marrëdhëniet diplomatike shpesh…

Read More

Kombëtarja e Kosovës ka zbarkuar sot (e mërkurë) në Bratislavë, aty ku të enjten do të ndeshet me Sllovakinë në kuadër të ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. ‘Dardanët’ kanë udhëtuar me dy mungesa tejet të rëndësishme siç janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu. Ekipi kombëtar nuk do të kryejë stërvitjen përfundimtare gjatë ditës së sotme dhe këtë do ta bëjnë si zakonisht nesër në mëngjes.Konferenca për shtyp e përzgjedhësit Franco Foda do të mbahet në pasdite, ndërsa Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për çdo lajm në kohë reale.Ekipi i Telegrafit ndodhet në…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njofton se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026.Takimi Poloni – Shqipëri do të luhet më 26 mars, e mërkurë, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.Në këtë ndeshje, interesimi është shumë i madh, sidomos nga tifozët shqiptarë, të cilët kanë blerë të gjitha biletat. “Federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, për ndeshjen…

Read More

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 po hyn në fazën më dinamike, ndërsa afati ligjor për përmbylljen e tij, 31 marsi 2026, po afrohet.Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Siç thuhet në njoftim sipas të dhënave të përditësuara deri më 25 mars 2026 (mesditë), gjithsej 4860 zyrtarë publikë apo 46.94% e kanë përfunduar tashmë deklarimin e pasurisë. “Njëkohësisht 2088 zyrtarë (20.17%) janë aktualisht në proces të plotësimit të deklaratave të tyre, çka tregon një angazhim të shtuar në ditët e fundit të afatit. Ndërsa…

Read More

Ylli i muzikës amerikane Jennifer Lopez ftoi një fans në skenë në një koncert në Los Vegas. Reagimi i saj kur ai i tha se emri i tij ishte Ben i bëri të gjithë të qeshnin.”Si quhesh?” e pyeti ajo, të cilit ai iu përgjigj, “Ben.” Ajo tha, “Ben? Ëëë. Eja këtu”, dhe shpërtheu në të qeshura. Ajo i mori dorën dhe e çoi prapa skenës. Klipi tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të mediave sociale.“Ajo është një mbretëreshë”, “Ky reagim nuk na habit aspak”, “Për të, vetëm Beni hyn në lojë”, janë disa nga komentet. – YouTube youtube.com Jennifer Lopez dhe…

Read More