Author: korrektpress

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sqaroi se në pikën kufitare Tabanoc janë vendosur kamera inteligjente që lexojnë targat dhe identifikojnë automjetet me kundërvajtje të evidentuara në trafik.“Me kamerat inteligjente gjatë hyrjes në pikën kufitare kemi vendosur kamera smart, të cilat i lexojnë targat e automjeteve dhe në bazë të informacionit që marrim nga kontrollet kufitare i ndajnë anësh dhe i selektojnë vetëm ato automjete që kanë bërë kundërvajtje në trafik. Ata që nuk kanë bërë shkelje lëshohen pa u kontrolluar drejt kufirit me Serbinë. Kjo do të jetë si zgjidhje teknike që do të zbatohet edhe në të…

Read More

Futbolli modern nuk është më vetëm çështje rezultatesh dhe trofesh. Klubet më të mëdha evropiane janë shndërruar në marka globale, me miliona tifozë në mbarë botën dhe me të ardhura të mëdha që vijnë nga popullariteti i tyre.Një vlerësim i fundit për vitin 2026 ka zbuluar klubet me markat më të vlefshme në futboll, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar ka pasur disa ndryshime interesante.Në krye të listës për të dytin vit radhazi qëndron Real Madridi, marka e të cilit vlerësohet në 2.766 miliardë dollarë. Klubi madrilen ka shënuar rritje të ndjeshme nga viti i kaluar, kur vlera e markës…

Read More

Presidenti i Federatës Hungareze të Futbollit dhe nënkryetari i FIFA-s, Sandor Csanyi, ka nisur një sulm të ashpër ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke vënë hapur në dyshim udhëheqjen e tij në organin qeverisës të futbollit botëror.Sipas The Guardian, Csanyi i dërgoi një letër Infantinos në të cilën tha se kishte “humbur besimin që më parë i kisha dhënë”. Zyrtari hungarez i futbollit ngriti shqetësime serioze në lidhje me vendimet profesionale, standardet etike dhe cilësitë e lidershipit të Infantinos, duke sugjeruar se presidenti i FIFA-s ishte larguar nga parimet që kishin mbështetur më parë bashkëpunimin e tyre. FIFA fillon…

Read More

Joao Cancelo është zyrtarisht lojtar i përhershëm i Barcelonës, pasi klubi katalanas ka konfirmuar transferimin e tij nga Al-Hilal.Pavarësisht raportimeve fillestare se klubi saudit kërkonte një shumë të konsiderueshme për shitjen e mbrojtësit portugez, Cancelo ka ndërprerë para kohe kontratën me Al-Hilal, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në “Camp Nou”.Mbrojtësi i krahut, i cili kaloi pjesën e dytë të sezonit 2025/26 në huazim te Barcelona, ka firmosur një kontratë të re trevjeçare me gjigantin katalanas.Trajneri Hansi Flick kishte insistuar për transferimin e Cancelos, pasi ishte impresionuar nga paraqitjet e tij sezonin e kaluar.Transferimi nuk mundi të finalizohej para…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen këtij provimi të kenë mundësi të aplikojnë.Sipas njoftimit, afati i aplikimit është zgjatur deri të hënën, më 24 gusht 2026, në orën 11:00, ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet po të njëjtën ditë, deri në orën 12:00.Deri më tani, për Provimin e Maturës Shtetërore kanë aplikuar 4,650 nxënës.Megjithatë, bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, Ministria vlerëson se rreth 1,000 nxënës, të cilët kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit,…

Read More

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se punonjësi i tyre, Arbenit Ahmeti ka vdekur gjatë kryerjes së detyrave të punës, pasi ka rëndë në kontakt me tensionin elektrik.Në njoftim bëhet e ditur se sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik, ka pësuar lëndime të rënda dhe pavarërisht se është dërguar për trajtim mjekësor, i njëjti nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve. Edhe para disa dite, një punëtor i KEK-ut ndërroi jetë në vendin e punës, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit. Njoftimi i KEK-ut:Me…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale për djalin e tij të porsalindur, i cili u nda nga jeta një vit më parë.Në ditën kur i vogli do të festonte ditëlindjen e tij të parë, artisti ka zgjedhur ta kujtojë përmes një ilustrimi të një foshnjeje me krahë engjëlli, të shoqëruar me një mesazh të ndjerë për mungesën e tij.Në dedikimin e publikuar në gjuhën angleze, Marin ka shprehur dhimbjen që ai dhe bashkëshortja e tij, Alba, vazhdojnë ta përjetojnë, duke theksuar se kujtimi i të birit mbetet i gjallë çdo ditë.“Sot do të…

Read More

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se Inspektorati Komunal ka shqiptuar edhe gjashtë gjoba të reja ndaj qytetarëve për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektimin e orarit të përcaktuar për deponimin e tyre.Sipas kryeinspektorit Feriz Hyseni, gjobat janë shqiptuar në rrugët “Zenel Hajdini”, “Uran Tinova”, “Brigada 161” dhe “Ahmet Hoxha”, si dhe në fshatrat Papaz dhe Balaj.Inspektorati Komunal ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë orarin e grumbullimit të mbeturinave dhe të mos i hedhin ato në hapësira të paautorizuara.Komuna ka theksuar se angazhimi i qytetarëve është i rëndësishëm për mbajtjen e një ambienti më të pastër dhe…

Read More

Një skemë me shitjen e hekurit të mbeturinave dyshohet se i ka shkaktuar dëm prej mbi 3.3 milionë denarësh (54.263 euro) “Kombinatit të Duhanit” në Prilep. Për rastin, SPB Manastir ka ngritur kallëzime penale ndaj tre personave dhe një kompanie, për vepra të ndryshme penale.Sipas njoftimit të MPB-së, i dyshuari i parë, L.B., 59 vjeç nga Prilepi, në vitet 2021/2022 ka punuar si koordinator i grupit për sigurim në SHA “Kombinati i Duhanit”, ndërsa K.S., 60 vjeç, në të njëjtën periudhë ka qenë drejtor ekzekutiv i përgjithshëm. I treti, J.D., 41 vjeç, është pronar dhe administrator i një kompanie nga…

Read More

Shefi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë katërvjeçar në këtë funksion.“Pas tetë vitesh, njeriu duhet ta dijë se mjafton, duhet t’u jepet mundësia edhe kolegëve të tjerë”, deklaroi Abazi, duke i dhënë fund spekulimeve për një kandidaturë të mundshme të tij për një mandat të ri.Para se të merrte drejtimin e kësaj Prokurorie në nëntor të vitit 2022, Abazi drejtonte Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar që nga viti 2018. Ai ka paralajmëruar se pas përfundimit të mandatit do të…

Read More