- Kuvendi i RMV-së ka miratuar Ligjin për Procedurën Civile, i cili do të lejojë që seancat gjyqësore të zhvillohen me mjete elektronike
- Kuvendi i RMV-së ka miratuar Ligjin për Procedurën Civile, i cili do të lejojë që seancat gjyqësore të zhvillohen me mjete elektronike
- Gjermania zyrtarizon largimin e Nagelsmannit dhe konfirmon dëshirën për emërimin e Kloppit
- Disa zakone që tregojnë se dikush është rritur në një shtëpi të shëndetshme dhe të lumtur
- SHBA tërheq shumicën e trupave nga Nigeria
- Mucunski: Marrëdhëniet diplomatike duhet të shndërrohen në mundësi ekonomike
- Mundo Deportivo: Vjedhja më e madhe e Kupës së Botës? Kroacia shpërthen për golin e anuluar
- AKB: Çdo goditje ndaj “Vita”-s është goditje ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës
Author: korrektpress
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja One Stop Shop ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.Përmes një statusi në rrjetet sociale, Iseni theksoi se me këtë hap po realizohet një nga premtimet për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe përmirësimin e shërbimeve në pikat kufitare.“Po realizohet ajo që kemi premtuar: punojmë për qytetarët. Kufij më të shpejtë, më pak pritje dhe më shumë dinjitet për qytetarët e të dy vendeve”, ka shkruar Iseni.Ai uroi që kjo marrëveshje të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e Republikës së…
Sipas Tuttomercatoweb, klubi ambicioz i Serie A, Como, po shtyn fuqishëm për të siguruar shërbimet e mbrojtësit me përvojë të Galatasarayt, Davinson Sanchez, me synimin për të forcuar repartin defensiv.Klubi italian raportohet se ka intensifikuar kontaktet direkte me gjigantët turq, duke kërkuar me ngulm një marrëveshje për transferim të përhershëm përpara sezonit historik në Ligën e Kampionëve.Megjithatë, Como përballet me konkurrencë të fortë, pasi trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka shfaqur gjithashtu interes konkret për të siguruar firmën e mbrojtësit kolumbian.Mourinho e njeh shumë mirë profilin e lojtarit, pasi më herët e ka drejtuar atë gjatë periudhës së tyre…
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar se qeveria shqiptare mund të shpallë persona të tjerë “non grata”, nëse vlerësohet se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.Në një intervistë për “Euronews Albania” të shtunën, Lamallari ka thënë se në tryezën e tij mbërrijnë vazhdimisht kërkesa nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe se institucionet do të vazhdojnë të veprojnë pa u ndikuar nga presioni publik apo debatet politike.“Çdo javë kam në tryezën time me dhjetëra kërkesa që vijnë nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Kjo është një punë dinamike që vijon ditë pas dite”, ka thënë Lamallari. Ikballe Huduti…
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkëpunimi politik është i domosdoshëm për normalizimin dhe stabilizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke theksuar se pa kulturë bashkëpunimi nuk mund të tejkalohen krizat politike.Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka luajtur rol në inicimin e proceseve të rëndësishme politike në vend.“Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën. Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra”, ka shkruar Haziri.Ai ka theksuar se LDK-ja ka mbajtur angazhimet e saj…
Një tërmet i fortë goditi rajonin Hindu Kush të Afganistanit, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Lëkundjet mësohet se u ndjenë deri në kryeqyteti Kabul dhe përtej kufirit në Pakistanin fqinj.Njerëzit vrapuan nga shtëpitë e tyre në panik në distriktin Swat në Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit verior. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.“Ishte shumë i madh këtu në Swat dhe zgjati për një kohë mjaft të gjatë”, tha një banor.“Njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe gratë dhe fëmijët u panë duke qarë nga paniku”, shtoi ai.Tërmeti me magnitudë 6 ishte në një thellësi prej 100 km. Një tërmet…
Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa së fundmi kanë qarkulluar informacione të reja për të ardhmen e marrëdhënies së tyre. Sipas burimeve të cituara nga Page Six, aktori 62-vjeçar nuk ka plane të martohet me stilisten e bizhuterive, pavarësisht se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.Këto raportime u publikuan në të njëjtën kohë kur Ines de Ramon u fotografua në rrugët e Los Angelesit, shkruan DailyMail. Ajo u shfaq me një bluzë të shkurtër gri dhe xhinse me bel të ulët, ndërsa mbante me vete një…
Meta ka bashkëpunuar me Kylie Jenner për të lansuar syzet e para inteligjente nën markën e vet, duke filluar nga 299 dollarë. Ndryshe nga syzet Ray-Ban ose Oakley, këto quhen thjesht metaglasses.Ato përfshijnë një kamerë, altoparlantë personalë dhe Meta Al të integruar. View this post on Instagram A post shared by AI / ChatGPT (@chatgptricks)Mund të bësh pyetje, të marrësh ndihmë me detyrat e përditshme dhe madje të përdorësh syzet për të kuptuar se çfarë po sheh. Versioni i Kylie vjen me një kornizë të hollë ovale, duke e bërë produktin të duket më shumë si modë sesa thjesht teknologji.…
Struga shënon rënie alarmante të numrit të nxënësve në vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë dy dekadave numri i tyre është ulur për 3000 nxënës. Vendbanimet rurale të Strugës, dikur të mbushura me fëmijë, sot janë pothuajse të zbrazëta. Jo vetëm që numri i nxënësve të klasës së parë po ulet vazhdimisht, por çdo vit bie edhe numri i paraleleve në klasat më të larta. Nga ana tjetër numri i mësimdhënësve dhe stafit tjetër të sapo punësuar po rritet.“Në periudhë prej 20 vitesh, Struga ka mbi 3000 nxënës më pak. Ndërsa në periudhë prej 5 vitesh, numri është…
Vetëm disa javë pasi njoftoi largimin e tij nga BMW Italia, Massimiliano Di Silvestre tashmë ka një destinacion të ri. Duke filluar nga 1 korriku 2026, ekzekutivi do t’i bashkohet Ferrarit si Drejtor i Marketingut dhe Komercial, duke marrë përgjegjësinë për aktivitetet komerciale dhe të marketingut për markën.Është një nga lëvizjet më të rëndësishme në peizazhin automobilistik të Italisë në vitet e fundit, me Ferrarin që zgjodhi një ekzekutiv që vinte nga një prej prodhuesve kryesorë të veturave premium në Evropë.Di Silvestre largohet nga BMW Group pas një karriere që zgjati gati 20 vjet. Në vitet e fundit ai drejtoi…
Sonte vazhdon Karnavali “Golden Eagle” në Suharekë, me natën e dytë dhe përmbyllëse që sjell muzikë, ngjyra, performanca dhe shumë argëtim. Bëhuni pjesë e atmosferës së festës dhe përjetojeni nga afër një mbrëmje plot energji në zemër të Suharekës.Programi i mbrëmjes do të mbahet në Stadiumin e Qytetit, duke filluar nga ora 20:00, ku artistët e ftuar do të kujdesen për një atmosferë të veçantë dhe plot energji.Pas një nate të parë të mbushur me momente të bukura, Karnavali “Golden Eagle” vazhdon sonte me një program që pritet të mbledhë edhe më shumë qytetarë në zemër të Suharekës.Organizatorët ftojnë qytetarët…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari