Author: korrektpress

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zviceraneMbi 80% e personave të dënuar për vjedhje në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane.Kjo del nga statistikat e fundit të dënimeve penale në vend.Sipas të dhënave, në vitin 2025 në Zvicër u dënuan 7,956 persona për vjedhje, ndërsa vetëm rreth 1,500 prej tyre ishin shtetas zviceranë, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.Pjesa tjetër ishin kryesisht shtetas të huaj ose persona që nuk bëjnë pjesë në popullsinë e përhershme të vendit.Ndër shtetësitë e huaja, në statistika bien në sy veçanërisht shtetasit nga Algjeria dhe Rumania.Ekspertët theksojnë se shifrat duhet të interpretohen duke marrë parasysh edhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka mirëpritur legjendën e Prishtinës, Xhevdet Muriqin.Kurti ka kujtuar kohën kur e përcillte nga afër Muriqin ose nga radiot e televizori, ndërsa tregoi se diskutuan edhe për emrat si Fadil Vokrri, Kujtim Shala e trajneri Qiro Bllazhevic.“Dje prita në zyrë Xhevdet Muriqin, futbollistin e brezit të artë të Prishtinës së viteve të 80-ta. Pas 28 vjet jetë e punë në Kroaci dhe 12 të tjera në Gjermani, Xhevdet Muriqi është rikthyer vjet për të jetuar në Kosovë. Biseda jonë e përzemërt na ktheu te ndeshjet dhe emocionet e asaj kohe. Te stadiumi i mbushur…

Read More

Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin, ndërsa drejtuesit e “Djajve të Kuq” po përpiqen të shmangin një gabim të rëndësishëm në negociatat për të ardhmen e tij.Fernandes ishte lidhur fuqishëm me një largim nga Old Trafford gjatë verës, me Galatasarayn dhe disa klube të tjera që ishin të gatshme të bënin një ofertë të madhe për 32-vjeçarin.Megjithatë, ylli portugez këmbënguli të qëndronte në Manchester, gjashtë vjet e gjysmë pasi iu bashkua klubit nga Sporting Lisbona. Tani, Unitedi po punon për t’ia siguruar një të ardhme afatgjatë kapitenit të…

Read More

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodríguez e kanë zgjeruar koleksionin e tyre të pronave luksoze me dy vila në një ishull ekskluziv në Detin e Kuq. Këto janë prona brenda kompleksit Nujuma, Ritz-Carlton Reserve, në Arabinë Saudite, ku çifti mund të shijojë privatësi pothuajse të plotë, larg syve kureshtarë.E veçanta e këtij vendi është se nuk mund të arrihet me makinë. Ishulli është rreth 26 kilometra larg kontinentit dhe hyrja është e mundur vetëm me anije ose hidroplan të marrë me qira.Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila me madhësi të ndryshme. Më e madhja ka tre dhoma gjumi…

Read More

Kantoni i Fribourg-ut ka miratuar ligjin e tij të parë mbi gjuhët zyrtare dhe promovimin e dygjuhësisë (LLOPB), pas një votimi në Parlament të enjten.Në qendër të ligjit është përcaktimi i kushteve sipas të cilave një komunë mund të caktojë gjuhën ose gjuhët e saj zyrtare.Ligji u miratua me 79 vota pro, 19 kundër dhe pesë abstenime, pas tri ditësh debatesh intensive gjatë muajve shtator dhe tetor, raportpn arcinfo, transmeton Telegrafi.Sipas tekstit të miratuar, një komunë që ka një pakicë të konsiderueshme gjuhësore indigjene, e cila përbën të paktën 10 për qind të popullsisë për një periudhë prej së paku…

Read More

Mësimdhënësit dhe shkollat më të suksesshme, pas trajnimit 9-nëntëmujor për inteligjencën artificiale, morën certifikata. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i realizoi trajnimet në bashkëpunim me Brainster Next.”Ju përgëzoj për përkushtimin dhe angazhimin tuaj për të mësuar diçka të re dhe për t’ua përcjellë atë njohuri nxënësve tuaj. Për t’i ndihmuar ata ta përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të drejtë, të përgjegjshme dhe për qëllime të duhura. Ndërsa dhjetë prej jush shkuan edhe një hap më tej dhe sot janë ambasadorët tanë të arsimit për inteligjencën artificiale“, tha ministrja Vesna Janevska gjatë ndarjes së mirënjohjeve.Duke theksuar se inteligjenca artificiale hap mundësi…

Read More

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e gjashtë, e cila është mbajtur në format elektronik.Sipas njoftimit për media, ë kuadër të kësaj mbledhjeje Qeveria ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave që të nënshkruajë Marrëveshjen e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI).“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës…

Read More

Pas pauzës së kombëtareve, futbolli kosovar rikthehet këtë fundjavë me pesë ndeshje në kuadër të javës së tetë të Albi Mall Superligës, të cilat do të zhvillohen nga e premtja deri të dielën.Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së tetë të Albi Mall Superligës, e cila rikthehet këtë fundjavë me përballje interesante në garën për pikë të rëndësishme në kampionat.Java e tetë do të nisë të premten, më 9 tetor, me dy ndeshje. Llapi do të përballet me Ballkanin nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa Drita dhe Malisheva do…

Read More

Këtë të enjte tetë persona janë të shoqëruar nga policia në komisariatin Nr.1 pas incidenteve të regjistruara në protestën e sotme para Kuvendit.Herë pas herë ka pasur përplasje dhe shtyrje me policinë nga ana e protestuesve të PD dhe deputetëve demokratë, ndërsa efektivët kanë reaguar duke përdorur spraj me piper në drejtim të tyre.Ndërkohë edhe nga krahu tjetër i hyrjes së Parlamentit, ku gjendet një qendër tregtare ka pasur përplasje të herëpashershme me policinë në drejtim të të cilës janë hedhur tymuese. /Euronews.al/

Read More