Author: korrektpress

Ngjarja shumë e pritur e UFC-së para Shtëpisë së Bardhë mund të ketë arritur një nivel tjetër. Sipas Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ky event i UFC-së do të përfshijë një stadium përpara Shtëpisë së Bardhë, i cili do të ketë kapacitet deri në 100,000 persona.Trump nuk dha detaje të tjera rreth strukturës së propozuar, por me më pak se pesë muaj deri në zhvillimin e eventit, ndërtimi mund të duhet të fillojë së shpejti.Të premten, Trump foli me gazetarët për të njoftuar se Washington D.C. do të presë gjithashtu një garë IndyCar në rrugët e qytetit këtë…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar mundësinë e shitjes së armëve me vlerë rreth 15,5 miliardë dollarë ndaj Izraelit dhe Arabisë Saudite.Departamenti amerikan i Shtetit ka dhënë dritën jeshile për shitje të mundshme të pajisjeve ushtarake Izraelit, me vlerë më shumë se 6,5 miliardë dollarë, përmes tre kontratave të ndara, njofton Pentagoni. Nga këto kontrata për Izraelin:• Lëvizje taktike të lehta ushtarake (Joint Light Tactical Vehicle) dhe pajisje të lidhura – rreth 1,98 miliardë dollarë.• Helikopterë sulmues AH‑64E Apache – rreth 3,8 miliardë dollarë.• Një marrëveshje tjetër ushtarake, me vlerë 740 milionë dollarë, për furnizim të sistemeve të fuqisë…

Read More

Taulant Hodaj ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor të paralajmëruar për 5 shkurt. Sipas tij, mënyra se si po organizohen këto zgjedhje e përjashton garën reale dhe bie ndesh me parimet bazë të demokracisë sportive.Hodaj bën të ditur se është kontaktuar nga klube dhe media lidhur me një kandidaturë të mundshme për kryetar të FFK-së, por thekson se një garë e tillë mund të ketë kuptim vetëm nëse zhvillohet në kushte të barabarta dhe të ligjshme. Ai nënvizon se problemi kryesor në…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një fjalim gjatë Kuvendit të punës së partisë, duke iu drejtuar delegatëve dhe duke folur për përgjegjësinë, sfidat dhe rolin e LDK-së në politikën e Kosovës.Abdixhiku tha se partia ka përgjegjësi historike dhe se është koha që të japë përgjigje edhe për vetveten.“Heshtja në jetën politike është një barrë e rëndë. Njeriu e kupton që ka momente që duhet të ndalet, jo pse është i dobët, por sepse ka përgjigje për të dhënë nga ata që e besuan. Nata e zgjedhjeve ishte një prej atyre momenteve që nuk ishte…

Read More

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit T.P., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri T.P. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1, si dhe lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti atë “nëna e të gjitha marrëveshjeve”, ndërsa kryeministri indian Narendra Modi e cilësoi si “historike”. Nëse realizohet, marrëveshja e madhe tregtare Bashkim Evropian-Indi mund të ndikojë pothuajse dy miliardë njerëz të cilët jetojnë në ekonomi që përbëjnë rreth një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto global dhe një të tretën e tregtisë botërore. Si shumica e pakteve të mëdha tregtare midis partnerëve të ndryshëm dhe me interesa konkurruese, negociatat kanë qenë të gjata dhe komplekse, duke u shtrirë ne më shumë se dy dekada. Kjo marrëveshje pritet të eliminojë…

Read More

Sot po mbahen punimet e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të vendosur lidhur me udhëheqjen e partisë pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Para delegatëve të partisë, në fjalë rasti e mbajti kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. E fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ju sjell fotografi nga punimet e Kuvendit të LDK-së. /Telegrafi/

Read More

Raportimet nga Italia pretendojnë se Milani po afron drejt një marrëveshjeje të plotë me Crystal Palace për sulmuesin qendror Jean-Philippe Mateta, por “Rossonerët” ende kanë dy pengesa për t’i kapërcyer para se të mirëpresin francezin në “San Siro”.Sipas raporteve të së premtes, Milani ka arritur një marrëveshje me Matetan, i cili po shtyn për t’u bashkuar me skuadrën e Massimiliano Allegri që në janar. Përditësimet nga Gazzetta dello Sport të shtunën në mëngjes tregojnë se Mateta është gati të firmosë një kontratë deri në vitin 2030, me pagë rreth 3.5 milionë euro në sezon.Sipas përditësimit të së shtunës, Milani po…

Read More

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski komentoi paralajmërimet për “non paper” nga eurokomisionerja Mart Kos, në lidhje me statusin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, ku parashihet edhe anëtarësim pa të drejtë vote. Ai tha se qëndrimi i qeverisë është që duhet të punojmë dhe të bëjmë gjithçka që duhet, që ta realizojmë qëllimin tonë të dytë strategjik , anëtarësimin e plotë në BE. “Nuk do të jetë lehtë, sepse qeveria e kaluar bëri komplikim të atillë me procesin eurintegrues, duke i dorëzuar të gjitha pozitat që ishin arritur paraprakisht në dekadat e fundit”, tha Mickoski. Ai tha se njëherë…

Read More

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të dotir se ka arrestuar dy të dyshuar për grabitjen në një këmbimore në Pejë.Rasti kishte ndodhur më 28.01.2026, rreth orës 15:45 në rrugën “Eliot Engel” në Pejë. Policia njoftoi se menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje, ka kuptuar nga viktima e cila ka qenë në orarin e punës se dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e thikës kanë arritur t’i marrin nga viktima 1 mijë euro. Në njoftim tutje thuhet se pas një pune intensive të hetuesve të sektorit rajonal…

Read More