Author: korrektpress

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për politikat energjetike dhe mungesën e investimeve në kapacitete të reja prodhuese.Hoti ka thënë se, pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova sot po krenohet me eksportin e thëngjillit, ndërsa në anën tjetër importon energjinë elektrike të prodhuar nga ky burim.Sipas tij, kjo situatë është rezultat i mungesës së investimeve në kapacitete të reja dhe të qëndrueshme energjetike gjatë viteve të qeverisjes së LVV-së.“Pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova tash krenohet me eksportin e thëngjillit. E në anën tjetër, importon energjinë e…

Read More

Volkswagen kishte menduar se makinat elektrike duhej të kishin një dizajn më futurist, ndaj zëvendësoi shumë butona tradicionalë me sipërfaqe me prekje.Por reagimi i klientëve ishte i qartë: ata donin një makinë elektrike, jo një “anije kozmike”. Kontrollet për klimën, volumin dhe dritaret ishin më të lehta për t’u përdorur kur ishin fizike dhe mund të kontrolloheshin pa hequr sytë nga rruga.Për këtë arsye, modelet e reja si ID.3 Neo, ID. Polo dhe ID. Cross po rikthejnë butonat dhe çelësat tradicionalë. Edhe drejtuesit e Volkswagen kanë pranuar se qasja e mëparshme i shkaktoi kompanisë probleme dhe frustrim te klientët.Mësimi për…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se udhëheqësit politikë duhet të punojnë së bashku për tejkalimin e ngërçit institucional.“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi.Kjo është thirrja e dytë e ngjashme e bërë nga pala amerikane brenda…

Read More

Edhe në botën hiperbolike të futbollit, janë të paktë personazhet që mund të jenë njëkohësisht kaq tërheqës, polarizues dhe kompleksë sa José Mourinho. Anët e tij më të mira dhe më të këqija shfaqen të gjitha në një dokumentar të ri me tri pjesë të publikuar në Netflix.“Ma kujtoi se sa i mirë ka qenë”, thotë Joe Pearlman, regjisori i dokumentarit Mourinho. Edhe vetë Mourinho, besoni ose jo, duket i etur për të përcjellë të njëjtin mesazh. Në një moment të serialit ai shprehet: “Unë shikoj, ti shikon, unë shoh më shumë se ti”.Megjithatë, realizimi i dokumentarëve shpesh nënkupton t’i…

Read More

Policia ka nisur hetimet lidhur me një rast të raportuar në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka marrë djalin e tij nga kopshti dhe më pas ka dalë jashtë territorit të Kosovës, pa dijeninë e ish-bashkëshortes së tij.Sipas raportimit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se pas largimit jashtë vendit ka vazhduar ta shqetësojë ish-bashkëshorten përmes telefonit.Rasti është raportuar në Polici dhe vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente. /Telegrafi/

Read More

Kampionia e Kosovës Drita do të zhvillojë sonte (e enjte) ndeshjen e parë të play-offit për Ligën e Konferencës.Skuadra nga Gjilani do të luajë përballë klubit nga Andorra, Inter Escaldes, sfidë ku vlerësohet si favorit i padiskutueshëm.Drita është shumë afër që ta sigurojë avancimin për në fazën e ligës, andaj me patjetër duhet të marrë avantazhin në “Fadil Vokrri”.Si trajneri Ardian Nuhiu ashtu edhe sulmuesi Igball Jashari u shprehën optimist para sfidës gjatë konferencës për media.“Respekt maksimal për kundërshtarin, por objektivi dhe qëllimi i skuadrës sonë është kualifikimi në fazën e Konferencës”, deklaroi Nuhiu.“Nesër na pret një ndeshje e vështirë,…

Read More

Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka hyrë në Guinness World Records pasi arriti të shkruajë me dorë 150 fjalë në një letër të vetme ngjitëse (sticky note).Pushpajothi Ravikumar, 29 vjeç, vendosi të testojë aftësinë e saj për të shkruar në përmasa jashtëzakonisht të vogla dhe realizoi rekordin në Dubai.Ajo tregoi se që në fëmijëri ndiqte rekordet Guinness dhe ëndërronte një ditë të bëhej pjesë e tyre.Për të arritur rekordin, Ravikumar duhej të gjente mënyrën më efikase për të shfrytëzuar hapësirën e kufizuar, pa e bërë shkrimin të palexueshëm. Për këtë arsye, ajo zgjodhi kryesisht fjalë të shkurtra, shumica…

Read More

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “në BDI tashmë nuk dihet kush e udhëheq partinë”. Sipas VLEN-it, Ali Ahmeti lëshon balona provuese për tërheqje nga politika, Bujar Osmani ia ka vënë syrin karriges së kryetarit, ndërsa njerëzit e Artan Grubit çojnë selame dhe ua rikujtojnë të gjithëve se kush e bënte deri dje ligjin në parti.”Ahmeti shtiret sikur e ka situatën nën kontroll, por hesapet assesi nuk i dalin. Nëse e mbron Artanin, ia ngarkon vetes gjithë bagazhin e tij politik. Nëse ia kthen shpinën, rrezikon të hapet “kutia e zezë” dhe të tregojë kush çfarë ka…

Read More

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon me devijimin e rrjedhës së lumit Ibër në përgjigje të lëvizjeve të Prishtinës. A është retorika radikale shenjë force apo dobësie?Masat e autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetin serb në Kosovë kanë shkaktuar pakënaqësi në Beograd, dhe si një kundërpërgjigje, Aleksandar Vuçiqi përmendi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Të shohim, siç tha Vuçiq, se “çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pastaj”.Sistemi i ujit Ibër-Lepenc është me rëndësi strategjike për furnizimin e Kosovës me ujë të pijshëm dhe për prodhimin e energjisë. Prandaj, është e kuptueshme që ky mesazh kërcënues…

Read More

Së shpejti pritet të botohet romani “Inter Nos” i autores Kaltrina Maloku, një vepër që nga faqja e parë, e vendos lexuesin përballë pyetjeve mbi jetën, identitetin, kujtesën dhe përballjen me të kaluarën.“Inter Nos” vjen si një rrëfim i ndërtuar rreth botës së brendshme të një personazhi që përpiqet të kuptojë veten, zgjedhjet e saj dhe ngjarjet që kanë lënë gjurmë në jetën e saj. Përmes reflektimit dhe përballjes me të kaluarën, romani hap një udhëtim mes asaj që ka ndodhur dhe asaj që personazhi e përjeton në kujtesën dhe imagjinatën e saj.Në përshkrimin e librit thuhet:“Nuk ia kam idenë…

Read More