Author: korrektpress

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, u betua të martën para asambleistë të rinj gjatë mbledhjes inauguruese të Kuvendit Komunal.Në ceremoninë solemne, Rama premtoi se do të ushtrojë detyrat e tij në krye të kryeqytetit me ndershmëri, besnikëri, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin. “Bazuar në nenin 57 të Ligjit për Qeverisje Lokale, me rastin e zgjedhjes si kryetar i komunës, bëj betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës si më poshtë: Unë, Përparim Rama, betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si Kryetar i Komunës së Prishtinës me nder dhe besnikëri,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 57-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.Policia bën me dije se viktima, shtetasja me iniciale M. B., kishte kryer më herët një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e saj, raporton Tch.Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.Njoftimi i policisë:Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e…

Read More

Kompania e Materieve të Rrezikshme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses trajnimin për përdorimin e pajisjeve të avancuara për pastrimin e ujit të kontaminuar, një kapacitet kyç për reagim në situata emergjente natyrore apo njerëzore.Sipas njoftimit, pajisja e re për pastrimin e ujit “WTC-3000 GT është e dizajnuar për trajtim dhe shpërndarje të ujit në rast të kontaminimit të tij nga ndonjë fatkeqësi natyrore apo njerëzore, me ç’rast uji kontaminohet dhe nuk është i sigurt për përdorim”.Kjo pajisje konsiderohet një aset i rëndësishëm për FSK-në, pasi ka kapacitet të bëj trajtimin e ujit deri në 3000…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump të hënën sulmoi ashpër një gazetare të ABC News, pasi ajo e shtyu atë për komentet e tij në lidhje me sulmet ushtarake kontroverse ndaj anijeve të dyshuara për drogë, duke shënuar rastin më të fundit në javët e fundit të presidentit që kritikon një gazetare femër.Rachel Scott e ABC e pyeti Trump nëse do t’i jepte udhëzime Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të publikuar videon e një sulmi të dytë që synonte mbetjet e një anijeje më 2 shtator, pasi ai tha javën e kaluar se “nuk do të kishte problem” të publikonte pamjet.”Unë…

Read More

Gjatë mbrëmjes së sotme në Big Brother Vip Kosova, tensionet mes Labinot Rexhës dhe Elijonës u rikthyen edhe më të forta, teksa një debat i nisur për nominimet u shndërrua shpejt në përplasje personale. Labi e nisi diskutimin duke i thënë Elijonës se duhet të dalë më shpesh në nominim, duke nënkuptuar se ajo mund të jetë më e dobët përballë publikut. Kjo deklaratë ndezi menjëherë reagimet, sidomos kur ai kaloi përsëri tek tema e humbjes së nënës së saj. BBVK/YouTubeNë vazhdim të debatit, Labinoti e përmendi edhe një herë vdekjen e nënës së Elijonës, një ngjarje që Elijona e…

Read More

Grremçi moti kishte lexuar shumë anekdota dhe kurrë nuk i kishte shkuar mendja se edhe ai mund të gjendej në situatë që të pajtohej se :Ka keq e ma keq”. Ai tashmë kishte kaluar 35 vjet duke kërkuar një dokument për të përkthyer njëzetë ari tokë që kishte blerë i ati i tij në kohën kur Zeza ishte pushtuar nga austro- hungarezët. Bile atë copë toke e kishte uzurpuar në një kohë kur nuk dihej nga sa po shitet pasuli. Atë copë lëndinë e kishte pas uzurpuar babai i atij Ludvigut të VI- të që tash jeton në Australi dhe…

Read More

Trajneri i ri i Dukagjinit, Ndue Pergjokaj, ka nisur aventurën e tij me një ritëm që ka rikthyer gjallërinë në Klinë. Me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e para, ai e ka ngjitur skuadrën menjëherë në pjesën e epërme të tabelës, duke sjellë qetësi dhe stabilitet në një moment vendimtar të stinorit.Në një intervistë për portalin Telegrafi, Pergjokaj theksoi se çelësi i suksesit është grupi cilësor që ka në dispozicion, duke nënvizuar se lojtarët, me përvojën dhe energjinë e tyre, po e mbajnë ekipin në garë për kreun e tabelës. Ai shtoi se Dukagjini i sotëm ka…

Read More

Qeveria e Lituanisë shpalli të martën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të “balonave të kontrabanduara” me origjinë nga Bjellorusia që kanë ndërprerë aviacionin dhe i kërkoi parlamentit të lejojë ushtrinë të veprojë së bashku me policinë dhe rojet kufitare.Aeroporti i Vilniusit është mbyllur vazhdimisht për shkak të “balonave”, të cilat Lituania thotë se dërgohen nga kontrabandistë që transportojnë cigare dhe përbëjnë një “sulm hibrid” nga Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë.”Gjendja e jashtëzakonshme shpallet jo vetëm për shkak të ndërprerjeve të aviacionit civil, por edhe për shkak të interesave të sigurisë kombëtare”, ka thënë ministri i Brendshëm, Vladislav Kondratoviq…

Read More

Tërmet me fuqi prej dy shkallë Rihter, u regjistrua në orën 01:23 në Maqedoni, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).Sipas të dhënave, tërmeti u regjistrua 15 kilometra në jug-jugperëndim të Kërçovës, 73 kilometra në verilindje të Elbasanit, Shqipëri.Epiqendra ishte e vendosur në thellësi prej 15 kilometrash.Për momentin nuk është raportuar për dëme nga ky tërmet./Telegrafi/

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (9 dhjetor) në Gllarevë të Klinës.Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa tre persona janë dërguar në QKMF të Klinës për tretman mjekësor.“Sot rreth orës 09:06, ka ndodhur një aksident në fshatin Gllarevë, në magjistralen Pejë-Prishtinë”, tha Gashi. “Në aksident janë të përfshira katër vetura, tre persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman”. “Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente”, përfundoi Gashi. /Telegrafi/

Read More