Author: korrektpress

MPB Maqedoni njofton se dje (19.08.2026), në orën 17:40, në Berovë, nëpunës policorë të NJPB Berovë e privuan nga liria L.М. (62) nga fshati Rusinovë, rrethina e Berovës.”Më parë, ai me automjetin e pasagjerëve „Ford“, të cilin e drejtonte, u përplas në një automjet të parkuar dhe në gardhin e oborrit të një shtëpie. Gjatë ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,62 promilë alkool në gjak”.”Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër S.D., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, nga neni 164, paragrafi 5 i KPRK-së, ndërsa B.D., dhe A.F, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas aktakuzës, më 23 shtator 2025, në afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, konkretisht tek ura e fshatit Shkozë, S.D., ka organizuar dhe drejtuar veprimet për kontrabandimin e…

Read More

Kuvendi Komunal i Istogut ka miratuar raportin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri, ndërsa bujku Nazmi Blakaj ka kërkuar që ky vendim të pasohet me kompensim konkret nga Qeveria e Kosovës, raporton Telegrafi.Blakaj, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Komisionin dhe anëtarët e Kuvendit Komunal për angazhimin në vlerësimin e dëmeve.“Një falënderim i veçantë për Komisionin dhe për të gjithë anëtarët e Asamblesë Komunale për punën, angazhimin dhe mbështetjen ndaj fermerëve”, ka shkruar Blakaj.Megjithatë, ai ka thënë se tani përgjegjësia për kompensimin e dëmeve mbetet te Qeveria e Kosovës.“Tash topi mbetet te Qeveria e Kosovës…

Read More

Superkompjuteri ka bërë një tjetër parashikim të madh në Bundesliga, ku sërish Bayern Munichu do ta fitojë titullin kampion.“Bavarezzët” që kanë një skuadër të fuqishme vlerësohen me plot 75.03 për qind gjase për ta mbrojtur epitetin e kampionit të Gjermanisë.Borussia Dortmund sërish vlerësohet vetëm si nënkampion, me 9.11 për qind shanse për titull. Ndërsa, fatkeqësisht Hoffenheimi i tre shqiptarëve sërish nuk do të arrijë të hyjë në Ligën e Kampionëve.Gjithnjë në bazë të këtij raportimi, Leverkuseni dhe Stuttgarti pritet ta përmbyllin top katërshen, atë para Leipzigut.Ndërkohë, Koln dhe Schalke 04 parashikohen të bien në Bundesliga 2./Telegrafi/

Read More

Një turiste australiane, e cila kishte zgjedhur alpet shqiptare për të kaluar pushimet e saj verore pasi një aventurë vërtet ekstreme.Amy Lecons ka dhënë një intervistë për median britanike “Truth Times”, ku ka rrëfyer se si ia doli të mbijetonte e vetme mes natyrës së egër shqiptare, pasi u pickua nga një gjarpër. E reja u bë virale pasi filmoi veten teksa priste ekipet e shpëtimit pas pickimit dhe e publikoi të gjithë videon në rrjetin social “Tik Tok”.Gjithçka nisi më 22 qershor, kur Lecons u nis për atë që priste të ishte një vrapim 90-minutësh në rajonin e Valbonës…

Read More

Një postim i rastësishëm nga viti 2012 po bëhet viral sepse thotë fjalë për fjalë: Ndaloni chat gpt.Llogaria ishte Marieanne, x/Meytrullers17, dhe njerëzit po habiten nga postimi i saj sepse ChatGPT nuk u lansua deri në vitin 2022. Pra, në fillim, duket sikur ajo e parashikoi të ardhmen 10 vjet më parë. Pjesa më qesharake është se askush nuk e di se çfarë donte të thoshte në të vërtetë. Disa njerëz që iu përgjigjën postimit spekuluan se ishte e mundur që mesazhi “Ndalo chat gpt” i referohej termit indonezian “ga penting”, që do të thotë “jo i rëndësishëm”, i cili…

Read More

Gjatë Festivalit të Filmit në Sarajevë, në kuadër të fushatës “BE me TY”, në Sarajevë u mbajt paneli me titull “Culture that Connects – European Opportunities for the Creative Industries”, i cili u fokusua në mënyrën se si BE-ja dhe programi “Creative Europe” mund të mbështesin zhvillimin e karrierës së të rinjve në sektorin kreativ. Vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë katër viteve të fundit, programi ka ofruar më shumë se 7 milionë euro mbështetje për mbi 100 projekte, përfshirë Festivalin e Filmit në Sarajevë, Teatrin Kombëtar të Bosnjës në Zenicë, Muzeun e Artit Bashkëkohor në Banja Llukë, Qendrën Kulturore…

Read More

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar aksioni për pastrimin dhe largimin e mbeturinave inerte dhe të vëllimshme në lagjen Kolonia.Sipas Komunës, ndërhyrja është realizuar me qëllim të përmirësimit të pastërtisë dhe kushteve mjedisore në këtë zonë.“Pastrimi dhe largimi i mbeturinave inerte dhe të vëllimshme është realizuar në lagjen Kolonia, duke kontribuar në përmirësimin e pastërtisë dhe të mjedisit në këtë zonë”, thuhet në njoftimin e Komunës.Nga Komuna kanë deklaruar se angazhimi për mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.“Komuna e Fushë Kosovës po punon vazhdimisht për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe krijimin…

Read More

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës, ku kanë zhvilluar një “seancë” parlamentare në shenjë proteste dhe thirrjeje për konstituimin e plotë të Kuvendit.Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që të thërrasin seancën parlamentare, në mënyrë që procesi i konstituimit të Kuvendit të përfundojë në përputhje me Kushtetutën.Në kuadër të kësaj thirrjeje, deputetët e PDK-së kanë vendosur në ulëset e deputetëve të LVV-së fletushka me mbishkrimin: “Respektoni Kushtetutën, Konstituoni Kuvendin”. /Telegrafi/

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se udhëheqësit politikë duhet të punojnë së bashku për tejkalimin e ngërçit institucional.“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi.Kjo është thirrja e dytë e ngjashme e bërë nga pala amerikane brenda…

Read More