- Bisedimet indirekte SHBA-Iran përfundojnë me “gatishmërinë për të vazhduar”
- Reagimi i Loredanës pas këngës së Mozzik “Diss”
- VLEN: BDI është autori i padrejtësisë më të madhe ndaj gjuhës shqipe
- Komuna e Obiliqit subvencionon prodhuesit e qumështit me 8 cent për litër
- Truku me dy përbërës që largon erën e keqe nga lavamani
- Në Vushtrri nisin vendosjet e tabelave të reja të sinjalizimit rrugor
- Udhëto drejt Europës me siguri – sigurohu online për vetëm 9.00€
- Carvajal ende i pavendosur për të ardhmen te Real Madridi
Author: korrektpress
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të dotir se ka arrestuar dy të dyshuar për grabitjen në një këmbimore në Pejë.Rasti kishte ndodhur më 28.01.2026, rreth orës 15:45 në rrugën “Eliot Engel” në Pejë. Policia njoftoi se menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje, ka kuptuar nga viktima e cila ka qenë në orarin e punës se dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e thikës kanë arritur t’i marrin nga viktima 1 mijë euro. Në njoftim tutje thuhet se pas një pune intensive të hetuesve të sektorit rajonal…
Elon Musk ka reaguar pas publikimit të një grupi të ri dokumentesh që lidhen me Jeffrey Epstein. Email-et e zbuluara tregojnë se Musk kishte një korrespondencë të kufizuar me pedofilin e ndjerë, duke përfshirë diskutime për një vizitë të mundshme në ishullin e Epsteinit dhe një drekë të planifikuar në shkurt të vitit 2013.Miliarderi i teknologjisë theksoi në rrjetet sociale se ai ka refuzuar ftesa për të vizituar ishullin e Epsteinit dhe për të udhëtuar me aeroplanin e njohur si “Lolita Express”. Ai shtoi se një pjesë e email-eve mund të interpretohet gabim dhe të përdoret për të dëmtuar imazhin…
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, ndodhej për një vizitë dyditore në Tiranë në maj të vitit 2012, ku në agjendë kishte takime të rëndësishme me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto.Por, teksa ishte i angazhuar me politikën e ditës në Tiranë, i kishte rënë në sy edhe një detaj tjetër: vajzat e jashtëzakonshme shqiptare.Këtë, ia përcolli edhe Jeffrey Epstein një ditë më vonë përmes një emaili, duke e njoftuar se ai kishte qenë në vendin tonë. Trump përmendet në mijëra dokumente të reja rreth Epsteinit…
Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, përfaqësues të subjekteve politike, të komunës së Prishtinës, veteranë e familjarë kanë bërë homazhe pranë përmendores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë, në përvjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të tjerë institucionalë, kryetari i AAK-së, familjarë e veteran, dhe vendosën lule të freskëta dhe theksuan rëndësinë e sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit.Presidentja Vjosa Osmani e cilësoi 31 janarin si një nga ditët më me peshë dhe më frymëzuese në historinë e Republikës së Kosovës. Ajo theksoi…
Aktorja kanadeze-amerikane Catherine O’Hara, e njohur më së miri për rolin e saj në filmin “Home Alone”, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Agjencia e saj tha se ajo vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, por detajet nuk u bënë të ditura. Aktorja kishte folur më parë për diagnozën e saj.Konkretisht, asaj iu diagnostikua situs inversus, një gjendje e rrallë kongjenitale në të cilën organet në gjoks dhe bark janë në pozicione shëmbëlltyre pasqyre në krahasim me anatominë normale.Klinika e Clevelandit deklaron se një në 10,000 njerëz ka situs inversus, dhe kjo gjendje është më e zakonshme tek burrat. Foto:…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para se të hynte në mbledhjen partisë, saktësisht në Kuvendin e punës së LDK-së tha se do të dëshironte që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me diskutime dhe debate të hapura.Abdixhiku thekoi se le të jetë kjo një standard i mirë, i mbarë jo vetëm për LDK-në, por edhe për partitë tjera. “I siguroj të gjithë anëtarësinë e LDK-së se nga kjo ditë do të dalim edhe më të unifikuar, më të fortë, edhe më të gatshëm për të ardhmen e mirë që na pret përpara”, tha ai. Abdixhiku tha…
Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani e kompletoi mbrëmë (e premte) transferimin te gjiganti turk Besiktas.Asllani u transferua në elitën e futbollit turk në formë huazimi nga Interi, pas një aventure jo aq të mirë me Torinon.Te Besiktasi, Asllani e ka gjetur edhe yllin kosovar Milot Rashica me të cilin ndau disa momente së bashku gjatë seancës së tij të parë stërvitore.Aty ra në sy edhe komunikimi i Rashicës me një zyrtar të Besiktasit, me këtë të fundit që e pyeti yllin vushtrrias se a e njeh Asllanin.“E njeh? E ke shok?”, ishte pyetja e zyrtarit të Besiktasit, teksa nuk vonoi përgjigja…
Anëtari i Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka theksuar se brenda partisë duhet të refuzohet qasja e qëndrimeve “bllanko” të degëve, duke nënvizuar se vendimmarrja u takon delegatëve individualisht.Sipas Selmanajt, dega e LDK-së në Prizren ka rreth 16 delegatë dhe secili prej tyre ka bindjen e vet personale për të vlerësuar se cila është rruga më e mirë që duhet të ndjekë LDK-ja.“Ne i kemi vlerësuar bashkë, por vendimi mbetet individual dhe unë e respektoj maksimalisht qëndrimin e secilit delegat”, ka deklaruar Selmanaj.Ai u shpreh i bindur se LDK-ja edhe në momentet e saj më delikate,…
Mercedes‑Benz ka prezantuar S‑Klasën e redizajnuar, ku interieri ka kaluar transformimin më të madh teknologjik deri tani. Kabina tradicionale me dru është zëvendësuar nga një qendër moderne me tre ekrane të mëdhenj dhe plastika “piano”, duke e kthyer makinën në një laborator të vërtetë digjital.Sistemi i avancuar MBUX tani integron ChatGPT‑4o dhe Microsoft Bing, duke mundësuar asistencë virtuale dhe funksione të zgjeruara lidhjeje. – YouTube www.youtube.com Edhe pasagjerët e ulëseve të pasme kanë përfituar: ekranet 13,1‑inch, telekomanda dhe kamerat e përmirësuara lejojnë përdorimin për takime online dhe argëtim interaktiv.Nën kapotë, modeli S 580 4MATIC me motor V8 është përmirësuar, duke…
Manchester United raportohet se ndjehet i detyruar të shesë një lojtar të papritur te Barcelona.Në javët e fundit, që nga zëvendësimi i Ruben Amorimit me Michael Carrick, United ka shfaqur një ngritje të formës.“Djajtë e Kuq” kanë mposhtur rivalët Manchester City dhe Arsenal në dy ndeshjet e fundit të Ligës Premier.Të dielën, ata do të synojnë fitoren e tretë radhazi në përballjen me Fulham në Old Trafford.Së fundmi, një raport nga mediumi spanjoll Fichajes ka lidhur një lojtar befasues të United me një kalim të mundshëm në La Liga, te Barcelona.Thuhet se trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është një admirues…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari