Author: korrektpress

Stenaldo Mëhilli u largua të martën nga gara e Big Brother VIP Albania 5.Megjithatë, ai është vlerësuar për lojën, karakterin dhe për mënyrën se si e ka realizuar këtë format. Pas daljes nga shtëpia, ai duket se personin e parë që ka takuar është Luiz Ejlli. View this post on Instagram A post shared by Stenaldo Mëhilli (@stenaldomehilli)Ky i fundit për pak ditë sa hyrë në BBVA 5 krijoi një miqësi të mirë me të, duke e përgëzuar për forcën dhe guximin për t’u bërë pjesë e formatit.”Faleminderit për mbështetjen. Shumë i lumtur që u takuam përsëri. Vlerësim dhe respekt”,…

Read More

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur hapur për ëndrrën e madhe të kombëtares shqiptare, kualifikimin në Kupën e Botës 2026.“Në këtë moment nuk jam në atë pikë se cilin ta preferoj. Por besoj se si kapiten të bëjmë një histori kaq të madhe do të ishte e mrekullueshme me Shqipërinë. Duhet të shohim hap pas hapi. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë nesër”, tha Gjimshiti gjatë konferencës për media.Shqipëria do të luajë të enjten gjysmëfinalen e ‘play-off’-it ndaj Polonisë në transfertë, dhe kapiteni shqiptar ka dhënë një vlerësim realist për mundësitë e skuadrës.“Unë besoj se gjasat kur…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin lidhur me çështjen e dekretit të 6 marsit 2026, të presidentes Vjosa Osmani e cila shpërndau Kuvendin e Kosovës.Sipas aktgjykimit të datës 25 mars 2026, Dekreti i Presidentes është shpallur i pavlefshëm dhe nuk prodhon asnjë efekt juridik.Gjykata konstaton se deputetët e Kuvendit kanë në dispozicion 34 ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit, dhe nëse kjo nuk realizohet brenda kësaj periudhe, Kuvendi shpërndahet automatikisht sipas Kushtetutës dhe do të organizohen zgjedhje të parakohshme.Gjykata gjithashtu anuloi vendimin e mëparshëm për masën e përkohshme të vendosur më 9 mars 2026 dhe urdhëroi…

Read More

Partia opozitare LSDM akuzon pushtetin për dështim në menaxhimin e krizës ekonomike, duke theksuar se çmimet e ushqimeve po rriten ndërsa pagat mbeten të njëjta. Sipas partisë, është aktivizuar spiralja e shtrenjtimit dhe produktet bazë gjithnjë e më të shtrenjta.LSDM thotë se masat e qeverisë nuk kanë dhënë efekt dhe se qytetarët po përballen me vështirësi reale për mbijetesë mujore. LSDM propozon disa masa për përballimin e krizës: uljen e TVSH-së për karburantet në 5%, uljen e akcizës për 4 denarë, heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore dhe përgjysmimin e pagesave rrugore, duke theksuar se këto propozime tashmë janë…

Read More

Kryetari i Mitrovicës ka njoftuar se autoritetet komunale kanë nisur aksionin për largimin e tabelave reklamuese dhe billboardëve të vendosur pa leje në hapësirat publike.Përmes një reagimi publik, ai ka theksuar se qëllimi i këtij veprimi është vendosja e rendit dhe respektimi i ligjit në qytet.“Të gjithë duhet të mësohemi që Mitrovicën ta bëjmë qytet normal ku sundon rregulli, rendi dhe ligji”, ka deklaruar ai.Sipas tij, billboardët që janë vendosur në mënyrë kundërligjshme po largohen nga autoritetet komunale, ndërsa ka bërë të ditur edhe një përjashtim të vetëm.“Si kryetar, u kam rekomanduar që të ketë përjashtim vetëm billbordi i vendosur…

Read More

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave lidhur me lëshimin e kundërligjshëm të lejeve për armë.Në mesin e tyre të akuzuar janë dy zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Besim Haziri dhe Sanije Behrami, të cilët ngarkohen për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Haziri dyshohet se në cilësinë e kryesuesit të komisionit për mbajtjen e provimit profesional të aftësimit dhe përdorimit të armëve të zjarrit dhe Behrami në cilësinë e anëtares së komisionit, në bashkëkryerje i kanë lëshuar një personi 3 certifikatat për armë…

Read More

Kombëtarja e Kosovës nesër mbrëma do ta zhvillojë sfidën jetike ndaj Sllovakisë në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Kupës së Botës në Bratislavë, por kjo nuk do të jetë aspak e lehtë.Bleron Krasniqi, ish lojtar i Kosovës U21 që është pjesë e skuadrës sllovake Tatran Presov ka paralajmëruar “Dardanët” që të mos marrin një gol të hershëm, megjithatë beson se kombëtarja jonë do të kualifikohet në Botëror.Ai në një intervistë për Telegrafin deklaroi se Sllovakia është një kombëtare që luan futboll fizik, vrapojnë shumë si dhe luftojnë në fushë.“Po, për Kosovën është një sfidë shumë e rëndësishme dhe gjithashtu…

Read More

Kristi Lamaj është futur sërish ditën e sotme (e mërkurë) në shtëpinë e Big Brother VIP.Ish-banori është rikthyer në shtëpinë më të madhe në Shqipëri nga muri rrethues, njësoj si dalja e tij.Kjo ka ardhur si pasojë e një sfide që Vëllai i Madh ka dhënë për banorët. Foto: InstagramAta nuk duhet të reagojnë për këtë sfidë, ndërsa ishte edhe Seno Fishta ai që u rikthye në shtëpi.Një lajm ndërkaq për DJ Gimbon u shfaq në ekran, edhe pse nuk pati reagim as nga Selin e as nga të tjerët.Sfida do të zgjasë deri të shtunën, në spektaklin e ardhshëm…

Read More

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, akuzoi kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, se synon të shkaktojë të njëjtën shkallë dëmtimi dhe shkatërrimi në Liban, siç kanë bërë forcat izraelite në Rripin e Gazës.Sanchez sot i shpjegoi ligjvënësve qëndrimin e qeverisë së tij lidhur me luftën midis SHBA/Izraelit dhe Iranit. Ai tha se më shumë se katër milionë njerëz janë zhvendosur në Iran e Liban që nga fillimi i konfliktit. Sipas tij, Netanyahu i inkurajuar, synon t’i shkaktojë Libanit të njëjtën shkatërrim e vuajtje që u shkaktua në Gazë. Lideri spanjoll e quajti këtë strategji “të egër dhe të paligjshme”, duke theksuar…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Radoslav Sikorski, zhvilloi një vizitë pune në Varshavë, Poloni.Në takimin me mikpritësin e tij, Ministri Mucunski shprehu kënaqësi për nivelin e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve, të cilat janë vendosur fort në një rrugë pozitive, si dhe për miqësinë e sinqertë dhe vlerat e përbashkëta që të dy vendet i kanë kultivuar për më shumë se tre dekada.Ai theksoi se kjo përfaqëson një bazë të fortë për rritje të vazhdueshme…

Read More