Author: korrektpress

Donald Trump ka thënë se udhëheqësit evropianë janë “të dobët” në një sulm të jashtëzakonshëm ndaj disa prej aleatëve më të ngushtë të Uashingtonit.Presidenti amerikan i tha POLITICO-s në një intervistë se vendet evropiane “në rënie” nuk kishin arritur të kontrollonin migracionin ose të ndërmerrnin veprime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke vënë në pikëpyetje aleancat e vjetra të Amerikës.Ai theksoi se dallimet ideologjike tani kërcënonin të prishnin lidhjet e ngushta të Uashingtonit me vendet evropiane, shkruan The Telegraph. I pyetur nëse udhëheqësit e huaj që shihen si të dobët mund të jenë ende aleatë, Trump tha: “Varet”.Ai…

Read More

Ndërsa faturat e energjisë rriten dhe nevoja për stabilitet bëhet gjithnjë e më urgjente, panelet solare po dalin si zgjidhja më e mençur për familjet dhe bizneset. Muqa Solar, kompania pionere që instaloi panelet e para solare në Kosovë që në vitin 2008, sot mbetet një nga emrat më të besueshëm në këtë industri. Me mbi 17 vite përvojë, Muqa Solar ofron projekte të personalizuara, duke analizuar çdo objekt për të garantuar prodhim maksimal të energjisë dhe kursim real. Instalimi i paneleve solare sjell ulje të faturave, pavarësi energjetike, rritje të vlerës së pronës dhe një ndikim pozitiv në mjedis.…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të shqyrtojë zgjerimin e fushatës së tij ushtarake kundër objektivave të drogës në vende si Meksika dhe Kolumbia.Trump ka autorizuar disa sulme në Detin e Karaibeve dhe në Oqeanin Paqësor lindor ndaj anijeve të vogla venezuelase të akuzuara për transportimin e drogës, si dhe një grumbullim të madh të forcave detare amerikane në rajon që nga shtatori.Presidenti i ka justifikuar këto sulme si një përshkallëzim të nevojshëm për të ndaluar rrjedhën e drogës në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se SHBA-të janë të angazhuara në një “konflikt të armatosur” me kartelet e…

Read More

Arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, duke u përfshirë në listën e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme.Ky art unik, i kultivuar ndër shekuj në hapësirat rurale shqiptare, përfaqëson një dimension thelbësor të kujtesës kulturore kombëtare. Lahuta, së bashku me Eposin e Kreshnikëve dhe baladat e traditës veriore, ka shërbyer si mjet i transmetimit të virtyteve të trimërisë, qëndresës, besës, nderit dhe mikpritjes. Kjo traditë është ruajtur brez pas brezi në krahinat e Malësisë së Madhe,…

Read More

Redaksia e sportit në mediumin më të madh online në Kosovë, Telegrafi.com do të vazhdojë traditën për të zgjedhur më të mirët e vitit në futbollin kosovar.Si gjithmonë do të ndahen çmimet për secilën pozitë: portieri, mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi e talenti i vitit duke mos harruar edhe trajnerin e vitit dhe futbollisti i vitit.Gjithashtu në çmimet që ndahen nga Telegrafi janë edhe ‘Futbollistja e vitit’ dhe klubi më i mirë për vitin 2025. Duke marrë parasysh që lexuesit janë të shenjtë për ne, Telegrafi tanimë për vitin e tretë do të ndajë edhe çmimin e lexuesve. Telegrafi Sport zgjedh më…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash.Këtë e bëri të ditur Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka shkruar se nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro.Kurti tha se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.“Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, ka shkruar Kurti.…

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj J.V., D.V., dhe I.D për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”.Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc” , të pandehurit J.V dhe D.V, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë plotësisht të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.Tutje në njoftim thuhet se presidentja Osmani deklaroi se pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.Në këtë kontekst, presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave,…

Read More

Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup, thonë se të shtunën përmes një tubimi paqësor do të kërkojnë lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sipas tyre, padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë.Xhavit Jashari nga OVL-UÇK tha se kjo gjykatë përmes bashkëpunimit me Prokurorinë serbe, me këtë gjykimi po tenton të njollosë luftën e drejtë të UÇK-së.“Qëllimi i jonë i vetëm është që të kërkojmë drejtësi dhe të solidarizohemi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë të tjerët që padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë. Ne do…

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme, është arrestuar një 28-vjeçar nga fshati Kopanicë, pasi i njëjti, ishte kapur duke transportuar pesë emigrantë nga Egjipti.“Më 08.12.2025 në orën 20:30, në vendin e quajtur “Nova petla” në Gjevgjeli, punonjës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë, e arrestuan R.R. (28) nga fshati Kopanicë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit në automjetin “Peugeot” me targa nga Gostivari, që e drejtonte ai, u gjetën pesë emigrantë nga Egjipti”.”Emigrantët u dërguan në Qendrën e Pranimit – Transit “Vinojug” në Gjevgjeli, dhe pas dokumentimit të plotë të…

Read More