- Besnik Tahiri kritikon procesin për presidentin: Është përgjegjësi e Kurtit
- Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut, Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
- Kriza për presidentin, Haxhiu: Zgjidhja varet nga vullneti politik – të shmangen zgjedhjet
- Shembja e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë shkakton ndërprerje shërbimesh, Prokuroria nis hetimet
- Nelly Furtado shkëlqen me fustan të kuq dhe rikthehet në muzikë pas sfidës me trupin
- Kuvendi mblidhet të enjten, Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën dhe paralajmëron ndryshime në rregullore
- Këshilli i Prokurorëve Publikë e hodhi poshtë iniciativën e prokurores, Lençe Ristoska
- Kroacia midis pesë vendeve të BE-së që “minojnë në mënyrë aktive sundimin e ligjit”
Author: korrektpress
Është përmbyllur protesta e sotme e opozitës në Tiranë, e cila zgjati mbi 2 orë e 30 minuta dhe u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë.Marshimi nisi nga Kryeministria dhe vijoi në disa pika kyçe të kryeqytetit, përfshirë zonën pranë selisë së Partisë Socialiste, ku u shënuan shpërthime me molotov dhe përdorim i gazit lotsjellës nga forcat e rendit.Gjatë protestës pati tentativa për të hyrë në zonën e ish-Bllokut dhe më pas drejt godinës së AKSHI-t dhe Parlamentit, por protestuesit u ndaluan në të gjitha këto pika nga kordonët policorë, dhe e devijuan disa herë itinerarin. Përshkallëzohen tensionet mes…
Në përpjekjen e gjashtë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka regjistruar fitoren e parë kundër Bosnjë-Hercegovinës. Të dielën mbrëma në Prishtinë, hendbollistët kosovarë fituan me rezultatin 33:29 në Pallatin e Rinisë.Megjithatë, fitorja nuk mjaftoi për të avancuar në raundin e tretë dhe të fundit kualifikues për Botërorin 2027, pasi Bosnjë-Hercegovina kishte fituar me 13 gola dallim ndeshjen e parë në Tuzla dhe avancoi falë rezultatit më të mirë të përgjithshëm.Ndeshja nisi me avantazh të boshnjakëve, por Kosova kaloi shpejt në epërsi dhe e mbajti atë deri në fund. Në pjesën e parë, epërsia kosovare ishte dy gola, ndërsa në të…
Zgjedhjet e Sllovenisë i shohin Liberalët me një epërsi të ngushtë ndaj Konservatorëve, sipas sondazhit të parë të daljes.Votat ndahen midis dy lojtarëve kryesorë: Lëvizja për Liri e kryeministrit Robert Golob dhe Partia Demokratike Sllovene (SDS) e krahut të djathtë, e udhëhequr nga tre herë kryeministër Janez Jansha, aleat i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán dhe një admirues i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.Gara pritet të jetë e ngushtë dhe do të vendosë nëse vendi do të qëndrojë në kursin e qendrës së majtë apo do të anojë drejt së djathtës. Ndërsa Jansha fillimisht po bënte sondazhe përpara Golob, diferenca…
Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës, interesimi i të rinjve vazhdon të rritet ndjeshëm. Në qendrat kryesore të vendit, përfshirë kryeqytetin, ekipet mobile të Forca e Sigurisë së Kosovës janë vendosur në terren për të informuar dhe inkurajuar të rinjtë që t’i bashkohen ushtrisë.Në qendrat kryesore të vendit, përfshirë Prishtina, ekipet mobile të Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdojnë të informojnë dhe inkurajojnë të rinjtë që t’i bashkohen ushtrisë.Nga Prishtina e në çdo qendër tjetër të vendit, prania e këtyre ekipeve mobile…
(E plotësuar) – Janë përshkallëzuar tensionet në protestën e Partisë Demokratike në Tiranë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.Ngjarjet janë shënuar pranë godinës së AKSHI-t, ku policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.Sipas A2 CNN, gjatë përplasjeve është dëmtuar edhe një autobot i policisëVazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptareKreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me mbështetësit, i janë drejtuar zonës së ish-Bllokut në vijim të protestës së opozitës në Tiranë.Sipas raportimeve një pjesë e protestuesve pritet të lëvizë edhe drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.Pak më pare…
Prishtina e Re ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar sot në Klinë, ku sipas tyre, përballë kishte Dukagjinin dhe gjyqtarin Mervan Bejtullahu. Klubi ka lëshuar një komunikatë për media, duke shprehur indinjatën e tij të thellë për vendimet që sipas tyre kanë cenuar garën dhe besueshmërinë e saj.Në njoftim, Prishtina e Re thekson se në minutën 6 nuk u ndëshkua me karton lojtari me numrin 2 të Dukagjinit, pas një ndërhyrjeje ndaj Lorik Dobratiqit. Më vonë, në minutën 11, nuk u akordua karton i kuq për të njëjtin lojtar për një rast të pastër shënimi, duke shkelur rregulloren e IFAB.Në…
Ari Bajgora, reperi 21-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton dhe vepron në Norvegji, po shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore. Ai është nominuar në katër kategori në “Spellemannprisen”, çmimet më prestigjioze të muzikës në Norvegji, të njohura shpesh si “Grammy-t norvegjezë”.Artistit i janë dhënë nominime në disa nga kategoritë më të rëndësishme, përfshirë “Hiphop i Vitit” dhe “Gjenerata e Re/Zbulimi i Vitit”, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes si një nga talentet më premtuese të skenës muzikore norvegjeze. Ari Bajgora i nominuar në katër kategoriI njohur për stilin e tij energjik dhe qasjen autentike…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të dielën se është “absolutisht i bindur” se aleanca do të jetë në gjendje të rihapë Ngushticën e Hormuzit.Duke folur për Fox News, Rutte iu drejtua kritikave të ashpra që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë aleancës, transmeton Telegrafi.Rutte argumentoi se natyra sekrete e operacionit ushtarak kërkonte që vendet e NATO-s të merrnin kohë për të kalibruar përgjigjen e tyre. Sekretari i Thesarit të SHBA-së thotë se ka “shumë para” për luftën kundër Iranit “Aleatët dhe partnerët evropianë në të gjithë botën i kanë përdorur dy javët e fundit për…
Një 33-vjeçar nga Turqia ka denoncuar dje në polici se është mashtruar nga personi A.I. për shumën prej 2700 eurosh. Sipas denoncimit, gjatë vitit 2026, ata ishin marrë vesh që A.I. të ndërhynte për pajisjen e bashkëshortes së tij me patentë shoferi.Viktima i kishte paguar paraprakisht 2000 euro, ndërsa 700 të tjerat do t’i jepte pas marrjes së dokumentit, por shërbimi nuk u kreu dhe paratë nuk iu kthyen.
Barry Keoghan ka folur hapur për komentet negative dhe bullizmin që përjeton në internet që nga momenti kur u bë i famshëm në Hollywood. Ai tha se sulmet, veçanërisht për pamjen e tij, janë bërë aq të rënda sa e kanë shtyrë të tërhiqet nga jeta publike dhe të izolohet.Aktori, i njohur për filmin “Saltburn”, ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram në vitin 2024, megjithëse ndonjëherë ende kontrollon reagimet online, të cilat shpesh janë negative. Barry Keoghan Ai pranoi se kjo situatë po ndikon edhe në punën e tij si aktor, pasi ndonjëherë nuk dëshiron më të shfaqet në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari