Author: korrektpress

Edhe sot ka vazhduar aksioni i Drejtorisë së Inspekcionit për largimin e shitësve ilegal që ushtronin veprimtari tregtare në rrugë dhe trotuare në zonën e tregut.Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës, ku ndër të tjera shkruhet se aksioni po zhvillohet nën udhëheqjen e Drejtorit të Inspekcionit, Mujë Igrishta, së bashku me inspektorët komunalë, në bashkëpunim me Policinë dhe KRM “Uniteti”.“Drejtoria e Inspekcionit është e vendosur që të lirojë të gjitha hapësirat publike në gjithë qytetin dhe nuk do të tolerohet asnjë formë e uzurpimit të tyre nga shitësit ilegalë”, thuhet në…

Read More

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq ka publikuar në rrjetet sociale akuza të rënda lidhur me shkatërrimin e një vendi memorial në zonën e Prijedorit të Bosnje dhe Hercegovinës, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore u krye një krim masiv ndaj civilëve serbë.Sipas Margetiqit, në vitin 2023, në zonën e Bukova Kosës, përkatësisht në fshatin Veliko Palançishte, janë ushtruar presione të paligjshme ndaj banorëve lokalë për t’i detyruar ata të shesin tokën e tyre. Ai pretendon se këto veprime janë kryer nga persona të lidhur me biznesmenin serb Zvonko Veselinoviq, përmes kompanisë Drvoexport, e cila ka hapur miniera qymyri të paligjshme…

Read More

Policia ndaloi sot dy shtetas turq, S.A.O. (35 vjeç) dhe K.H. (32 vjeç), të dy të dyshuar për kontrabandim emigrantësh.”Rreth orës 02:30, në autostradën Gjevgjeli–Shkup, policia ndaloi një “Shkoda Octavia” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.A.O., ku udhëtonte edhe K.H. Gjatë kontrollit u gjetën katër emigrantë ilegalë nga Egjipti, të moshës 15–35 vjeç. Dy të dyshuarit u mbajtën në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, ndërsa emigrantët u dërguan në Qendrën e Pranimit dhe Transitit “Vinojug”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Pas hetimeve, policia do të përgatisë parashtresën përkatëse ndaj tyre.

Read More

Ushtarë shumëkombësh nga Grupi i Përbashkët i Mbështetjes Logjistike (JLSG) dhe Batalioni Rezervë Taktike i Kosovës (KTRBN) i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilluan një trajnim mbështetjeje lëvizshmërie në kampin Novo Sello.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se aktiviteti u përqendrua në koordinimin me Detashmentin e Mbështetjes Mobile (MSD) dhe punësimin e njësisë K9 për detyra sigurie dhe zbulimin e eksplozivëve, në kushte realiste trajnimi.”Trajnimi forcoi gatishmërinë taktike, ndërveprimin dhe kohezionin, duke mbështetur aftësinë e KFOR-it për të vepruar në mënyrë efektive në përputhje me mandatin e tij. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij -…

Read More

Dani Ceballos mund të jetë duke u penduar për vendimin që mori verën e kaluar për të refuzuar Marseillen dhe për të qëndruar te Real Madridi, pasi situata e tij aktuale po del jashtë kontrollit.Mesfushori spanjoll nuk ishte një titullar i rregullt nën drejtimin e Xabi Alonsos, por ardhja e Alvaro Arbeloas si trajner i ri e ka përkeqësuar edhe më shumë pozitën e tij.Në ndeshjet e para nën drejtimin e Arbeloas, Ceballos mezi ka luajtur , duke u shfaqur vetëm disa herë kundër Levantes (28 minuta ) dhe Monacos (45 minuta), duke mos arritur të ketë ndikim të mjaftueshëm…

Read More

Një video simpatike që tregon reagimin e hutuar të një qeni pasi hëngri një boronicë shumë shpejt po pushton internetin. Në video shihet Reggie, një American Bully me sytë që duken si nga një film vizatimor, i cili pak çaste pasi gëlltiti ëmbëlsirën, shikon rreth e rrotull me habi, duke u munduar të kuptojë se ku është zhdukur ajo.“E hëngri kaq shpejt sa mendoi se ishte zhdukur”, shkruan përbri fotos. See on Instagram Shprehja e fytyrës së Reggiet kalon brenda sekondave nga pritshmëritë e mëdha në zhgënjim të pastër, gjë që për shumë njerëz ishte komike.Në video, Reggie merr boronicën…

Read More

Një baba dhe bir nga Afrika e Jugut kanë vendosur një standard të ri në botën e dronëve.Mjeti i tyre fluturues i bërë në shtëpi, Peregrine V4, arriti shpejtësinë rekord prej 657.6 km/h.YouTuberi Luke Bell dhe babai i tij, Mike Bell, arritën këtë rekord më 11 dhjetor 2025 në Cape Town. Droni i tyre 3D i printuar shënoi një shpejtësi mesatare rekord gjatë dy fluturimeve në drejtime të kundërta, sipas rregullave të Guinness World Records.Anija funksionon me katër motorë të modifikuar 900 kV, ka aerodinamikë të optimizuar dhe ‘propelerë’ të shkurtuar. Luke dhe Mike kaluan muaj të tërë duke rafinuar…

Read More

Kaligrafi irakian, Ali Zaman ka përmbyllur kryeveprën e jetës së tij: një dorëshkrim monumental të Kuranit, realizimi i të cilit i mori plot gjashtë vite punë intensive dhe përkushtimi të pandërprerë.Vepra përbëhet nga 302 rrotulla, të shkruara në të dyja anët, ku secila arrin 4 metra gjatësi dhe 1.5 metra gjerësi. Fletët, që ngjasojnë me pergamenë të trashë, janë prodhuar posaçërisht për Zamanin duke përdorur materiale tradicionale si vezë, niseshte misri dhe shap.“Sa herë që mendoj për këtë Kuran, më pushton një ndjenjë e jashtëzakonshme. I jam mirënjohës Zotit që më dha jetën dhe mundësinë ta përfundoj këtë vepër. Ndihem…

Read More

Me rastin e publikimit të këngës së re, “Primadona”, Donna Dafi ka pushtuar shumë media ndërkombëtare. Megjithatë, ajo ka dhënë intervistë edhe për platforma të ndryshme ndërkombëtare lidhur me këtë projekt. Njëri nga ta është edhe producenti Chris Bound, i cili realizoi një intervistë ekskluzive me rastin e publikimit të këngës. Intervista, e cila është publikuar në platformën MYSTIC SONS, përmban edhe disa detaje të reja nga këngëtarja, të cilat nuk i kemi dëgjuar më parëTë njohim… Donna Dafi – YouTube youtu.be Me prezencën e saj të fuqishme, tingullin magjepsës dhe energjinë e pakapshme krijuese, Donna Dafi po e vendos…

Read More

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale ka shprehur shqetësim për vendimin e shkallës së parë të gjykatës, më 12 janar të këtij viti, kundër gazetares Liridona Vejseli, për “keqpërdorim të të dhënave personale”, në lidhje me publikimin e emrit dhe mbiemrit të një gjyqtari në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok.Sipas këtij institucioni, ky vendim dërgon një mesazh shqetësues lidhur me lirinë e shprehjes dhe liritë mediatike. “Ndjekja penale e gazetarëve për publikimin e të dhënave për funksionarë publikë në kontekstin e detyrës së tyre profesionale krijon presion mbi mediat dhe kufizon të drejtën e publikut për informim. Të gjithë aktorët…

Read More