- Filipçe: Me rritjen e çmimeve, as 600 euro nuk janë të mjaftueshme për të kapërcyer krizën
- Punëtori lëndohet në vendin e punës në Han të Elezit, rasti nën hetim
- Fushë Kosovë-Podujevë, Prishtinë – Mitrovicë, si i ndoqi Policia të dyshuarit? “Delivery” vë në pranga katër persona për drogë, i pesti për krime kibernetike
- Brendi i njohur Mango Man, hap dyqanin e parë në Kosovë, ekskluzivisht në Albi Mall
- Dita e ndeshjes: Shqipëria në mision historik në Poloni
- Arrestohet një person në Graçanicë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
- Plani Zhvillimor i Prishtinës, Rama thotë se do të dalë në konsultim publik
- Kuzmanovska nga MPJ: Vendimet tona duhet të jenë krah për krah me BE-në
Author: korrektpress
Sarah Jessica Parker, e lindur më 25 mars, është aktore dhe producente amerikane me një karrierë që zgjat mbi pesë dekada në film, televizion dhe teatër. Ajo u bë e njohur globalisht për rolin e Carrie Bradshaw në serialin “Sex and the City”, që e shndërroi në një nga figurat më të njohura të kulturës pop televizive. Për këtë rol, Parker fitoi dy Emmy, katër Golden Globe dhe tre Screen Actors Guild Awards dhe u përfshi në listën e ‘100 njerëzve më me ndikim të botës’ nga revista Time në 2022. Sarah Jessica ParkerAjo filloi të luante që në moshë…
Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka nisur një plan operativ të gjerë për kontrollin e motoçikletave, trotinetëve dhe mjeteve të tjera motorike që qarkullojnë në kundërshtim me ligjin, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.Aksioni po zbatohet nga Njësitë e Trafikut Rajonal dhe patrullat policore, me mbështetjen e Njësisë për Reagim të Shpejtë, dhe përfshin të gjitha komunat e këtij rajoni.Sipas policisë, ky plan synon “parandalimin dhe reduktimin e aksidenteve në trafik, përfshirë ato me pasoja fatale”, si dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.Gjatë dy ditëve të fundit, si rezultat i kontrolleve intensive, janë…
Jan Virgili po spikat në La Liga me Mallorcan dhe ka rikthyer interesin e Barcelonës, që po shqyrton seriozisht mundësinë për ta rikthyer në radhët e veta pas largimit të tij vetëm pak muaj më parë. Sulmuesi anësor 19-vjeçar ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të sezonit, duke u konsoliduar si titullar në ekipin nga ishujt Baleare falë shpejtësisë, guximit në duele një për një dhe aftësisë për të krijuar rrezik konstant. Pavarësisht moshës së re, ai ka treguar pjekuri të lartë në lojë dhe ka marrë përgjegjësi të rëndësishme në fushë, duke u shndërruar në një nga…
Kryetari i Mitrovicës ka njoftuar se autoritetet komunale kanë nisur aksionin për largimin e tabelave reklamuese dhe billboardëve të vendosur pa leje në hapësirat publike.Përmes një reagimi publik, ai ka theksuar se qëllimi i këtij veprimi është vendosja e rendit dhe respektimi i ligjit në qytet.“Të gjithë duhet të mësohemi që Mitrovicën ta bëjmë qytet normal ku sundon rregulli, rendi dhe ligji”, ka deklaruar ai.Sipas tij, billboardët që janë vendosur në mënyrë kundërligjshme po largohen nga autoritetet komunale, ndërsa ka bërë të ditur edhe një përjashtim të vetëm.“Si kryetar, u kam rekomanduar që të ketë përjashtim vetëm billbordi i vendosur…
Klinika e Onkologjisë ka bërë të ditur se numri i rasteve me sëmundje malinje në vend mbetet relativisht i qëndrueshëm ndër vite.Sipas njoftimit, në Kosovë regjistrohen mesatarisht rreth 2100 raste të reja në vit, një shifër që konsiderohet e menaxhueshme në baza mujore nga institucionet shëndetësore.Vetëm gjatë periudhës janar – 20 mars 2026, në këtë klinikë janë pranuar dhe trajtuar për herë të parë rreth 500 pacientë, të cilët kanë kaluar nëpër të gjitha fazat e ekzaminimit, diagnostikimit dhe trajtimit.“Këto të dhëna tregojnë një situatë të qëndrueshme dhe të monitoruar me kujdes nga profesionistët shëndetësorë”, thuhet në njoftim, duke shtuar…
