KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Ka nisur spiralja e shtrenjtimit, Qeveria të pranojë propozimet tona

LSDM: Ka nisur spiralja e shtrenjtimit, Qeveria të pranojë propozimet tona

Partia opozitare LSDM akuzon pushtetin për dështim në menaxhimin e krizës ekonomike, duke theksuar se çmimet e ushqimeve po rriten ndërsa pagat mbeten të njëjta. Sipas partisë, është aktivizuar spiralja e shtrenjtimit dhe produktet bazë gjithnjë e më të shtrenjta.

LSDM thotë se masat e qeverisë nuk kanë dhënë efekt dhe se qytetarët po përballen me vështirësi reale për mbijetesë mujore. LSDM propozon disa masa për përballimin e krizës: uljen e TVSH-së për karburantet në 5%, uljen e akcizës për 4 denarë, heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore dhe përgjysmimin e pagesave rrugore, duke theksuar se këto propozime tashmë janë dorëzuar si zgjidhje ligjore.

“Problemi për qytetarët është tashmë këtu – është aktivizuar spiralja e rritjes së çmimeve të ushqimeve. Vaji i gatimit është mbi 100 denarë, vezët mbi 300 denarë, frutat dhe perimet mbi 100 denarë për kilogram, mishi tashmë është rritur. Gjithçka është shtrenjtuar, çmimet rriten, ndërsa pagat nuk lëvizin. Mickoski refuzoi ta rrisë pagën minimale në 600 euro. Tani as paga prej 600 eurosh nuk do të jetë e mjaftueshme për të mbijetuar muajin”, pohoi Bogdanka Kuzevska – Zëdhënëse LSDM.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.