- Reagon ushtria amerikane dhe presidenti Trump, pasi SHBA-të dhe Irani shkëmbyen zjarr në Ngushticën e Hormuzit
- Gjykata tregtare e SHBA-së vendosi kundër tarifave të fundit globale prej 10% të presidentit Trump
- Videoja ku Rihanna duket se injoron këngëtaren Tyla në Met Gala shkaktoi reagime të mëdha
- Videoja ku Rihanna duket se injoron këngëtaren Tyla në Met Gala shkaktoi reagime të mëdha
- Pesë gjëra që dihen rreth marrëveshjeve të Pentagonit me tetë nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë
- Pesë gjëra që dihen rreth marrëveshjeve të Pentagonit me tetë nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë
- Pesë gjëra që dihen rreth marrëveshjeve të Pentagonit me tetë nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë
- Kalimet drejt Anglisë reklamohen në TikTok, “The Telegraph”: Bandat premtojnë udhëtime për vetëm 150 paund
Author: korrektpress
Rrugët e Julian Brandt dhe Borussia Dortmund do të ndahen në fund të sezonit. Lajmi u konfirmua zyrtarisht të shtunën në mbrëmje nga drejtori sportiv Lars Ricken.Kontrata e 29-vjeçarit, e cila skadon në fund të sezonit, nuk do të rinovohet.“Pati diskutime të hapura, pas të cilave ramë dakord që kontrata që po skadon nuk do të zgjatet”, tha Ricken për Sky Sports.Pas shtatë vitesh me klubin gjerman, aventura e Brandt me verdhezinjtë do të marrë fund. Sipas raportimeve, paraqitjet e dobëta të fundit të ish-lojtarit të Bayer Leverkusen kanë qenë ndër arsyet kryesore për këtë vendim. Mesfushori gjerman pritet të…
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se tre kompani të tjera që kultivojnë kanabis mjekësor do të humbasin licencat e tyre, pasi kontrollet gjetën mangësi serioze në funksionimin e tyre. Vendimi vjen pas inspektimeve të intensifikuara të kryera në kompanitë që mbajnë licenca për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore.Sipas informacionit nga Ministria, licencat e gjashtë kompanive ishin revokuar tashmë, dhe me masën e re, numri i përgjithshëm i kompanive që do të humbasin të drejtën për të prodhuar kanabis mjekësor do të arrijë në nëntë.Ministri i Shëndetësisë deklaroi se kontrollet përfshinë dhjetëra kompani dhe se në disa prej tyre u identifikuan…
Xhafer Tahiri, ish-kryetar i degës së LDK në Vushtrri, ka reaguar lidhur me fushatën e organizuar me shpifje kundër Presidentes Vjosa Osmani.Tahiri ka cituar shprehjen e njohur të Fan S. Nolit: “Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor,” duke theksuar se historia duket se po përsëritet.Ai tha se fushata kundër Presidentes Osmani është e padrejtë dhe duhet të ndalet, duke e krahasuar me situata të ngjashme historike të përshkruara nga Noli mbi anarkinë patriotike të shqiptarëve.“Fushata e organizuar kundër Presidentes Vjosa Osmani duhet të ndalet!,” theksoi Tahiri, duke bërë thirrje për respekt dhe ndershmëri…
Presidenti i Iranit ka kërcënuar të shtojë sulmet ndaj objektivave amerikane në Lindjen e Mesme.”Kur sulmohemi, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të përgjigjemi. Sa më shumë presion të na ushtrojnë, aq më e fortë do të jetë natyrshëm përgjigjja jonë”, thotë Masoud Pezeshkian në një video të regjistruar.”Irani ynë, vendi ynë, nuk do të përkulet lehtë përballë ngacmimit, shtypjes apo agresionit – dhe nuk ka bërë kurrë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi. Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri i tij pritet të bëhet publik shpejt Të shtunën, Pezeshkian u shfaq për t’u kërkuar falje vendeve fqinje arabe për sulmet në…
Këngëtarja amerikane, Chappell Roan, u shfaq me një stil të veçantë gjatë sfilatës së Vivienne Westwood në Paris Fashion Week.Artistja 28-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan gri me korse metalike në ngjyrë argjendi dhe një dekolte të thellë të zbukuruar me detaje të zeza. Nga përpara veshja dukej elegante dhe klasike, ndërsa nga pas kishte një dizajn më të guximshëm, shkruan DailyMail. Ajo e kompletoi pamjen me geta të zeza, taka me majë të hapur dhe doreza transparente që përputheshin me veshjen. Chappell Roan u paraqit gjithashtu me stilin e saj karakteristik glam, me grim të theksuar, fytyrë të zbehtë…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka theksuar rëndësinë e rolit të grave në zhvillim dhe inovacion.“8 Marsi na kujton se shoqëritë përparojnë kur gratë kanë hapësirë të udhëheqin, të krijojnë dhe të inovojnë,” ka deklaruar Rama gjatë pritjes së organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtina Tech Park. Ai ka vlerësuar kontributin e grave në fushat e teknologjisë dhe STEM, të cilat po formësojnë të ardhmen dhe inovacionin.“Kryeqyteti inkurajon fuqizimin e grave në çdo sektor, sepse një shoqëri që investon në potencialin e tyre ndërton një të ardhme më të mirë,”…
Vedat Muriqi ka qenë fantastik të shtunën në mesditë, duke shënuar dy gola për skuadrën e tij Mallorca.Reprezentuesi kosovar realizoi dy gola, por Mallorca nuk arriti të mbajë epërsinë dhe në fund ndeshja u mbyll baras me Osasunën 2-2.Me dy golat ndaj Osasunës, Muriqi ka shkuar në kuotën e 18 golave këtë edicion në La Liga, që është sezoni më i mirë në karrierë për kosovarin.Kësisoj Muriqi e ka thyer rekordin e Samuel Eto’o,me kamerunasin që në sezonin 20023/04 kishte shvnuar 17 gola në La Liga. 31-vjeçari është në ndjekje të thyej rekordin e Eto’s për më së shumti gola…
Elon Gust dhe Dame Judi Drench midis emrave të stuhive të dërguara në zyrën meteorologjike britanike
Elon Gust dhe Dame Judi Drench janë ndër emrat që i janë paraqitur Zyrës Meteorologjike për stuhitë në Mbretërinë e Bashkuar.Opinioni ka qenë në gjendje të sugjerojë emra çdo vit që nga viti 2015, por zakonisht zgjidhen vetëm rreth 20 prej tyre, transmeton Telegrafi.Të tjerë që janë paraqitur përfshijnë: Stormy McStormFace, Keir Stormer, David Blowy, Storm Prince Andrew, Bruce Spring Storm, Fifty Shades of Rain dhe Stormzy.Emrat u zbuluan nga një kërkesë për Lirinë e Informacionit drejtuar Zyrës Meteorologjike.”Disa nga emrat janë vërtet qesharakë dhe na pëlqen t’i shohim të sugjeruar”, tha parashikuesi i motit.”Megjithatë, nuk mund të përdorim kurrë…
Pesë shoferë janë ndëshkuar nga policia për shkelje të rënda të rregullave të trafikut rrugor në rajonin e Ferizaj.Sipas Policia e Kosovës, patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor kanë realizuar kontrolle më 7 mars në pika të ndryshme të rajonit, ku janë identifikuar disa kundërvajtje në komunikacion.Bazuar në Ligji për Trafikun Rrugor 08/L-186 i Kosovës, neni 247, policia ka shqiptuar gjobë prej 500 eurosh ndaj një kompanie transporti, pasi kishte lejuar shoferin me inicialet B.D. të qarkullonte me kamion me rimorkio me regjistrim të skaduar që nga 10 dhjetori 2025.Po ashtu, një tjetër kompani transporti është ndëshkuar me 500 euro…
Në orët e mëngjesit është ndjerë dridhje toke në disa vende në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave që disponon Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, herët në mëngjes në orën 4:32 të mëngjesit në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Republikës, në Dibër, Kërçovë, Ohër, Resnjë dhe Strugë, u ndje një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në Republikën e Greqisë, rreth 200 km në jug të Shkupit, me një magnitudë lokale Rihter prej ML5.5.Intensiteti i tërmetit të ndjerë, sipas të dhënave, është III gradë sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari