- Filipçe: Me rritjen e çmimeve, as 600 euro nuk janë të mjaftueshme për të kapërcyer krizën
- Punëtori lëndohet në vendin e punës në Han të Elezit, rasti nën hetim
- Fushë Kosovë-Podujevë, Prishtinë – Mitrovicë, si i ndoqi Policia të dyshuarit? “Delivery” vë në pranga katër persona për drogë, i pesti për krime kibernetike
- Brendi i njohur Mango Man, hap dyqanin e parë në Kosovë, ekskluzivisht në Albi Mall
- Dita e ndeshjes: Shqipëria në mision historik në Poloni
- Arrestohet një person në Graçanicë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
- Plani Zhvillimor i Prishtinës, Rama thotë se do të dalë në konsultim publik
- Kuzmanovska nga MPJ: Vendimet tona duhet të jenë krah për krah me BE-në
Author: korrektpress
Agjenti i Xabi Alonso ka konfirmuar se Liverpooli tashmë ka bërë kontakt për të diskutuar mundësinë që ai të zëvendësojë Arne Slot. Më pak se 12 muaj pasi e udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të dytë në Ligën Premier në epokën moderne të klubit, Slot po përballet me presion serioz lidhur me të ardhmen e tij si trajner. Nën drejtimin e trajnerit holandez, kampionët në fuqi kanë humbur 10 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, për herë të parë që nga sezoni 2015/16. Në dritën e këtij sezoni zhgënjyes, është raportuar vazhdimisht se Slot mund të shkarkohet në fund të sezonit,…
Kosova ka arritur progres të konsiderueshëm në mbijetesën e fëmijëve, duke reflektuar përkushtimin e qeverisë ndaj politikave të bazuara në evidencë dhe programeve strategjike shëndetësore, sipas raportit të fundit të publikuar nga Grupi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara për Vlerësimin e Vdekshmërisë së Fëmijëve (UN IGME).Që nga viti 2015, shkalla e vdekshmërisë neonatale në Kosovë është ulur me 36%, nga 10.3 në 6.6 vdekje për 1,000 lindje të gjalla, ndërsa vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç ka rënë me 39%, nga 14.3 në 8.7 për 1,000 lindje të gjalla në vitin 2024. Ky progres është rezultat i investimeve të…
Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Juraj Çurny, ka komentuar atmosferën e pritshme në stadiumin nacional të Bratislavës për përballjen e rëndësishme mes Sllovakisë dhe Kosovës, duke theksuar se vendasit nuk presin që mysafirët të dominojnë në tribuna.Ndeshja, e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45, është pjesë e gjysmëfinales së ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 dhe pritet të sjellë një atmosferë elektrizuese në kryeqytetin sllovak.“Duke pasur parasysh që biletat janë shitur të gjitha, nuk presim që tifozët mysafirë të kenë një avantazh në tribuna”. “Ne kemi identifikuar disa qindra bileta me emra ballkanas në sektorë të ndryshëm,…
MPB njofton se dje pasdite në orën 14:50, SPB Shkup ka marrë një njoftim se në një depo pranë një fabrike në zonën e Kisella Vodës, D.D. (40) nga Shkupi, ndërsa ishte në punë, është sëmurë dhe ka ndërruar jetë.Një mjek i urgjencës ka konfirmuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune.Një ekip inspektimi nga SPB Shkupi kreu inspektimin, dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk reagon pas lajmit që u shfaq në ekran në Big Brother
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka nisur sfida e mosreagimeve për banorët, e cila do të zgjasë deri të shtunën.Ata nuk duhet të reagojnë në gjërat që shohin qoftë brenda shtëpisë, në ekran apo edhe dëgjojnë.Në ekran ndërkaq u shfaq një lajm për DJ Gimbon, por që nuk u bë asnjë reagim nga konkurrentët. Foto: Instagram”Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest? Ja çfarë ndodhi me kthimin e DJ në Kosovë”, ka qenë lajmi që u shfaq në ekran në dhomë të ndenjes.Ndonëse Selin Bollati ndodhej jashtë, ajo u thirr nga Juela Nikolli, për të parë këtë. View…
Sulmuesi Edon Zhegrova pritet të jetë nga minuta e parë në përballjen jetike ndaj Sllovakisë, kështu raporton gazeta e madhe italiane “Tuttosport”.Gazeta në fjalë ka bërë një analizë për yllin e Kosovës para kësaj ndeshje vendimtare, duke përmendur faktin se kualiteti i anësorit është tepër i rëndësishëm për “Dardanët”.Gjithnjë në bazë të raportit, Zhegrova ka gjasa reale të jetë nga minuta e parë, ndërsa ndër të tjera e cituan Franco Fodan si admiruesi më i madh i lojtarit.“Kosova mund të ketë një ndikim shërimi te Zhegrova, i cili po vëzhgohet nga afër prej Fodas, admiruesi i tij më i madh.…
Në Dragodan, një nga zonat më të njohura për banim në Prishtinë, ku qetësia dhe pamjet mbi qytet kombinohen me afërsinë me qendrën, ofrohet me qira një banesë me sipërfaqe banimi 155m² dhe tarracë prej 100m², e vendosur në kompleksin Molla, ndërtim nga BB-Home.Banesa ka orientim nga të gjitha anët, çka mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Hapësira e brendshme përfshin qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma gjumi, dy banjo dhe depo, ndërsa tarraca e madhe prej 100m² ofron një hapësirë shtesë për qëndrim dhe relaks.Ngrohja është e mundësuar me energji elektrike, ndërsa banesa është e pajisur edhe me kondicionerë, duke…
Alexander Isak ka marrë një vendim që mund të tronditë tregun e transferimeve. Sulmuesi suedez dëshiron të largohet nga Liverpool, ndërsa destinacioni i tij i preferuar është Barcelona.Sulmuesi nuk është i kënaqur me situatën e tij në “Anfield”. Pas një sezoni të paqëndrueshëm në Premier League, ai po kërkon një ndryshim që do t’i mundësonte të rikthejë rolin dhe ndikimin e tij në La Liga.Koha e Alexander Isak te Liverpool nuk ka përmbushur pritshmëritë. Klubi anglez bëri një investim të konsiderueshëm për ta transferuar, por paraqitjet e tij nuk kanë qenë të qëndrueshme.Dëmtimet kanë qenë një faktor vendimtar. Sulmuesi ka…
Rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë tashmë është kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), pasi ishte mbyllë ditë më parë si pasojë e reshjeve të borës në territorin e Mali i Zi.Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Mbetet e mbyllur për kamionë rruga Pejë–Rozhajë “Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), e cila ishte e pakalueshme si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit…
Këshilli Gjyqësor propozon Meri Dika Georgievska, gjyqtare e Gjykatës së Apelit, për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese. Në seancën e sotme, 10 anëtarë të Këshillit Gjyqësor votuan “pro”, një ishte kundër, ndërsa gjyqtarja Antoaneta Dimovska përjashtohet nga pika e rendit të ditës.Gjyqtarët, anëtarë të Këshillit Gjyqësor, të cilët mbështetën kandidaturën e Dika Georgievskës, theksuan se ajo i plotëson të gjitha kërkesat për një gjyqtare kushtetuese, se është një profesioniste që ka njohuri për gjykatat nga shkalla e parë deri në gjykatat më të larta, ka integritet personal dhe profesional, shumë vite përvojë, dhe gjithashtu ka kontribuar në zhvillimin e mendimit profesional…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari