Author: korrektpress

Maqedonia mori 8.2 milionë euro nga BE-ja për zbatimin e Programit Erasmus në vitin 2026 për zbatimin e programit ERASMUS+ të Komisionit Evropian, dedikuar arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, Maqedonia këtë vit mori buxhetin më të madh që nga pjesëmarrja e saj si vend pjesëmarrës në program, njoftojnë nga Ministria e Arsimit të RMV-së.”Me rreth 8,2 milionë euro do të financohen projekte të përbashkëta të institucioneve arsimore maqedonase, institucioneve dhe organizatave civileme partnerë nga vendet e BE-së, si dhe vizita të shkurtra kërkimore dhe studimore.Mundësitë për rrjetëzim, fushat prioritare, procedura për përgatitjen e projekteve dhe afatet për aplikim u…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, është intervistuar në lidhje me një rast që është në trajtim nga prokuroria.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta. Vitia pranon që është intervistuar nga Prokuroria Speciale, nuk jep detaje Sipas tij, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajnë më shumë informacione.“Arben Vitia, me autorizim të Prokurorisë Speciale është intervistuar lidhur me një rast që kjo prokurori e ka në trajtim. Me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë…

Read More

Kur bëhet fjalë për dashurinë, të gjithë kemi mangësi – a e dini cila është e juaja, sipas horoskopit?Në kërkim të lidhjes ideale shpesh harrojmë se askush nuk është i përsosur, as ne. Astrologjia thotë se çdo shenjë mbart virtytet e saj, por edhe dobësitë që në dashuri dalin lehtë në sipërfaqe. Të njohësh tiparin tënd “toksik” nuk është shenjë dobësie, por hapi i parë drejt një marrëdhënieje më të shëndetshme dhe më të lumtur.DashiVirtyti më i madh i Dashit, pasioni, shpesh është edhe mangësia e tij më e madhe. Natyra e zjarrtë dhe padurimi rrëshqasin lehtë në impulsivitet dhe…

Read More

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri Burim Shala, kryeshef i kompanisë së pastrimit “Ekoregjioni”, në Prizren.Sipas një njoftimi bëhet e ditur se i pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”B.Sh., është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, Betimi për Drejtësi raporton…

Read More

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona duket gjithnjë e më e pasigurt. Bashkëshortja e tij, Anna Lewandowska, ka lënë të kuptohet se ky sezon mund të jetë i fundit i sulmuesit polak me fanellën blaugrana, edhe pse vetë lojtari ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën.Me 12 gola dhe tri asistime në 25 ndeshje zyrtare këtë sezon, Lewandowski vazhdon të jetë një lojtar i vlefshëm për Barcelonën. Pavarësisht se po i afrohet moshës 38-vjeçare, ai ruan një formë fizike të shkëlqyer dhe instinktin e tij karakteristik për golin.Megjithatë, vazhdimësia e tij në “Camp Nou” duket e…

Read More

Real Madrid pritet të nisë një epokë të re këtë verë, pasi parashikohet që një trajner i ri të emërohet për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan. Njëkohësisht, priten lëvizje të rëndësishme edhe në skuadrën e parë, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Klubi madrilen planifikon transferimin e një qendërmbrojtësi dhe një mesfushori, por nuk përjashtohen as një ose dy shitje të mëdha. Emra si Rodrygo Goes dhe Arda Guler vazhdojnë të lidhen me një transferim të mundshëm në Ligën Premier, ndërsa një tjetër lojtar që mund të përfundojë në Angli në fund të verës është Eduardo Camavinga. Mesfushori francez, i…

Read More

Një incident i pazakontë ndodhi në një piceri në New York të SHBA-së, ku tre vajza dhe dy djem, të gjithë adoleshentë, planifikuan të sulmonin një vajzë 16-vjeçare dhe të filmonin gjithçka. Sulmuesit hynë papritur në lokalin ku Grace punonte e vetme, duke menduar se sulmi do të ishte i lehtë dhe do t’u sillte “fame” në rrjetet sociale, raportojnë mediat.Megjithatë, Grace kishte një befasi për ta. Ajo, e trajnuar si atlet, reagoi shpejt dhe me aftësi të larta fizike, duke i mposhtur të gjithë brenda pak minutash. Sulmuesit dolën nga incidenti me mavijosje të shumta, ndërsa një nga vajzat…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), në Republikën e Maqedonisë së Veriut është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e dhenve dhe dhive në zonën MKD – Lipkovo.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, ndalohet importi i kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive, si dhe i nënprodukteve të tyre (lëkura dhe leshi), përfshirë edhe produktet me origjinë nga këto kafshë që nuk janë të trajtuara termikisht ose që kanë origjinë…

Read More

Kylie Jenner ka bërë një paraqitje të rrallë publike pa partnerin e saj, Timothee Chalamet, teksa u shfaq në premierën e filmit “The Moment” në Los Angeles, në krah të këngëtares Charli XCX.Manjatja 28-vjeçare e grimit debuton në aktrim në këtë projekt, i cili përshkruhet si një mockumentary rreth një periudhe kyçe të karrierës së Charli XCX. Ndërkohë, Chalamet ndodhej në New York, ku po promovonte filmin “Marty Supreme”, rol që i ka siguruar një nominim për Oscar, shkruan DailyMail. Në tapetin e kuq jashtë Teatrit të Arteve të Bukura, Kylie u shfaq me një veshje elegante që vinte në…

Read More

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka përmbyllur procesin e monitorimit të ofruesve të shërbimeve mediale audiovizuale (OSHMA) të cilat kanë mbuluar fushatën e Zgjedhjeve të Parakohshme 2025.Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se monitorimi ka pasur për qëllim vlerësimin e performancës së OSHMA-ve në pajtim me Kreun VIII “Mediat gjatë fushatës së zgjedhjeve” të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregulloren KPM-2024/03 për Obligimet e Ofruesve të Shërbimeve Mediale gjatë Fushatës Zgjedhore.”Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën më 28 dhjetor 2025, ndërsa fushata zgjedhore zgjati nga data 17 deri më 28 dhjetor 2025 (ora 07:00), para…

Read More