Sony i befasoi të gjithë kur u fut në skenën e makinave në CES 2020 me një limuzinë elektrike, e ndjekur një vit më vonë nga një SUV.Gjiganti i teknologjisë u bashkua me Honda-n në vitin 2022, duke krijuar sipërmarrjen e përbashkët Sony Honda Mobility (SHM) për t’i sjellë këto koncepte në prodhim. Megjithatë, kjo nuk po ndodh më, pasi as limuzina dhe as SUV nuk do të dalin kurrë në shitje, transmeton Telegrafi.Zhvillimi i të dy automjeteve ka marrë një fund të papritur, megjithëse vendimi nuk është krejtësisht befasues. Në fillim të këtij muaji, Honda anuloi dy nga EV-të…
Më 24 mars 2026 është themeluar zyrtarisht Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS), një organizatë e re që synon të bashkojë profesionistë dhe kompani të dëshmuara nga Kosova dhe diaspora, në një kohë kur strukturat e mëparshme janë përballur me akuza serioze për keqmenaxhim dhe shkelje ligjore. Që në ditët e para, KGS ka shënuar një mobilizim të shpejtë: brenda katër ditësh ka arritur të mbledhë 45 anëtarë, ndërsa në Kuvendin themelues kanë marrë pjesë 30 prej tyre. Strukturat drejtuese janë zgjedhur me votim unanim, duke reflektuar një konsensus të plotë mes themeluesve.Shkëlzen Jusaj (Petrol Company) – President i organizatës dhe…
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, pas një hulumtimi për energjinë elektrike në Prishtinë dhe Ferizaj tha se 87 përqind e njehsorëve elektrik nuk përkojnë me kohën reale dhe me të shtrenjtën.Në një konferencë për media, Azemi tha se qytetarët e Kosovës janë mashtruar nga ZRRE-ja për konsum të energjisë në mbrëmje, kinse kursehet energji dhe para.”Nga verifikimi në terren i 884 njehsorëve, rezulton se 87% e tyre e masin kohën gabimisht, duke faturuar energjinë me tarifë të shtrenjtë edhe gjatë konsumimit në orët e natës, kur tarifa është me të lirën. Krejt kjo si…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar se ka filluar aksionin për identifikimin dhe shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve me borxhe të papaguara, tashmë edhe në Obiliq.Sipas njoftimit, aksioni synon evidentimin e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet financiare për shërbimet e ujësjellësit, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren masa konkrete.“Lusim të gjithë konsumatorët me borxhe që të kryejnë pagesat ose të paraqiten për marrëveshje pagese”, thuhet në njoftim.KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se në rast të mosshlyerjes së obligimeve, do të pasojë ndërprerja e furnizimit me ujë, si dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj konsumatorëve që nuk respektojnë detyrimet.…
Sërish alarme për bomba në Tetovë, reagojnë prindërit: Nuk është më shaka, është alarm për shoqërinë
Alarmet e rrejshme për bomba në shkollat e Tetovës ende janë aktuale dhe nxënësit thuajse për çdo ditë humbin mësimin. Gjatë ditës së sotme është reaportuar për bombë në shkollën fillore “Liria”, ndërsa mësimi nuk ka vijuar.Omer Dauti në një postim në Facebook kërkon që prindërit të zgjohen dhe të reagojnë, para se të jetë vonë për fëmijët e tyre. Ai shkruan se “kjo nuk është më shaka, por alarm për shoqërinë”.”Dje gjimnazistët u terrorizuan me alarme për bomba. Humbën ditë mësimi, humbën qetësinë. Pastaj shkolla medicinale, pastaj të tjera… dhe sot? Fëmijët e shkollës fillore “Liria”. Ky është kulmi.…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari