- Tranguj më shumë, punë më pak: Truku islandez që po ndryshon mënyrën e kultivimit
- Amal Clooney shfaqet me fundin e guximshëm që ktheu gjithë sytë nga ajo
- Alergjia nga pluhuri i shtëpisë: Si t’i lehtësoni simptomat dhe ta mbroni organizmin
- Aroma që ndryshon përshtypjen e parë për shtëpinë: Si ta bëni ambientin të mbajë erë të këndshme pa shpenzime
- Nuk doni prerje të shkurtër? Frizura Charlotte është ndryshimi elegant që do ta shohim kudo
- Nga ekonomia te kultura – çfarë i bën shtetet e BE-së krenare?
- Festuan sikurse e fituan Ligën e Kampionëve, Mikel Arteta e mbron Arsenalin pavarësisht kritikave
- “Mos u ndaj nga tufa”, “nuk jam tufë, jam deputete” – si filloi përplasja e Reshitajt me Gërvallën
Author: korrektpress
Një aksion është zhvilluar sot në qytetin e Prizrenit, nga policia dhe prokuroria ku janë arrestuar dy persona.Sipas raportimeve thuhet se personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimet për veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.Në vendin e ngjarjes është parë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.Telegrafi ka provuar të marrë më shumë informacione nga policia dhe prokuroria, mirëpo kjo e fundit ka thënë se së shpejti do të dalin me një komunikatë. /Telegrafi/
Është gjetur i moshuari Alush Kastrati, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 7 marsi në fshatin Zatriq të Rahovecit.Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari u lokalizua pas angazhimit dhe kërkimeve intensive të ekipeve të saj, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policinë e Kosovës.“Pas angazhimit dhe kërkimeve intensive nga ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, është gjetur personi i zhdukur, z. Alush Kastrati”, thuhet në njoftimin e shoqatës.Shoqata falënderoi gjithashtu vullnetarët, institucionet dhe qytetarët që…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Özkan Ulutaş.Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit, Ulutaş e uroi Kurtin për mandatin e ri qeverisës, ndërsa u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.Në takim u trajtua edhe situata e sigurisë, në një kohë zhvillimesh dhe ndryshimesh të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë. Me këtë rast, kryeministri Kurti vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s.Kurti gjithashtu e falënderoi komandantin Ulutaş për…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike ditën e nesërme më 12 mars, përpara Kuvendit.Si për çdo protestë tjetër, Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin zonën e protestës, të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Ambasadës Amerikane:Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të enjten, më 12 mars 2026, në orën 10:00 të mëngjesit. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë ndërtesës së Parlamentit në Rrugën George W. Bush. Protesta mund të zgjerohet në zonat përreth dhe në ndërtesat qeveritare.…
Porti i Durrësit ka mirëpritur në një vizitë treditore nëndetësen turke “TCG İNÖNÜ”, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të konsoliduara mes forcave detare të vendeve aleate.Gjatë kësaj vizite, autoritetet portuale, në koordinim me Forcën Detare dhe Policinë Ushtarake, janë angazhuar për garantimin e masave organizative dhe kushteve të nevojshme për akomodimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e saj.Sipas njoftimit të Portit të Durrësit, vizita e nëndetëses turke përfaqëson një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke reflektuar mundësitë për partneritet të vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve detare dhe të sigurisë në rajon.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ka miratuar Rregullore të re për realizimin e të drejtës për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër, me të cilën siç thonë nga ministria, bëhet një hap i rëndësishëm drejt thjeshtimit dhe përshpejtimit të procedurave për qytetarët.”Me këtë rregullore rregullohen më në detaje procedura e paraqitjes së kërkesës, dokumentacioni i nevojshëm, mënyra e punës së komisioneve profesionale dhe komisionit të shkallës së dytë, si dhe lëshimi dhe evidenca e gjetjeve, vlerësimeve dhe mendimeve profesionale”.”Risia kryesore është se bashkë me kërkesën do të dorëzohet gjetja, vlerësimi dhe mendimi për nevojën për ndihmë…
Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, sot me datë 11.03.2026 ka organizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me veprën penale ‘Fajde’ nga neni 331 i KPK-së.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga…
Komanda Qendrore e SHBA-së, forca që mbikëqyr aktivitetet në Lindjen e Mesme, ka ndarë pamje të reja të asaj që duket se janë sulme ndaj arsenalit të armëve të Iranit.Që nga dita e parë e luftës, sulmet iraniane me raketa dhe dronë “kanë rënë në mënyrë drastike”, tha forca amerikane, transmeton Telegrafi.Madje në këto sulme amerikano-izraelite në Iran, janë goditur objekte të ndryshme ushtarake e në mesin e personave që kanë mbetur të vrarë ishte edhe lideri suprem Ajatollah Ali-Khamenei. Lufta do të vazhdojë pa afat kohor, thotë ministri izraelit i Mbrojtjes Në një sulm tjetër, ushtria amerikane goditi edhe…
Senatori Richard Blumenthal (Demokrat nga Connecticut) doli nga një informim i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit për luftën me Iranin, duke thënë se beson që administrata e presidentit Donald Trump është në një rrugë që mund të çojë në vendosjen e trupave amerikane në terren në Iran.“Duket se jemi në një rrugë drejt vendosjes së trupave amerikane në terren në Iran për të arritur ndonjë nga objektivat e mundshëm”, u tha senatori gazetarëve pas informimit.Blumenthal tha se u largua nga takimi “po aq i pakënaqur dhe i zemëruar, sinqerisht, sa nga çdo informim tjetër në 15 vitet e…
Michael Jordan, i konsideruar nga shumë si basketbollisti më i mirë në histori, ka folur hapur nëse është “GOAT” i basketbollit.Në serialin “MJ: Insights to Excellence”, legjenda e Chicago Bulls dhe fituesi i gjashtë kampionateve të NBA-së foli për tema të shumta, dhe në episodin e fundit të quajtur “Michael Jordan Ends the GOAT Conversation”, ai foli nëse konsiderohet basketbollisti më i mirë në histori.”Nuk do ta gjesh kurrë përgjigjen e saktë për këtë pyetje. Kurrë. Njerëzve u pëlqen të flasin për këtë, të sillen rrotull, por nuk ka përgjigje të saktë”, tha Jordan dhe më pas shpjegoi pse nuk…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari