KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA godet dy cisterna iraniane në Ngushticën e Hormuzit

SHBA godet dy cisterna iraniane në Ngushticën e Hormuzit

Një aeroplan luftarak amerikan ka qëlluar mbi dy cisterna nafte të zbrazëta me flamur iranian që po shkonin drejt porteve në Iran sot, sipas ushtrisë amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila drejton forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha se një aeroplan luftarak F/A-18 Super Hornet qëlloi drejt anijeve iraniane.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars ka raportuar për përplasje midis anijeve amerikane dhe forcave të armatosura të Iranit në Ngushticën e Hormuzit.

Ndryshe, tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar sërish pas një serie incidentesh në dhe rreth Ngushticës së Hormuzit.

Ngushtica e Hormuzit cilësohet si një prej rrugëve më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme dhe shkelje të armëpushimit, ndërsa deklaratat e ashpra nga Uashingtoni dhe Teherani kanë rritur frikën për një përballje më të gjerë ushtarake në rajon. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.