- Pabarazia gjinore vazhdon të sfidojë sportin e vajzave në Kosovë
- Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri
- Kurti nuk komenton protestën e OVL- UÇK: Ekspozita për masakrat të korrigjohet
- Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak të ndeshjes Kosovë – Turqi
- Osmani: OBRM-PDUKM po minon procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut
- Kurti paralajmëron ftesa për liderët e partive opozitare për zgjedhjen e presidentit
- Pse luajti Baton Zabërgja para Edon Zhegrovës? Franco Foda shpjegon arsyen
- Prishje në rrjetin e ujësjellësit në Pejë, ndërpritet furnizimi në disa rrugë
Author: korrektpress
Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës, interesimi i të rinjve vazhdon të rritet ndjeshëm. Në qendrat kryesore të vendit, përfshirë kryeqytetin, ekipet mobile të Forca e Sigurisë së Kosovës janë vendosur në terren për të informuar dhe inkurajuar të rinjtë që t’i bashkohen ushtrisë.Në qendrat kryesore të vendit, përfshirë Prishtina, ekipet mobile të Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdojnë të informojnë dhe inkurajojnë të rinjtë që t’i bashkohen ushtrisë.Nga Prishtina e në çdo qendër tjetër të vendit, prania e këtyre ekipeve mobile…
(E plotësuar) – Janë përshkallëzuar tensionet në protestën e Partisë Demokratike në Tiranë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.Ngjarjet janë shënuar pranë godinës së AKSHI-t, ku policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.Sipas A2 CNN, gjatë përplasjeve është dëmtuar edhe një autobot i policisëVazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptareKreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me mbështetësit, i janë drejtuar zonës së ish-Bllokut në vijim të protestës së opozitës në Tiranë.Sipas raportimeve një pjesë e protestuesve pritet të lëvizë edhe drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.Pak më pare…
Prishtina e Re ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar sot në Klinë, ku sipas tyre, përballë kishte Dukagjinin dhe gjyqtarin Mervan Bejtullahu. Klubi ka lëshuar një komunikatë për media, duke shprehur indinjatën e tij të thellë për vendimet që sipas tyre kanë cenuar garën dhe besueshmërinë e saj.Në njoftim, Prishtina e Re thekson se në minutën 6 nuk u ndëshkua me karton lojtari me numrin 2 të Dukagjinit, pas një ndërhyrjeje ndaj Lorik Dobratiqit. Më vonë, në minutën 11, nuk u akordua karton i kuq për të njëjtin lojtar për një rast të pastër shënimi, duke shkelur rregulloren e IFAB.Në…
Ari Bajgora, reperi 21-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton dhe vepron në Norvegji, po shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore. Ai është nominuar në katër kategori në “Spellemannprisen”, çmimet më prestigjioze të muzikës në Norvegji, të njohura shpesh si “Grammy-t norvegjezë”.Artistit i janë dhënë nominime në disa nga kategoritë më të rëndësishme, përfshirë “Hiphop i Vitit” dhe “Gjenerata e Re/Zbulimi i Vitit”, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes si një nga talentet më premtuese të skenës muzikore norvegjeze. Ari Bajgora i nominuar në katër kategoriI njohur për stilin e tij energjik dhe qasjen autentike…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të dielën se është “absolutisht i bindur” se aleanca do të jetë në gjendje të rihapë Ngushticën e Hormuzit.Duke folur për Fox News, Rutte iu drejtua kritikave të ashpra që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë aleancës, transmeton Telegrafi.Rutte argumentoi se natyra sekrete e operacionit ushtarak kërkonte që vendet e NATO-s të merrnin kohë për të kalibruar përgjigjen e tyre. Sekretari i Thesarit të SHBA-së thotë se ka “shumë para” për luftën kundër Iranit “Aleatët dhe partnerët evropianë në të gjithë botën i kanë përdorur dy javët e fundit për…
Një 33-vjeçar nga Turqia ka denoncuar dje në polici se është mashtruar nga personi A.I. për shumën prej 2700 eurosh. Sipas denoncimit, gjatë vitit 2026, ata ishin marrë vesh që A.I. të ndërhynte për pajisjen e bashkëshortes së tij me patentë shoferi.Viktima i kishte paguar paraprakisht 2000 euro, ndërsa 700 të tjerat do t’i jepte pas marrjes së dokumentit, por shërbimi nuk u kreu dhe paratë nuk iu kthyen.
Barry Keoghan ka folur hapur për komentet negative dhe bullizmin që përjeton në internet që nga momenti kur u bë i famshëm në Hollywood. Ai tha se sulmet, veçanërisht për pamjen e tij, janë bërë aq të rënda sa e kanë shtyrë të tërhiqet nga jeta publike dhe të izolohet.Aktori, i njohur për filmin “Saltburn”, ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram në vitin 2024, megjithëse ndonjëherë ende kontrollon reagimet online, të cilat shpesh janë negative. Barry Keoghan Ai pranoi se kjo situatë po ndikon edhe në punën e tij si aktor, pasi ndonjëherë nuk dëshiron më të shfaqet në…
Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit një këmbësor i moshuar është shkelur për vdekje.Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30“Më datën 22.03.2026, rreth orës 18:30, është raportuar një aksident trafiku në magjistralen Prizren–Gjakovë, në fshatin Piranë, Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent”, ka thënë ai.“Njësitet policore…
Kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva, foli pas fitores 2-0 të skuadrës së tij ndaj Arsenal në finalen e EFL Cup në Wembley, duke vlerësuar qetësinë e ekipit dhe reagimin e fortë në pjesën e dytë.Portugezi i dha merita të mëdha ekipit, duke nisur nga portieri, James Trafford, që bëri pritje të madhe.“15 minutat e para ishin të vështira, Arsenal krijoi një rast të madh, ku James Trafford bëri një pritje fantastike për ne. Në pjesën e dytë vendosëm të shkojmë më shumë drejt tyre. Ndjemë që ata humbën pak energji dhe ne e shfrytëzuam këtë moment. Nico O’Reilly është…
Ndërsa protestuesit e opozitës vijojnë të marshojnë në rrugët e kryeqytetit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka braktisur protestën për shkak të efektit të gazit lotsjellës që hodhi policia pranë godinës së AKSHI-t.Sipas raportimeve, Berisha u rrethua fillimisht nga truprojat e tij pasi hasi probleme me sytë dhe frymëmarrjen, për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në rrugën Ismail Qemali. Më pas, ai u largua drejt banesës së tij, ku ndodhet aktualisht poshtë saj së bashku me disa mbështetës.Më pas Berisha i është rikthyer sërish marshimit në rrugët e Tiranës.
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari