KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kriza politike, Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Kriza politike, Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Pas krizës së re institucionale në Kosovë qeveria gjermane thekson rëndësinë e institucioneve për integrimin e vendit në BE

Gjermania reagoi ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.

“Kosovës i duhen institucione funksionale”, tha ai. Sipas qeverisë gjermane, kjo është e rëndësishme edhe për vazhdimin e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë. “Integrimi i Serbisë dhe Kosovës në BE mund të arrihet vetëm përmes këtij dialogu të normalizimit”, u shpreh Giese.

Reagimi vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau Kuvendin e Kosovës. Më parë, Parlamenti i Kosovës dështoi ta zgjedhte presidentin e vendit. Situata institucionale tani pritet të sqarohet përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon vendimin e presidentes, Kosova mund të përballet me zgjedhjet e treta parlamentare brenda pak më shumë se një viti.

Gjermania ka interes politik për një Kosovë të qëndrueshme, sepse siguria në Ballkanin Perëndimor konsiderohet strategjikisht e rëndësishme për Evropën. Që nga viti 1999, Gjermania merr pjesë në misionin e NATO-s Kosovo Force (KFOR) dhe aktualisht mund të dislokojë deri në 400 ushtarë të Bundeswehr-it në vend në rast nevoje./Deutsche Welle

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.