- Milani planifikon transferimin e Endrickut në një marrëveshje të ngjashme me Nico Paz
- Dënohet me 10 vjet burg, i riu zviceran shpërthen në lot në sallën e gjyqit
- “Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në disa institucione shtetërore
- Mickoski: Identitetin tim nuk e ka krijuar Jugosllavia
- Parregullsi në plombimin e maunes në Vërmicë, shoferi gjobitet me 500 euro
- Nis zbatimi – Instituti IETL dhe Telegrafi.com nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projektin “Media Bridge Hub”
- Ia grabiti çantën ku kishte telefonin dhe 480 euro, viktima në Pejë pranon tretman mjekësor
- Arrestohen dy persona në Vërmicë, dyshohet për kalim të paautorizuar të kufirit
Author: korrektpress
Klubet rivale të Manchester City po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të ashpra ligjore, pasi klubi anglez u shpall fajtor për shkelje financiare, ka raportuar gazetari i njohur David Ornstein.Sipas Ornstein, disa prej klubeve të Ligës Premier ndihen të dëmtuara drejtpërdrejt nga përfitimi financiar që City dyshohet se ka pasur ndër vite dhe tashmë kërkojnë pasoja të rënda ndaj klubit.“Shumë prej klubeve janë jashtëzakonisht të zemëruara, sepse ndihen se kanë qenë viktima. Ata duan dëmshpërblim, hakmarrje, përmes veprimeve të mundshme ligjore”, deklaroi Ornstein për “Viaplay Fotball”. Drejtuesit e klubeve rivale besojnë se avantazhi i padrejtë financiar i Manchester Cityt…
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.Gonxhja e cilëson vallen si një prej shprehjeve më të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një simbol të identitetit çam.E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, vallja karakterizohet nga lëvizje të fuqishme dhe elegante, përmes të cilave përcillen vlera si trimëria, sakrifica, solidariteti dhe shpirti i lirë.Sipas ministrit, përfshirja në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale përbën një hap të rëndësishëm për ruajtjen dhe përcjelljen ndër breza të kësaj…
80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zviceraneMbi 80% e personave të dënuar për vjedhje në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane.Kjo del nga statistikat e fundit të dënimeve penale në vend.Sipas të dhënave, në vitin 2025 në Zvicër u dënuan 7,956 persona për vjedhje, ndërsa vetëm rreth 1,500 prej tyre ishin shtetas zviceranë, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.Pjesa tjetër ishin kryesisht shtetas të huaj ose persona që nuk bëjnë pjesë në popullsinë e përhershme të vendit.Ndër shtetësitë e huaja, në statistika bien në sy veçanërisht shtetasit nga Algjeria dhe Rumania.Ekspertët theksojnë se shifrat duhet të interpretohen duke marrë parasysh edhe…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka mirëpritur legjendën e Prishtinës, Xhevdet Muriqin.Kurti ka kujtuar kohën kur e përcillte nga afër Muriqin ose nga radiot e televizori, ndërsa tregoi se diskutuan edhe për emrat si Fadil Vokrri, Kujtim Shala e trajneri Qiro Bllazhevic.“Dje prita në zyrë Xhevdet Muriqin, futbollistin e brezit të artë të Prishtinës së viteve të 80-ta. Pas 28 vjet jetë e punë në Kroaci dhe 12 të tjera në Gjermani, Xhevdet Muriqi është rikthyer vjet për të jetuar në Kosovë. Biseda jonë e përzemërt na ktheu te ndeshjet dhe emocionet e asaj kohe. Te stadiumi i mbushur…
Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin, ndërsa drejtuesit e “Djajve të Kuq” po përpiqen të shmangin një gabim të rëndësishëm në negociatat për të ardhmen e tij.Fernandes ishte lidhur fuqishëm me një largim nga Old Trafford gjatë verës, me Galatasarayn dhe disa klube të tjera që ishin të gatshme të bënin një ofertë të madhe për 32-vjeçarin.Megjithatë, ylli portugez këmbënguli të qëndronte në Manchester, gjashtë vjet e gjysmë pasi iu bashkua klubit nga Sporting Lisbona. Tani, Unitedi po punon për t’ia siguruar një të ardhme afatgjatë kapitenit të…
Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodríguez e kanë zgjeruar koleksionin e tyre të pronave luksoze me dy vila në një ishull ekskluziv në Detin e Kuq. Këto janë prona brenda kompleksit Nujuma, Ritz-Carlton Reserve, në Arabinë Saudite, ku çifti mund të shijojë privatësi pothuajse të plotë, larg syve kureshtarë.E veçanta e këtij vendi është se nuk mund të arrihet me makinë. Ishulli është rreth 26 kilometra larg kontinentit dhe hyrja është e mundur vetëm me anije ose hidroplan të marrë me qira.Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila me madhësi të ndryshme. Më e madhja ka tre dhoma gjumi…
Kantoni i Fribourg-ut ka miratuar ligjin e tij të parë mbi gjuhët zyrtare dhe promovimin e dygjuhësisë (LLOPB), pas një votimi në Parlament të enjten.Në qendër të ligjit është përcaktimi i kushteve sipas të cilave një komunë mund të caktojë gjuhën ose gjuhët e saj zyrtare.Ligji u miratua me 79 vota pro, 19 kundër dhe pesë abstenime, pas tri ditësh debatesh intensive gjatë muajve shtator dhe tetor, raportpn arcinfo, transmeton Telegrafi.Sipas tekstit të miratuar, një komunë që ka një pakicë të konsiderueshme gjuhësore indigjene, e cila përbën të paktën 10 për qind të popullsisë për një periudhë prej së paku…
Mësimdhënësit dhe shkollat më të suksesshme, pas trajnimit 9-nëntëmujor për inteligjencën artificiale, morën certifikata. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i realizoi trajnimet në bashkëpunim me Brainster Next.”Ju përgëzoj për përkushtimin dhe angazhimin tuaj për të mësuar diçka të re dhe për t’ua përcjellë atë njohuri nxënësve tuaj. Për t’i ndihmuar ata ta përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të drejtë, të përgjegjshme dhe për qëllime të duhura. Ndërsa dhjetë prej jush shkuan edhe një hap më tej dhe sot janë ambasadorët tanë të arsimit për inteligjencën artificiale“, tha ministrja Vesna Janevska gjatë ndarjes së mirënjohjeve.Duke theksuar se inteligjenca artificiale hap mundësi…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e gjashtë, e cila është mbajtur në format elektronik.Sipas njoftimit për media, ë kuadër të kësaj mbledhjeje Qeveria ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave që të nënshkruajë Marrëveshjen e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI).“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari